25/12/2024

I zhveshur nga trashëgimia e të parëve të mi

0
Sadik-Bejko

Nga Sadik Bejko

Shpesh shoh në fb që miq të mi nga Kosova postojnë foto familjare nga pronat e tyre tokësore, pasurore, shtëpi e kopshte në vendlindjen, në vatrën  e të parëve të tyre.

Ta kisha edhe unë atë fat …me një kopsht timin nga baba.

I kam zili shumë këta miq të mi, miq në nivelin e moshës dhe të shkollimit tim nga Kosova. Ata postojnë foto nga ngulimet e tyre të vendlindjes… nga tokat, shtëpitë… me pyll.. me mulli etj.

Dhe unë këto pasuri i kam pasur dikur në fëmini. Madje, në ato kohë,  kush nuk trashëgonte shtëpi, gjë a tokë nga baba, ishte kopil.

Por, por… komunizmi ne shqiptarëve të Shqipërisë londineze të gjithëve na ktheu në kopila.  Ne e humbëm të drejtën e trashëgimisë nga të parët tanë. Komunistët e përbuznin pasurinë private. Të gjitha pronat individuale i kthyen në shtetërore. Komunizmi funksiononte si  kapitalizëm monopolist shtetëror. Vetëm njëri ishte pronar mbi gjithë pasuritë e patundshme… vetëm shteti. Privatja ishte armiqësore, e ndaluar, e huaj. Të gjithë nga çdo gjë u shpronësuam. Toka, bagëtia, dyqanet u shtetëzuan (kolektivizuan) dhe kurrë nuk u kthyen te i zoti.

Në “demokraci”, pas 90-tës,  bijtë e komunistëve, bijtë e nomenklaturës së lartë të komunistëve, edhe sot të rikthyer në pushtet, trashëgojnë pasuritë që ne të tjerëve na u morën nga etërit e tyre.

Unë kam pasur pronë.  Unë kam vuajtur, jam ndëshkuar prej komunistëve nga që të parët e mi kishin pronë… dhe sot unë e shoh atë pronë dikur timen…. me dylbi. Nuk marr dot në duar asnjë grusht dheu, asnjë tufë me bar nga ajo që ishte me tapi pronë e gjysh stërgjyshave të mi. Ligjet u bënë që të përjashtohej ish pronari nga pasuria e tij. Unë nuk mund të gëzoj asnjë pëllëmbë tokë, asnjë trashëgimi prej të parëve të mi.

Fatkeqësisht.

Kështu janë të përjashtuar nga kjo trashëgimi e shekujve edhe fëmijët, nipat  e mi.  Padrejtësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok