30/12/2024

Humanizmit ia kemi dhanë bijën ma të madhe të kombit shqiptar

0
Gonxhe-Bojaxhiu

Nga Blerim Latifi

Gjatë historisë së tij njerëzimi ka përpunu mënyra të ndryshme për ta përjetu hyjnorën. Në mesin e tyre dallojmë dy mënyra themelore: fanatizmin dhe humanizmin.

Fanatikët e përjetojnë hyjnorën duke ua imponu të  tjerëve besimin e tyre, në të shumtën e rasteve me frikë e dhunë. Humanistët, ndërkaq, e përjetojnë hyjnorën duke u ndihmu të tjerëve, duke ua lehtësu vuajtjet e dhimbjet.

Fanatikët, me metodën e tyre, kanë shkaktu lumenj gjaku e vuajtje të pafundme njerëzore. Humanistët, me metodën e tyre, e kanë mbajtur gjallë shpresën njerëzore.

Ne shqiptarët duhet të ndihemi krenarë me faktin se fanatizmi kurrë nuk ka zanë rrënjë në shpirtin tonë, ndërsa humanizmit ia kemi dhanë bijën ma të madhe të kombit shqiptar, Nanë Terezën.

Në foto: Gonxhe Bojaxhiu, 28 vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok