05/12/2025

‘Ibrahim Rugova, Vigani i Brishtë i Ballkanit’

0
Ibrahim-Rugova-Vigani

Elvi Sidheri:

Me ëndje të veçantë mësova se porsa është botuar përkthimi im nga frëngjishtja i librit “IBRAHIM RUGOVA, Vigani i Brishtë i Ballkanit”, një bashkëpunim i tre autorëve francezë, Jean Yves Carlen, Joël Ehrhart dhe Stève Duchêne, ku shpërfaqet figura prej kolosi, ndonëse të brishtë, e Ibrahim Rugovës, duke nisur nga vitet e tij të hershme, gjer në lëvizjen paqësore të shqiptarëve të Kosovës, nën udhëheqjen e tij, përpara bombardimeve të NATO-s dhe luftës çlirimtare në Kosovë.

Ky libër, i botuar në fillim të vitit 1999, në prag të fillimit të fushatës shpëtimtare nga qielli, që i dha fund spastrimit etnik të Kosovës nga Millosheviçi, shërben sidomos për të kuptuar sa shumë pati ndikuar Rugova në ndryshimin e qëndrimit francez ndaj çështjes së Kosovës, duke arritur ta bënte për vete fuqimisht opinionin publik në Francë, falë maturisë, qëndrimeve dhe largpamësisë së tij të spikatur.

Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok