26/12/2024

IBALLJA Pukë – (Dëshirë e pak fjalë për Turizëm Kulturor)

0
Gdhendje-Gur-Iballe

V.O. Foto eshte gdhendje ne gur nga fshatrat e Iballes.

– Foto j. Brahaj

Nga Jaho Brahaj

Jo e fshehur por e ngritur dhe rrethuar me male si një tepsi drejtuar diellit dhe qiellit. Iballja e mori seriozisht dhe po e zhvillon turizmin, u ngrit nje resort modern e i kendshme, por edhe banesa te tjera janë ne ndertim e siper. Zemra na bahet mal. Po pse. Se ne kete krahine ka prespektive edhe turizmi kulturor qe do na afroje ne shqiptareve, por eshte toke me pasuri etnokulturore te habitshme edhe per te huajt.

Nuk dime nga te ja fillojme. Ja jemi njohur me azilet, keshtu ju thone ketyre vendeve te Greqise se lashte. Keto ishin vende me territor te paracaktuar ku po të qendroje, askush nuk te ndiqte per të vrarë edhe në qofte se ke ba krimet me te rënda. Biles ne keto zona as gjueti nuk lejohej. E pra kete vendstrehimi (apo azil) e kemi diku ne krahinen e Iballes, sot edhe ato qe e kujtojne e marrin me shaka, por kjo eshtë një jehone dhe e vertete e mijravjecareve.

Iballja e si fshat dhe zone e perqafoi heret krishterimin, dhe kemi deshmi se ajo nuk e pranoi pushtimin fetar dhe kulturor të pushtimit sllav te shekullit XIIl-XIV, e per kete toponomia na ruan emra qe ju vendosen dhe ndoshta dhe u gjakosen dhe u vranë, Kodi i Dushanit kete e verteton,. Po pse: se ritet fetare i zhvillonin ne traditën Latino-arberore, mebeti emri percmues Magjistar. Popullsia me qendresë ishte krenare per ruajtjen e tradites dhe nuk e perbuzi, por e ruajti deri në ditët e sotme, por ne thellesine e shekujve ky emer (toponim) na deshmon shtypje dhe qendrese. Po keshtu banoret disa shekujve me pare kishin qendruar kundra centralizimit te Kishes nga Bizanti me Kostandinopojen. Keto qendrestar kundra centralizimit lindor perandorak kerkuan ruajtjen e tradites dhe ata i emertuan Kaurre, në literatur per Ballkanin quhen Bogomil, por keto nuk ishin Bogomil, se nuk adhuronin Perendin sllave Bogo, por krishterimin e hershem. Prandaj ne faqen prapa malit te Iballes ruhet trojet e ketyre qendrestareve: Trojet e Kaurrit.

Nga ana tjeter jashta Iballes, në Gralisht jane gjetur gjurme arkeologjike. Gardhishte, keshtu thone gjuhetaret se eshte prejardhja e emervendit (toponimit) Gralisht, e edhe me shume ketu thone se eshte nje zone e qyteterimit te lashte që eshte shembur toka, banoret tregojne per relike arkeologjike qe shpesh i ka nxjerrur koha.

Nga ana tjeter eshte Shllumi (disa i thone Cllum) ku rrezimi i gureve nga ky mal parandjell dhe tregon per vdekje, biles eshte i ndare ne zona, qe tregon per vellazeri te ndryshme nga zona e tij ku shemben gure e krepa (shkamite). Te mos flasim per ruajtje te gdhndjeve ne gur ne kete fshat, qe jane deshmi shume te hershme te besimit natyror ne Panin mitologjik. Meqense ra fjala mos shkoni pa u pergatiur shpirterishte qe te beni rrugen kambsore Mertur – Aprripë, se bukuria natyrore e Alpeve perballe ju godet (edhe bukuria godet emocionet), merrni nje huter (huther) me vete edhe per mosmarrje mesysh, por edhe lartesi se rritet tensioni, por ate e ulin ujrat e merekullueshem te krojeve. Mos guxoni te mendoni te shikoni tek “Shkrola e Shllumit” dicka si shkronja te mjegulluar ashtu si dhe prehistoria e krahines, vendi eshte i rrezikshem, por ama do jete nje vlere per ate qe merr guximin, deri sot te pa studiuara.

Per fshatrat e Berishes mos mbani shenime per legjendat, gojdhanat etj, se do ju mbushen blloqet e shenimeve, por vriteni mendjen pse shpella e pa eksplosuar: “Shpella e Deskut: (Shpella e Dhe-skut) ka nje gojdhanë të mjegulluar mitologjike, se prej aty kane dalur (lind) njerez. Pyetni edhe per legjenden e vajzes Dille qe arriti te ngrej hava gurin njeqind okesh, qe aq bukur e ka treguar ne menyre letrare Prof. Ramadan Sokoli.

Mos u ngaterroni me majen e Kunores se Dardhes nga krahu tjeter, se aty thone se kur veton (vetetin) veton edhe Pashtriku larg perballe, e po vazhduat me thelle me pvete per kete maje athere do ju tregojne per varre te fshehta, ndoshta te flijuar ne mes te veres, në vite të veshtira e fatkeqesish natyrore. Pune te mocme te mjegullnajave historike. Dikur vend ky pelegrinazhi ne mesin e muajit gusht, por kur u nderrua kalendari, erdhi perpara (u afruan) 11 apo 12 dite, ajo feste kushtuar Diellit edhe me pelegrinazh mbeti ne te mocmen, e u vendos në të merkuren e fundit te gushtit. Mos u lodhni per te perllogaritur hulline e ndryshimit te kalendarit nga kohet e mocme, se ju del qe kemi afersishte ne keto data dhe Zojen e Merturit dhe Zojen e Thacit qe vazhdojne te jene ne kalendarin perkujtimor e ceremonial edhe sot.

Mos pyesni per pika arkeologjike, se qe ne shk. XIX u pane nga udhepershkruesit e huaj shenja te nje varreze Tumulare ne Iballe me tre-kater mije vjet vjetersi, po mundet te shikosh rrenojat e kalase tek Kisha e Mocme e Shmasianit disa i thone Kisha e Zojes se Thacit, ndoshta gjurme tempulli para kristian, por mos te na degjojne ndonje fantik qe fatmirsisht ne kete zone jane shume te paket. Gjurmet e kalase duken edhe sot, te huajt na kane lane te skicuar dhe botuar edhe planimetrin-reliev te kesaj kalaje. Mos guxoni te thoni, po pse nuk ka patur germime. Dikush nga udhepershkruasit e huaj thote se edhe tek lagjia e Zotnive (Iballe) ruheshin gjurme keshtjelle, ndoshta.

Nder momentet kryesore te jetes njerzore jane lindja, martesa dhe vdkeja. Ja nje rit i lindjes: Preket guri dhe urohet jete e gjate. Jo vetem kjo, por kishte rite, dhe ndonjehere si per inerci ruhen: Vendosen gershere me hutra tek vargojt e zjarmit mos te hyne shtrigat, etj. Dasmat jane spektakel-shfaqje: qe nga pritja e dasmoreve, percjellja e krushqve me kangen maje-krahu, me kange, valle, biles dhe me kengen e percaktuar me te cilen shperndaheshin krushqit. Pastaj nje shfaqje me lojra te grave e vajzave, me nje miniekspozite paje te nuses etj, diten e trete – Dita e grave.

Po per vdekjen: E dhimbshme, por rit e ceremoni mijravjecare me Gjamen e burrave (deshmohet edhe Gjama per grate po ne kete forme, jo vajtim i grave se eshte tjeter gja.) Mbulimi i varrit me dhe, qe lopata e pare hidhet duke e mbajtur lopaten prapa kurrizit, ruhet vetem ne Iballe ky zakon, ndoshta dikur shtrihej edhe ne vende me gjere. Po Dita e trete. Jemi enjtur duke lexuar per kulturen Greko-Romake per kete rit mortor te quajtur Lakbicionet. Edhe sot ky rit vazhdon ne Iballe dhe fshtrat per rreth. Diten e trete i sillen tri here rrjesht varrit dhe e lagin pak varrin me raki – dikur vene (vere). Keshtu bani dhe Aleksandri i Madh tek varri i Akilit. Ne Iballe ruhet dhe sot ky rit.

Nuk mund po rri pa thane edhe nje fjale per emrvendin (toponimin) Kodra e Dilukes. More mos kemi patur ndonje tempull ta lashte te Diellit. Pergjigjia asht hazegjevap – Jo more shok, aty ka banuar dikur Dil Ukja. Po si ne mjegullnaje kam degjuar se kur u hapen themelet e PTT se Re jane hasur disa fugurina balte te pjekur. Ku shkuan. E ti do me e rrmue shume muhabetin thone disa. A eshte e vertete kjo. Meqense ra fjala tek themelet, nuk po e vazhdoi ma: se kemi rite te lashta edhe per hapjen e themeleve te shtepiave, biles dhe ceremoni. Nejse.

Nuk me eshte dhane mindesia te pi kafe ende tek Ngrehina e Turizmit e ndertur se fundmi ne Iballe, po kafen e pare ne Iballe do e pi tek kulla e vjeter e Pemateve, shtepi fisnike dhe patriote, por une do shkoj aty, se me kane thane, se ka do vizatime ne gur: se a ka apo jo nuk e di, e po ashtu, nuk di cfare jane, por vizatimet qe ka Kulla e Kokdodes jane kode.

E mos o zot me hy e me fol per Xhubleten e Ngushte – Pultake, se jam memec kur shikoj gjithe ate pasuri, e si ta shpjegojme, po te pakten o burra ti dokumentojme ato kode qe mban dhe ate thjeshtesi madheshtore te harmonizuar arti te te Pareve Tone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok