27/07/2024

Iljaz Kapxhiu, ishte mjeshtri i fjalës humoristike

0

Skicë nga Xhevahir Cirongu

Të shkruash për fjalën humoristike të mjeshtrit  skraparas  mësuesin lliaz Kapxhiu, duhet të matesh mirë, sepse ai dinte ta gdhente bukur  fjalën e frazat  kur i shkruante në fushën e bardhë të letrës, saqë kur merrnin udhën e botimit në shtypin e kohës, të rrëmbenin pas vetes e mbeteshin në memorien e lexuesit, duke filluar që nga intelektuali gjer te njerëzit më të thjeshtë. Pikërisht, ishte kjo magjikja e këtij talenti të lindur natyror, por edhe të një intelektuali të zoti, i cili dinte të kapte tema të ndryshme të asaj kohe e ti trajtonte me një guxim e mjeshtërisht  me anën e satirës problemet  shoqërore për nxitjen e përparimit e zhvillimin shoqëror  të mbarë shoqërisë. Ai dinte të bënte për vete këdo, pa dallim, e si rrjedhojë i kësaj fjale humoristike, në të folur e të shkruar, i ngjiste shkallët  e gurta të kohës, me atë humor të qeshur e plot thumb grezrash, ku helmi bëhej lule e buzëqeshje për të gjithë njerëzit; që nga mosha e vogël e deri tek më i madhi.  E kam njohur këtë njeri sa të thjesht po aq të dashur, gjysh nga viti  1976, sigurisht nëpër gazeta e revista që botonte shkrime të ndryshme , por edhe nëpërmjet radio  Tirana .Vitet  ecnin në shtratin e tyre, por edhe (Lakja),kështu e thërrisnin të gjithë, jo vetëm banorët e qytetit të Corovodës, por edhe  në gjithë fshatrat e rrethit  Skrapar. Mësuesi e intelektuali vizionar siç ishte  lliaz Kapxhiu , mbetet një ikonë e pazvëndësueshme e humorit skraparas e më gjerë, sepse me humorin e tij të hollë plot pjalm e edukativ për mbarë shoqërinë, me atë guxim e të qeshurën sarkazmiane, theu  tabutë e kohës e triumfoi deri në lartësitë  për të qenë e shëndoshë e gjithë shqëria jonë. Ai la pas shumë shkrime të gjinive të ndryshme, reportazhe, portrete, fejtone e shkrime humoristike të cilat i botoi në dy vëllime më të spikatura  si ‘’ Firma e parë’’ në vitin 1982, ‘’Peshqesh i hidhur ‘’ 1987 etj.  Me Laken bashkëbisedoje lirshëm, sikur të ishe njohur prej vitesh, ai çastin e kthente me humor e jetëgjatësi,  e cila mbetej përgjithmonë .

Humori ishte një’’ gërvishje’’  brenda shpirtit të tij. Ai ndizte ‘’eshkën’’ e rrugëtimit  të humorit e të shlodhte kur ti ishe i mërzitur…!  Në revistën ‘’Hosteni’’  shkruante rrëfenja  humori  me aq fines e bukuri të cilat mbeteshin  të pavdekshme për lexuesit. Prandaj ai ‘’Lakja’’, ynë, pra Iljaz Kapxhiu mbetet një ikonë e humorit  jo vetëm për Skraparin ,por  edhe të plejadës humoristike kombëtare. Prej tij kishe se çfarë të mësoje se si të shkruaje për gjininë e  humorit. AI ishte e mbetet mjeshtër i fjalës  së shkruar humoristike.

Durrës, 30 Maj 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok