16/11/2024

HOMAZH: Mirënjohja, respekti, vlerësimi pedagogjik dhe intelektual për prof. Tush Dedaj asnjëherë nuk do të shuhet

0

Shkruan: Lekë Mrijaj

Sot, me 29 shtator 2022, shumë qytetarë klinas, miq, dashamirë,  ish nxënës dhe bashkolegë të tij të arsimit, në varrezat e Dersnikut Antik, i dhanë lamtumirën për në banesën e fundit, prof. Tush Dedaj, i cili pas një sëmundje të pashërueshme ndërroi jetë natën e mbrëmshme, duke i lënë vepra të mira familjes, farefisit, të dashurve, bashkolegëve dhe ish nxënësve të tij.

E them me plot përgjegjësi nga këndveshtrimi im si ish nxënës i tij (i para 37 viteve) se prof. Tush Dedaj bënë pjesë tek personalitetet më të shquara në fushën Intelektuale, të arsimit dhe të atdhetarizmit shqiptarë në Kosovë.

Ai, pothuajse në tre dekadat e fundit la gjurmë (në fund viteve ’80-ta, vitet ’90-ta dhe në periudhën e pasluftës) të pashlyeshme edhe në kohë të vështira gjatë kauzës së okupimit, veçanërisht edhe në lëmin e Edukatës Fizike, si një profesionalist i specializuar e adekuat deri në pensionim e tij të para katër vitësh.

Punën e tij profesionale të Edukatës Fizike e filloi menjëherë pas diplomimit të tij në Klinën arsimdashëse dhe patriotike, ku edhe veproj deri në pensionimit e tij në Shkollën e Mesme “Luigj Gurakuqi” në Klinë, e që e ushtroi detyrën e tij në mënyrë profesionale, Intelektuale e politike ( si një asambleist komunal i zgjedhur nga vota e lirë) me një zell të pakrahasueshëm dhe dashuri ndaj qytetarëve, nxënësve të tyre, qe do të thotë se vepra e tij do të mbetet pa dyshim një model i shkëlqyer e burim reference për brezat e sotme e të nesërme.

Ai, me punën e pandërprerë sistematike,

me talentin dhe pasionin e tij të spikatur që e ka krijuar dhe ndërtuar prej kohësh jo vetëm profilin në lëmin e tij të specializuar por ka ndërtuar edhe profilin e një intelektuali fisnor, njerëzor e veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare.

Në fund të këtij shkrimi, mund të them lirshëm dhe me bindje të thellë se profesor Tush Dedaj me seriozitetin dhe objektivitetin e një pedagogu në shkollën e mesme përderisa sherbeu, mbetët një njeri i devotshëm, me një kulturë dhe me një mendje të kthjellët, që shënon gjykime pozitive pra edhe përkundër kalimit të tij në amshim veprat e tija mbetën dhe do t’i qëndrojnë moteve për ish nxënësit, bashkolegët e të tij, i cili i ka krijuar vetes një vend të denjë dhe të pavdekshëm për njerëzit e kësaj BOTE dhe PARAJSËN e amshuar.

Mirënjohja, respekti, vlerësimi pedagogjik dhe Intelektual për prof. Tush Dedaj asnjëherë nuk do të shuhet. Pusho në paqe profesor i vlerave multidimenzionale.

I lehtë të qoftë dheu i Tokës Amë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok