14/12/2024

Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet personaliteti më i nderuar dhe respektuar i kohëve moderne të shqiptarëve!

0
Rugova-Clinton

Nga Enver Bytyçi

Kosova festoi 15 vjetorin e pavarësisë së saj pa themeluesin e shtetit, Dr. Ibrahim Rugovën! Ata që e duan Rugovën kanë shprehur e shprehin keqardhje që ai nuk e mbërrini ditën e shpalljes së pavarësisë. Por Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet personaliteti më i nderuar dhe respektuar i kohëve moderne të shqiptarëve! Askush si ai në historinë tonë nga Rilindja e këtej nuk ka mundur të jetë në naltësinë e tij!

Presidenti Historik i Kosovës dhe themeluesi i shtetit shkoi në amshim vetëm dy vite para shpalljes së deklaratës së pavarësisë, sepse:

– Ai do ta lexonte Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë, por nuk duhej ta bënte këtë, sepse kundërshtarët e tij kërcënuan e thanë: “Nuk e duam pavarësinë, nëse atë e shpall Ibrahim Rugova”!

– Sepse Rugova mund ta mbronte shtetësinë dhe territorin nga agresioni e diversioni i Serbisë, por nuk duhej ta bënte këtë akt madhor për formësimin e shtetit të pavarur. Ata që do ta pasonin ishin plastelinë në duart e qarqeve pro-serbe dhe do të angazhoheshin në plotësimin e interesave të Serbisë në Kosovë.

Kësisoj Ibrahim Rugova jo vetëm në të gjallë, por edhe me vdekjen e tij, i shërbeu atdheut e kombit të vet. Parandaloi përçarjen tipike shqiptarësh, e cila do ta çonte vendin dhe shtetin në dështim të menjëhershëm. Fatkeqësisht parandalimi pati efekt të shkurtër. Sepse më pas do të vinin në krye të shtetit të Kosovës e të Shqipërisë bashkëpunëtorët e Serbisë dhe do t’i shkatërronin themelet e shtetit të Kosovës e madje edhe të territorit të saj.

Dashtë Zoti e ndërpritet përfundimisht ky proces rrënimi për Kosovën, shtetësinë, territorin e pavarësinë e saj!

Ibrahim Rugova është për këtë një mësim dhe frymëzim i jashtëzakonshëm!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok