22/12/2024

HISTORIA HYJNORE E DARDANEVE

0
u1_1

Nga Vildan Sharra
Historine e shkruajne fitimtaret. E kane shkruar dhe do ta shkruajne. Por te mundurit e ruajne dhe e tregojne historine,te vertete,ashtu si ka ndodhur. Historia nuk blihet , shitet apo vidhet. Historia eshte prone e askujt.
Nje popull qe ruan traditat dhe gjuhen e tij, eshte i pavarur, edhe pse ne shekuj trojet e tij jane pushtuar, copetuar dhe populluar me endacake te huaj. Ne , Shqiptaret, jemi i vetmi komb ne Europe qe edhe pse humbem shumicen e trojeve tona, i ruajtem gjuhen dhe traditat fisnike te trasheguara prej eterve tane pellazge. Shqiptaret nuk e fituan pavaresine ne 1912, por formuan Shtetin e Ri Shqiptar pas nje roberie tokesore, shume shekullore.
Shpeh here , takoj persona qe jane te interesuar apo kureshtare te njohin Shqiperine dhe prejardhjen e gjuhes shqipe. Disa prej tyre jane studiues, profesore, perkthyes, historiane, qe japin leksione historike neper universitete dhe stacione televizive. Ne pak minuta ata mesojne historine e gjuhes shqipe, nga e kane prejardhjen shqiptaret, greket apo serbet. Dikush me degjon, hesht dhe shkon. Me disa te tjere biseda nuk mbaron. Ata njohin historine e shkruar prej grekerve dhe romakeve.
Qysh ne lashteshi, greket, romaket dhe me vone serbet i kushtuan rendesi te vecante historise. Dhe e shkruan shume “bukur”, sipas qejfit dhe tekave te tyre. Dhe e kane arritur misionin e tyre, e kane “ brainwashed”(shpelare trute) njerezimin me historite e trilluara greko-romake. Por historia ka themelet e saj te pafundshme dhe te patundshme. Historia ka realitetin e saj te pavdekshem, shqiptaret dhe gjuhen shqipe.
Zhdukja e “bijve te dheut” pellazgeve, gjate periudhes se bronzit
Pellazget kane qene banoret e pare ne pellgun e Mesdheut. As qe mund te diskutohet.
Si pellazget, edhe gjuha e tyre jane te periudhes para indo-europiane. Hesiodi i pershkuan pellazget “te mbire nga dheu” si banoret autoktone te Mesdheut.
Virgjili shkruante : “ The tale goes that the old Pelasgians,
Who held this Latin country (Itali) who knows when” …
Shqiperohet : “ Rrefimet thone se Pellazget e vjeter,
Ishin zoter te ketij vendi latin qe nuk i dihet se kur ” …
Duket qarte nga keto rrjeshta dhe shume shkrime te tjera , pellazget ishin banoret me te hershem ne kontinentin Europian dhe perreth brigjeve te detit Mesdhe. Edhe pse nuk ben nje pershkrim te plote historiografik te botes pellazge, Virgjili na njeh me realitetin historik te gadishujve te sotem Ballkanik dhe te Apenineve.
Herodoti i quan pellazget dhe pasardhesit e tyre iliro-dardane, barbare, te pacivilizuar etj… Llogjikisht, si munden fiset apo popujt paqesore dhe te civilizuar te pushtojne dhe jetojne me popujt barbare?! (Eshte sikur te krahasosh delet te shkojne e te bashke-jetojne me ujqerit e uritur). Por Ciceroni, Aristoteli,Plutarku, Xhosefi dhe shume te tjere, i quajten shkrimet e tija historike, te pasakta dhe te trilluara. Tukiditi e quajti Herodotin , babain e genjeshtres. Ne pergjithesi autoret e lashtesise njihen per pasaktesine dhe influencen e gabuar ne paraqitjen e historise njerezore. Kuptohet qe Herodoti nuk e ka njohur apo kuptuar “ Iliaden” e Homerit. Qellimisht ?!
Homeri nuk e la te shkruar “ Iliaden” dhe “ Odisene”. Helenet nuk arrinin t’i kuptonin ato, nuk kendoheshin ne greqisht. Nuk egzistonte alfabet grek. Helenet mesuan shume vone te shkruajne dhe te lexojne. Ata e “vodhen” alfabetin prej 25 germash dhe simbolesh nga Fenikasit( Phoenicians), popull pellazg qe jetonin dhe shtegtonin perreth detit Mesdhe. Simbolet “alpha” dhe “ beta” nuk kane kuptim ne greqisht. Ne alfabetin fenikas “aleph” dhe “beth” quhen perkatesisht “sopate” dhe “shtepi”.
Ky eshte nje fakt i qarte dhe i pa kundershtueshem nga te gjithe studiuesit dhe historianet , greket e “vodhen” alfabetin e tyre nga fenikasit rreth viteve 870-850 BC (para Krishtit) dhe ja pershtaten gjuhes se tyre. Shume gjenerata me vone greket arriten te shkruajne. Poemat e Hesiodit ishin gojore, shekuj me vone u shkruan. Eshte periudha kur endacaket greke po shtoheshin me shumice ne gadishullin pellaz dhe filluan kolonizimin e tokave te tyre. Dhe cuditerisht fillon periudha moderne?!
Karakteret ne “Iliade” dhe “Odise” nuk shkruajne apo lexojne. Nuk jepen informacione me data te ngjarjeve?! Iliada eshte shkruar per here te pare, pjeserisht, ne vitet 150-200 BC, ne Egjypt. Por perse ne Egjypt?! Dhe jo ne Greqi, si edhe shume shkrime te autoreve te tjere te lashtesise?! Botimi i pare dhe i plote eshte gjetur ne nje librari ne Venecia. Mendohet se i perket viteve 900, A.D.( Pas vdekjes se Krishtit). Perse te gjitha keto rreshta rreth Iliades?
Helenet (akejte) pas vendosjes se tyre ne tokat pellazgo-dardane e shkateruan zhvillimin ekonomiko,kulturor dhe shoqeror vendas. Duke lexuar Iliaden mesojme se kush ishin banoret e pare ne Mesdhe , perendite te ashtuquajtura greke ishin pellazge, karakteret jane me prejardhje pellazge. Pas pushtimit te Trojes, deri ne vitet 800-700 BC, mungojne informacionet historike dhe gjetjet arkeologjike. Shume studiues e quajne “periudha e erret” ( dark age) ?! Studiues te tjere i paraqesin ne nje rreth , ciklet e zhvillimit te shoqerise njerezore, qe riperseriten ne cdo 1500- 3000 vite(?!), me ngjitje dhe zbritje( Ascending – Descending Cycle) qe shihen ne figuren e meposhtme.
Botekuptimi hyjnor i zhvillimit te shoqerise njerezore
Pas kesaj periudhe fillon (riperseritet) “ periudha moderne” (modern age ,golden age) sipas historianeve pro-grek. Dalin ne histori autore si Homeri, Hesiodi etj…
Dhe e zevendesuan historine njerezore me ate hyjnore. Nuk flitej me per Pellazget
(bijte e dheut) , u zevendesuan me Titanet (bijte e parajses). Gjenerata e Pare, e Dyte, e Trete dhe keshtu me rradhe. Botekuptime krejt te reja dhe te pakuptueshme per shoqerine njerezore te asaj kohe. Helenet u vetequajten zoter te trojeve te pushtuara
pellazgo-dardane. Krijuan shtetin grek dhe perhapen me dhune e terror doktrinen helene. Shume dijetare qe nuk pajtoheshin me keto shtremberime, i debonin ose i denonin me vdekje.
Helenet ( akejte) sipas studimeve me te fundit, kane ardhur ne Mesdhe nga rrepirat midis Detit te Zi dhe atij Kaspik. Ata ishin kryesisht fise endacake, dominonte seksi mashkull dhe ishin shume te dhunshem. Ne Iliade Homeri i pershkruan kampet greke si ato te gangstereve ne nje shoqeri te civilizuar, kampe te egra barbaresh, te pabese dhe hakmarres. Ndryshe i pershkruan trojanet, shume te organizuar, te civilizuar, gruaja kishte nje vend dinjitoz ne shoqeri, shume me te perparuar ne te gjitha fushat e jetes.
( Per me hollesisht , kerko dhe lexo “ National Geographic News, 1/3/2015).
Helenet mesuan nga dardanet dhe iliret artin e perpunimit te metaleve,ndertimin e mureve, menyren e tyre te te shkruarit, si te punohej dhe te jetohej ne shoqeri. Hesiodi u mundua t’i edukonte keta endacake te eger dhe barbare. Hesiodi ne poemen e tij “Works and Days”(punet dhe ditet) tregon se babai i tij kishte ardhur nga Azia e Vogel. Por ne kah te kundert me rrymen e colonisteve greke?! E papranueshme historikisht. Ne poemat e Hesiodit nuk jepet asnje informacion rreth Homerit dhe poemave te tija, nuk e njeh ate,edhe pse ata jetuan ne te njejten periudhe?! Ky fakt historik e ben te qarte , Homeri nuk ishte grek, karakteret ne “Iliade” dhe “Odisea” nuk ishin greke. Iliada dhe Odisea u manipuluan dhe tjetersuan prej grekerve. Shume pjese jane hequr dhe te tjera jane shtuar.
Kush ishin Trojanet ? Ishin ata popull helen ? Historia hyjnore ,sipas Virgjilit, e shpjegon shume qarte. Zeus, i biri i Kronus dhe Rhea lindi ne Dodone,ne fshehtesi, per ta shpetuar prej titaneve (sipas Sibylline Oracles, libri i trete). Greket thone se ka lindur ne Krete! Per te shpetuar Zeusin e vogel prej Kronus e fshehen ne perendim? Nje tjeter version?! Shume thone ne nje mal ne Krete, te tjere thone ne Phrygia, Turqine e sotme. Historikisht me e besueshme, ne perendimin e larget (Hesperia). Me vone Dardani (Dardanus) i biri i Zeusit dhe Elektres themeloi Dardanine, Epirin dhe Hesperian (Italine). Dardania kishte nje shtrirje te madhe ne gadishullin Pellazg. Tros, i nipi i Dardanit, ndertoi Trojen. Banoret e saj u quajten Trojane, sipas emrit te tij. Trojanet i quajne edhe me emrin “ Ilium” qe perkon si nga shqiptimi dhe kuptimi me mbiemrin shqip “ i lumtur”. Trojanet ishin nje popull i lumtur , tregon Homeri ne Iliade.
Ka shume debate rreth shkrimeve te Virgjilit, kryesisht historianet pro-greke. Virgjili ishte njohes i mirefillte i historise, e cila nuk ishte greqizuar plotesisht ne ato vite. The Aeneid (Enea) eshte nje vazhdimesi e Iliades se Homerit dhe eshte pranuar si e tille prej studiuesve dhe historianeve e te gjitha koherave. Asnje historian i asaj periudhe nuk shkruan apo jep ndonje informacion ne vazhdimesi te poemave te Homerit ?! Virgjili eshte i vetmi qe e vazhdon Iliaden me hollesi te perkryer. Perse nuk duhet pranuar shpjegimi i tij historiografik ?!
Virgjili i mblodhi gojedhanat dhe tregimet e ruajtura nga dardanet , qe shpetuan pas renies se Trojes . Homeri pershkruan fillimin e luftes se Trojes, zemerimin e Akilit, kurse Virgjili na njeh me pushtimin dhe shkaterimin e Trojes prej grekerve(?!) dhe aleateve te tyre, cfare ndodhi me trojanet (dardanet) qe shpetuan dhe peripecite e tyre drejt Hesperias , te bashkoheshin me vellezerit e tyre Alban, sipas vargjeve te meposhtme. Sipas zbuluesit te pare te Trojes , H. Schliemann, rezulton se Troja u shkaterua prej nje termeti, nuk gjeti shenja djegje dhe shkaterime luftarake. Arkeologe te tjere kane zbuluar 8-9 Troja te tjera, ne fushe apo ne koder, ne perputhje apo kundershtim me tregimin e Homerit ! ( Nuk kam per qellim te bej nje analize historiko-shkencore te ngjarjeve ne kete shkrim.)
Virgjili shkruante: “ si quando Thybrim vicinaque Thybridis arva
(latinisht) Intraro gentique meae data moenia cernam
cognatas urbes olim populosque propinquos
Epiro Hesperiam quibus idem Dardanus auctor
atque idem casus, …
Robert Fitzgerald , perkthyes dhe njohes i madh i periudhes helenike e ka perkthyer ne anglisht pa bere ndryshime.
Virgjili (anglisht) : “ if one day I (Enea) shall enter Tiber stream,
And Tiber fields and see the walls my people
Have in store for them, then of these kindred
Cities, neighboring nation, in Epirus
And in Hesperia,both looking back
To Dardanus as founder” …
Lumi Tevere(italisht), Tiber(anglisht), Thybrim(latinisht), quhej Albula ne kohen e pellazgeve.
Virgjili (shqip) ; “ ne qofte se nje dite une do te mbrij prane lumit dhe
fushave Albula dhe shoh muret premtuar popullit tim
Kam dicka per ta, dhe per gjithe Qytetet e dashura,
Shtetet perreth, Epir dhe Hesperia, te dyja kane
per themelues , Dardanin “ …
Kuptimi i ketyre vargjeve ne shqip,shkurtimisht. Gjate qendrimit te tij ne Butrint, Epir, Enea takon Andromaken, gruan e Hektorit dhe i premton asaj, n.q.s. do te mbrij ne Hesperia (Itali) do te ndertoj nje Butrint te dyte, nje Troje te vogel ,nje krahine qytetesh trojane, prane fushave rreth lumit Albula (tevere italisht). Te dyja, Epiri dhe Hesperia jane themeluar prej Dardanit. Butrinti eshte ndertuar nga dardanet shekuj perpara kolonizimit helen te Dardanise. Kurse arkeologu Neritan Ceka thote se Butrinti eshte ndertuar prej grekerve ne shekullin e 7-te BC ?!
Keto vargje i terbojne historianet greke dhe pro-greke. Dardani e themeloi Dardanine ne shekullin e 15-te BC. Nuk flitet, nuk egzistonte Greqia apo Maqedonia. Po ashtu, Epiri u themelua nga Dardani ne shekullin e 15-te BC. Bernard Knox (1914-2010) , i edukuar ne St .John College, Cambridge (B.A), Harvard University(M.A), Yale University(PhD) , profesor, autor, kritik dhe drejtori i pare “ of the Harvard Center of Hellenic Studies” shkruan :
“ … perpara viteve 700 BC ne nuk mund te shkojme. Evidenca per kete periudhe eshte e ralle, ne fakt ne njohim shume pak rreth Greqise ne shekullin 8-te BC, akoma me pak , n.q.s. eshte e mundur, rreth Greqise ne shekullin e 9-te BC. Ne kemi vetem pak gjetje arkeologjike, ene balte, varre dhe disa arme. Kjo eshte periudha me e hershme e Historise se Greqise qe njihet”…
Endacaket helene, te cilet me dinakerine, pabesine dhe barbarizmat e tyre, duke perfituar prej fisnikerise dhe naivitetin e popullsise vendase,si edhe me ndihmen “ e Qielloreve”, arriten ta okupojne dhe tjetersojne Dardanine ne shume shtete te vogla. Shume banore dardane kaluan detin dhe u vendosen ne Hesperia. Shume te tjere u vendosen ne pjesen veriore te Dardanise ( Kosova sot). Shume historiane jane munduar te mos e pranojne Dardanine si pjese e Dardanise se Lashte, por nuk dine si ta emertojne kete popullsi te lashte shqipfolese ne zemren e gadishullit Pellazg. Jane te shumte etnografet romake (roman Ethnographer) te cilet shkruajne se Dardania(Kosova e mevonshme) u themelua nga kolonistet dardane pas luftes se Trojes, rreth viteve 1250, BC.
Robert Fagles, comparatist, akademik,poet dhe perkthyes i famshemm i shume veprave te letersise klasike, eshte vleresuar shume larte per perkthimet e Iliades dhe Odisese. Dhe me te vertete jane perkthimet me te mira te deritanishme ne Anglisht, te preferuara ne shkollat e mesme dhe te larta ne Amerike. Talenti i tij te ben te mos ndalesh se lexuari dhe njekohesisht, kush eshte mendimi i tij per keto perkthime? Shpesh here, si edhe perkthyes te tjere, opinionet e tija nuk jane ne sintoni me cfare tregohet nga autoret klasike. Edhe pse kane kaluar shekuj me perpunimin( greqizimin) e tyre dicka ka mbetur.
Akili ne Iliade, kenga 16, vargjet 276-279,anglisht , i lutet Zeusit :
“King Zeus-Pelasgian Zeus,lord of Dodona’s holy shrine,
Dwelling far away,brooding over Dodona’s bitter winters!
Your prophets dwelling round you, the Selli
Sleeping along the ground with unwashed feet …
The Selli or Selloi, ishin famulltaret, prifterinjte came (te camerise) ne faltoren e lashte te Dodones. Epitetet “ kembezbathur” dhe “kembepalare” per camet, kane mbetur qe nga lashtesia, deshmon se popullsia shqiptare came ka jetuar ne Dodone para kolonizimit te Dardanise dhe Epirit prej grekerve.
Pata rastin ta takoj Robert Fagles. Gjate bisedes i thashe: “ Zeusi ishte pellazg, Hera po ashtu, Dardani ishte i biri i Zeusit dhe Elektres, Akili ishte i nipi i Zeusit, perse i quajne greke?!
Agamemnon dhe Menelah ishin te bijte e Atreus, Atreus ishte i biri i Pelops,Pelops ishte i biri i Tantalus,Tantalus ishte i biri Zeusit, nga na dalin greke?!
Nestor ishte i biri i Neleus,Neleus ishte i biri i Poseidon,Poseidon ishte vellai i Zeusit, a jane keta greke?!
Odysea ishte i biri i Laertes(Laertit), Laertes ishte i nipi i Zeusit, a eshte Odysea grek?!
Parisi dhe Hektori ishin te bijte e Priamit, Priami ishte i nipi i Zeusit , e keshtu me radhe te gjithe personazhet e tjere ne veprat e Homerit …”.
Bernard Knox, (mesuesi dhe partneri i R.Fagles) e quan Homerin “ injorant te gjeografise”?! Eshte Homeri ai qe e ngateron poziten historiografike te Dardanise?
Apo jane historianet greke qe jane munduar ta helenizojne dhe tjetersojne ate?
Me tej i bera nje permbledhje te shkurter te Historise se Shqiperise, gjuhes shqipe dhe prejardhjes dardane te fisit tim, te ruajtura dhe trasheguara nga brezi ne brez.
Ne vitet 800-700 BC, popullsia greke ne Dardani u shtua shume. Si rezultat i mbipopullimit u krijua nje kaos i madh. Shume historiane te kohes e kane quajtur “kriza agrare”. Endacaket greke nuk e njihnin punen agrare dhe menyren e civilizuar e te jetuarit ne bashkesi shume fisnore. Hesiodi u mundua t’i edukonte sipas menyres agraro-civile te pellazgo-dardaneve. Kjo shihet qarte ne poemen e tij “ Works and Days”(punet dhe ditet).
Qytetet dardane ne ate kohe nuk i kalonin 2500-3000 banore, prodhimet bujqesore dhe blegtorale ishin te pamjaftueshme per nje popullsi me te madhe. Mbipopullimi i tyre me endacake greke, e veshtirsoi jetesen ne keto qytete dhe i detyroi shume greke te largoheshin ne kerkim te vendeve te reja, kryesisht ne perendim dhe ne veri te Dardanise. Grupe te rinjsh greke niseshin drejt zonave te panjohura per ta, per nje jete me te mire. Ata u vendosen kryesisht ne zona bregdetare, ku sigurimi i ushqimit nepermjet peshkimit ishte me i lehte dhe i shpejte, nuk kerkonte mjeshterine dhe kohen qe duhet per t’i fituar nga prodhimet bujqesore dhe blegtoria. Popullsia vendase i mirepriti, i ndihmoi dhe u siguroi mundesine te jetonin ne bashkesite e tyre qytetare.
Nga e ka prejadhjen emri dardan? Historiane dhe studiues te huaj e shpjegojne sipas bindjeve dhe interesave te tyre. Eshte e papranueshme qe nje shumice e historianeve dhe studiuesve shqiptare u bashkengjiten shpjegimeve te tyre. Sipas tyre, emri dardan e ka prejardhjen nga Dodanimi bir i Javanit, apo nga Dodonaeus, Danunim, Dordanim etj.,te shpjeguara ne doreshkrimet hebraike, greke apo egjyptiane. Albanalogu Johann Georg von Hahn, qe i pari qe propozoi prejardhjen e emrit Dardan dhe Dardania nga fjala pellazge darda , dardhe ne shqipen e sotme. Dardha ishte nje frut shume i njohur ne kohen e pellazgeve.
Si emri Dardan edhe emri Alban i perkasin te njejtes popullsie pellazge, qe jetonin ne gadishujt e apenineve dhe ballkanik. Me ardhjen e fiseve latine ne Itali, emrat pellazge dale ngadale filluan te nderohen apo pershtaten ne gjuhen latine.
Lumi Albula u quajt Thybrim dhe Tevere ne italishten e sotme. Po ashtu, Dardan ne Dardanus, Alban ne Albanus, Alba ne Albus, Albuna ne Albunea e shume te tjere.
Historianet dhe studiuesit e shumte jane munduar t’a zvogelojne ne maximum shtrirjen e popullsine pellazge te quajtur Alban, vetem ne zona te caktuara ne afersi te Romes se sotme. Virgjili e ben te qarte ne poemen e tij, Dardanet dhe Albanet ishin te nje gjaku.
Enea pas pushtimit te Trojes, i mblodhi te gjithe Dardanet qe shpetuan, dhe u nisen per te vellezerit e tyre Alban, ne Hesperia(Itali).
Ja si shkruan Virgjili ne fillim te poemes se tij ne latinisht : “
Inferretque deos Latio, genus unde Latinum,
Albanique patres,atque altae moenia Romae”.
Shqiperohet : “
derisa ai te sjelle perendite e tij ne Latina,prej nga vjen raca latine,
baballaret Albane, dhe muret e larta te Romes”.
Emri Alban rrjedh nga fjala pellazge Alba, i bardhe,bardhosh ne gjuhen e sotme . Kurse studiues te shumte pretendojne se emri Alban rrjedh nga fjala latine Albus. Historikisht, latinet kane ardhur ne Hesperia shume vone.Popujt pellazge, te quajtur Alban, ishin zoter te vendit, si e shkruan Virgjili ne latinisht, albanique patres (Albanet-te zotet e vendit,Albanet- baballaret e vendit). Virgjili ne vepren e tij nuk u perkushtohet banoreve te hershem pellazgo-alban, por eshte ne mbrojtje te vizionit latino-roman dhe i dedikohet asaj epoke, si edhe greket epokes helene . Virgjili shkruan se Albanet ishin te zotet e vendit, gjithashtu shkruan se edhe fiset latine (latians) rrjedhin nga Latium. E papranueshme. Latinet ishin nje popull Indo-europian, qe emigruan ne Hesperia rreth viteve 1200-900 para Krishtit. Lufta e Trojes kishte perfunduar perpara kesaj periudhe. Si ka mundesi qe Enea e gjeti vendin te populluar me popullsi latine?! Ne Historine Hyjnore nuk eshte e pamundur…
Eshte shume e veshtire te ndryshosh opinionin boteror rreth te vertetes historike te shoqerise njerezore . Historia helene (dhe romake) eshte betonuar dhe studiohet neper shkollat dhe universitet e botes. Por edhe betoni ,me kalimin e kohes, cahet dhe shkermoqet. Historia e gjuhes Shqipe dhe e Shqiptareve ne Ballkan,ka qene,eshte dhe do te jete e Pavdekshme. Egzistenca e Tyre i tmeron fqinjet perreth.
New Jersey,USA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok