31/01/2025

HOMAZH  PËR  PROFETIN DHE HYJNORIN DOM SHTJEFËN KURTI

0
Dom-Shtjefen-Kurti

NGA YLLI. M. DILO

Njeriu ka nevojë diku të mbështetet që të ruajë të pastër  moralin, parimet e shëndosha, zakonet e mira.

Përveç këtyre shqetesimi i njeriut ka nevojë për prehjen dhe mrekullinë që i afron feja.

Është e vërtetë se çdo gjë  vërteton ekzistencën e Zotit, por të gjitha fetë  janë bija të njeriut.

Ndjenja fetare është aq ngushëlluese, saqë ta zoterosh atë është një hir i qiellit.

Profetët janë njerëz, por të pajisur me ndjenja fetare. Ata janë zëdhënësit ( transmetuesit) e udhezimeve të Zotit për njerzit. Kanë ndjenja Hyjnore prandaj janë të aftë të komunikojnë me Zotin.

Besohet te Zoti, sepse çdo gjë e pohon qënien e Tij dhe sepse shpirtërat e më të mëdhejve kanë besuar tek Ai:

Njutoni  dhe Lajbnici, Liszti dhe Dostojevski… , korifej të shkencës dhe inxhinjerë të shpirtrave njerëzore frymëzimin e gjetën tek Zoti.

Nënë Terza, Dom Shtjefën Kurti dhe gjithë ata hyjnorë  që ashtu si Dielli ndoqën orbitën që përshkon ekuadorin ishin të bekuar , të adhuruar.  Kudo që arritën shpresat dalngadalë hapeshin, virtytet njerëzore lulëzonin.

Profeti, shënjtori  Dom Shtjefën Kurti pati fatin që kanë  patur shumica e shënjtorëve në këtë planet.

Trupi i Tij  u torturua në mënyrë çnjerëzore  nga egërsirat që hanin mish njeriu në hetuesitë e kanibalëve, por  shpirti I Tij lëvizi i lirë dhe i sigurt kudo në hapësirë ; edhe nga qelitë e errata ai. ( shpirti i shënjtorit Shtjefën) u ikte xhelatëve dhe ngrihej  lart në qiell.

Mbi këtë tokë  është e mundur të shohësh thellë shpirtërat dhe ndjenjat pas provave të mëdha.

Profeti dhe shënjtori Dom Shtjefën Kurti e vërteton plotësisht këtë dukuri.

Por kush është ky shënjtor që në mbrëmjet  e valleve të zjarrta të amshimit mbron shpirtërat  njerëzorë dhe na krijon lidhjet me Zotin neve të gjallëve?

U lind në Prizëren më 24 Dhjetor 1898. Kaloi fëmijërinë në Ferizaj, rininë e parë në Shkodër dhe të dytën në Isburk dhe Romë.

Krahu i djathtë i klerikut të shquar Imzot Lazër Mjedës në Shkup, ku i ra fati të jetë rrëfyesi i parë i Nënë Terezës.

Mësues i gjuhës shqipe në shkollën katolike shqipe në Ferizaj dhe mësimdhënës i lëndës së besimit në shqip në shkollën serbe të Novoselës ku mori dhe kërcënime nga serbët.

Bashke me Dom Gjon Bisakun dhe Dom Luigj Gashin ngritën zërin në mbrojtje të bashkëkombësave të tyre me memorandumet e tyre dërguar deri në Lidhjen e Kombeve.

Punoi si  famullitar në Kurbin, Skuraj dhe Gurzë ku meremetoi kishat ekzistuese dhe ndertoi të reja.

Më von Ai shërbeu si klerik në Tiranë duke qënë edhe Dekan i Dekanatit të Tiranës.

Nga ky pozicion, Ai iu përkushtua fesë dhe komunitetit katolik; dha kontribut të çmuar në fushën fetare, arsimore dhe kulturore. Këtë veprimtari e vazhdoj dhe në vitet e pushtimit fashist.

Është një nga ata klerikë që i u përmbajt me rigorozitet misjonit të tyre si klerikë dhe nuk u angazhuan ne politikë.

Nga pozicioni i Tij si klerik ndihmoi në shpëtimin e Hebrejve gjatë Luftës së Dytë botërore.

Ishte përfaqësues tipik i aspiratave shqiptare për lidhje me Perëndimin, dhe u ndëshkua si i tillë nga qeveria komuniste që u instalua në Shqipëri.

Ai, në zbatim të ligjeve të kohës, ku në letër, formalisht ” lejohej liria e besimit dhe e organizimit shoqëror”, punoi për ruajtjen e Kishës nga ndikimi dhe ndërhyrjet e shtetit dhe ishte nga nismëtarët për krijimin e një Partie Demokristiane. Kjo nismë u konsiderua tradhëti e lartë ndaj Atdheut dhe u dënua me 20-të vjet burg.

Si njeri i lirë në ndërgjegje Ai nuk pranoi kurrë terrorizmin shtetëror, refuzoi kategorikisht dhunën, duke i qëndruar besnik misionit Kristian dhe sakrificës deri në vetflijim.

Besik i bindjeve të Veta, Ai  do të shkonte përsëri në një gjyq farsë, ku do të dënohej me vdekje.

U ekzekutua më 20 Tetor 1971 nga bishat komuniste.

Trupi i Tij u përdor per studime mjekësore.

Familjarët e Tij, megjithëse bënë shumë kërkime, nuk mundën të gjejnë eshtrat e Tij.

Por shënjtori Dom Shtjefën Kurti është I kudo ndodhur dhe transmeton udhezimet e Zotit për njerëzimin.

Lumnimi dhe pranimi si shenjtor u bë në Shkodër më 5-Dhjetor 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok