05/12/2025

Hyjneshat e fatit, tjerrin fatin e Ukrainës

0
Vladimir-Shyti1

Nga Vladimir Shyti

Një vështrim i hedhur pa paragjykim në natyrën njerzore, tregon se sherret për teritore janë bërë tashmë të natyrshme për të, ashtu sikuse kafshimi për kafshët e egra, apo goditja me brirë për largimin nga zonat e tyre:pra dhe njeriu, si kafshë grindavece sulmojnë njeri-tjetrin, ku dhe u duket gati normale. Eshtë lehtësisht e kuptueshme se këto kafshime janë një shtysë, përmes vetëkontrollit dhe bëhen midis të fortëve e të dobtëve, ku Tempullarët përcaktojnë sheshet e luftimit dhe, më pas krijonë paqen.

Armëpushim, paqe kërkohet tani midis Rusisë dhe Ukrainës, pasi arritën atë ç’ka donin. Përfitimi dhe humbja e ndërluftueseve për Ata s’përbën keqardhje, pavarsisht ndjeshmërisë së skajshme, që ka humbësi. Takimet e shumëpritura midis liderëve botëror do të jenë vetëm një zollumë, një zgjatje e “mundishme”ku fatet e Ukrainës janë tashmë të përcaktuara. Putini është i sigurtë në ndërmarrjen e tij për teritoret, por me gjasme i jepet mundësia Zelenskit të vendosë, një lojë fati, ku të rrahin dhe të përkëdhelin kryet.

Në rastëse Rusia si superfuqi do të përfitojë teritore nga Ukraina, do të kemi zgjimin e të tjerë shetesh, që kanë pretendime të hershme teritoresh midis tyre. Të gjithë lëvozhgat dhe guaskat, që mbanin kyçur brenda zjarrin e qenies me të drejtë dhe pa të drejtë do të thërrmohen, ku dhe do të shtohen kafshimet kafshërore. Kjo do të ishte një telashë i rëndë botëror, ndaj duhet menduar me mençuri, para se të këndohet koralia e madhe.

Hyjneshat e fatit po tjerrin fillin e hollë për Ukrainën, por edhe për të tjera shtete që janë në mëshirë të fatit, ndrijnë gërshërët. Vdekja nuk është disa vjeçare, nuk mund të thuhet me saktësi sa e vjetër është e sa kohë kanë kaluar;ajo ka qenë edhe është. Ajo kërkon për njerëzimin një kohë më të mirë dhe një botë më e mirë. Toka është e rëndë dhe e ashpër, elementi i katërt i Tërësis dhe nuk ka pjesë: e vrazhdë dhe armiqësore, ku vdekjet po bëhen jo vetëm natyrale.

Demonët janë çakardisur, kanë lëshuar shigjetat e zjarrta drejt qiellit;sepse për të ndier Unin e vërtetë kanë piketuar se ku do të bien shigjetat, Ata kanë nevojë për të fuqizuar vetveten dhe të zbatojnë planet e tyre të errta. Tashmë i kuptojë në mënyrë kaq të plotë, fjalët e moçme për fatin sipas të cilave në zemër lind një gëzim i ri, nëse ajo i qëndron dhe përballon natën e thellë të kobit, ku kënga e jetës së gjithësisë kumbon hyjnishëm në terr, si kënga e bilbilit vetëm në dhimbjen e madhe, që sjellin herë pas here të çakardisurit Demonë. Pra, dhe fati Ukrainës e shumë shteteve të tjera që kanë hyrë dhe janë në konflikte teritoresh, t’i kenë parasysh këto pak rrjeshta të thjeshta, që tregojnë shumë.

Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok