17/11/2024

I mituri, shpërndarës droge

0

Nga Vladimir Shyti

Visi u duk në lagje para orës së caktuar.Kohët e fundit kjo gjë po i ndodhte çdo ditë.E si çdo ditë edhe sot në vend që të luante me shokët në sheshin para pallatit, ai vinte rrotull apartamentëve të katit të parë.Tha se ishte i sëmurë dhe vërtetë ashtu dukej.Bëri sikur i hidhte sytë tutje-tëhu, por në të vërtetë e kishte mendjen po në një vend;në një dritare gjysmë të hapur në krye të pallatit.Papritur atje u dha një grua e bëshme.Visi u ngazëllye, i mbajti sytë andej, por pastaj u detyrua t’i hiqte gjithë pezm.Bëri një rrotullim dhe shkojë nga gruaja në dritare si gjoja rastësisht.

Gruaja që dukej rreth të dyzetave me një fytyrë vrarëlije u përkul, duke tundur një zarf ngjyrëblu para syve të miturit, që po e vërente me frikë.Pastaj, ai rrëmbeu zarfin e humbi si fantazëm pas pallatit, duke lënë pas jehonën e zërave të fëmijëve që lodronin midis tyre hareshëm.

Dielli ishte ngritur tashmë mbi tokë dhe rrezet tij sikur bekonin qytetin e qetë në dukje paqësor.I mituri pasi kaptoi mëhallën doli në rrugën kryesore, hapi zarfin, ca nga kureshtja për hakun që i takonte, ca nga qejfi që së shpejti do të pasurohej dhe i lumtur që po korrte sukses.Nxorri nga zarfi i trashë një kartëmonedhë pesëqindshe, preku me dorë disa pako letre të vogla në formë kapsule dhe, shpejtë futi paratë në xhepin e brendëshëm të xhakavetos, pastaj nxitoj të fusë në gji zarfin ngjyrëblu.Zarfet ndërroheshin sipas andresave dhe ky i përkiste zonës së plazhit, e njihte mirë portën ku do të trokiste, por emrin e vërtetë të marrsit nuk e dinte, veç pseodonimit “Ladaku”

Pak minuta më vonë Visi çante ujët e cekët në bregun e detit, që po pregatitej për sezonin veror.Ky fëmijë rreth të dymbëdhetave vite ishte kredhur me rrëmbim në rrugën e rrezikshme.Veprimi tij ishte si fitilë që merrte zjarr që në kontaktin e parë me realitetin jetësor.Mjerimi dhe padrejtësitë njerzore që kishin goditur patologjinë e familjes së tij e kishin hedhur të miturin në honin e errët.Nga bregu detit hetojë rrugicën, ku ndodhesh marrsi zarfit.Shtrojë me duar kaçurrelat kaf si gjembaç dhe shkojë nga rrugica, ku ngriheshin disa banesa me muret e bukura e tulla të kuqe.Eci përkundrej tyre dhe ndali tek një hyrje trekatëshe, ku pas një pishe të rrëzuar po e priste në këmbë një njeri me mjekër pis të zezë duke pirë cigare, i cili me një buzëqeshje të hollë i fërkojë kryet dhe rrëmbeu zarfin sapo djali e nxorri nga gjiri i tij.Më pas u bashkua me kalimtarët, bleu diçka për të ngrënë dhe i, a dha vrapit në rrugën që të çonte në mëhallën ku banonte me familjen e vet.

Jeta e atij fëmije nuk ishte më si jeta e bashkmoshatarëve të vet, ajo është e tëra vetëm rendje drejt fundit, përndjekje e frikshme, dalldi e një fidani në rritje, një dhimbje, rrënqethje e tërë fanfarëve të kënaqësisë dhe parandjenjë e së keqes.E gjitha një fatkeqësi pafjalë, që po vazhdon të vrapojë në këtë vend narkotik, ku më e keqja është se po përdorin edhe fëmijët në jetën e tyre vrastare.Përdoruesit e dinë përfundimin drejt humnerës, ndërsa ai engjëll i gënjyer nga forcat demoniake nuk mund t’a di se po zbulon me veprimet e duart e tij varrin e hapur, që po i’a pregatisin kufomat ende të gjalla.

Dhe vërtet ashtu ndodhi.Aty nga ora nëntë e gjysmë apo dhjetë Visi kishte dorëzuar në një lagje periferike të qytetit bregdetar zarfin, këtë radhe më ngjyrë të verdhë.Nuk i bëhej të shkonte në shtëpi, babai i kishte rrahur rënd të ëmën dhe ajo ishte larguar një natë më parë nga shtëpia.Kapërceu një gardh të rrënuar dhe sa do të dilte në rrugën e asfaltuar, i prenë hovin dy të rinjë adoloshent.Njëri e mbërtheu nga pas, tjetri i vendosi thonjtë në fyt dhe, i kërkuan paratë e dy doza nga ato që i mituri shpërndante.I tmerruar Visi u tha se nuk kishte drogë me vete, atëhere dy adoleshentët e goditën njëri në trup e tjetri në fytyrë.U mbrojtë me sa mundi, por me pas u rrëzua përtokë i vilanosur.Kishte rënë në shpinë dhe me duar të kryqëzuar mbi fytrën e gjakosur.Ja, kështu do të jepte shpirt mbi dhenë e ftohtë, kurrë një dorë e ngrohtë s’do t’ia terte djersët e akullta në ballë, kurrë një njeri s’do të kishte dhimbsuri për të, askush nuk do t’i rrinte në kokë në çastet e agonisë të zezë.U përmend afër mesnatës, vështroj rrobat e veta të fëlliqura, u ngrit duke rënkua nga dhimbjet, largojë gjakun nga sytë, pastaj kontrolloj xhepet, sulmuesit i kishin vjedhur paratë para se të merrnin arratinë.

Ky përshkrim, gjithsesi jo i pamjaftueshëm tregon një pamje të tmerrshme që ndodhin para syve tanë.Kaluam të gjithë para këtij fëmije e të tjerë dhe nuk e vumë re, nuk u gjënd askush t’a fiksonte këtë tragjedi të qenies dhe bashkmoshatarëve të tij.Pra, të gjithë duhet t’i thërrasim mendjes;duhet të hartojmë një plan për jetën e së ardhmes të fëmijëve tanë.Dhe, përsa kohë një njeri nuk është në gjëndje të krijojë vet një plan për jetën mbetet i paformuar dhe, duke qenë ende fëmijë qëndron në kujdesin e prindërve, kurse i rrituri, jo nën tutelën e fatit, por në luftë të vazhdueshme për disiplinimin e rregullave të jetës njerzore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok