22/12/2024

Historia e dashurisë që zhvillohet në një mjedis që karakterizohet me konflikte …

0
Fatmire-Sopa

Nga botimet e femrave shqiptare në mërgim

Ky libri i botuar këto ditë në dasmorë trajton historinë e dashurisë në mes një vajze shqiptare dhe djaloshi gjerman. Historia e dashurisë të këtyre dy personazheve zhvillohet në një mjedis që karakterizohet nga konflikte. Hanna qëndron në mes dëshirës për një jetë për tu përballe  vendimin pro ose kundër dashurisë së saj.  Ajo përjeton rëndë refuzime tek ata që e rrethojnë për shkak të origjinës së saj, përballet me martesë të detyruar dhe dëshpërime nga mjedisi i saj shoqëror

Nga Hasan Hasanramaj

Fatmire Sopa, e lindurën në fshatin Strellc të Epërm të komunës së Deçanit dhe e rritur në Kosovë, ka përfunduar fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 2006 jeton dhe vepron në Zvicër. Krahas shkrimeve që i ka si Hobby – punon edhe në Departamentin e Integrimit në Rheintal në Kantonin e Sankt Gallen të Zvirës. Në departamentin e Integrimit ka funksione të ndryshme si: Ndërmjetësuese Ndërkulturore, Schlüsselperson/ Përkthyese, Animuese e Leximit, Interpreto e Certifikuar ndërkulturore, Koordinuese e takimeve ndërkulturore dhe atyre

mirëseardhëse te emigranteve te rinj etj. Përgjatë këtyre aktiviteteve një përkrahje shumë e madhe ju behet edhe shqiptareve te cilët jeton këtu.  Me romanin  “Hana”me të cilin këto ditë Fatmirja doli nga shtypi  bazohet në një histori të vërtetë, që ndodhi rreth vitit dymijë në një qytet në Gjermaninë jugore. Ky libri i botuar këto ditë trajton historinë e dashurisë në mes një vajze shqiptare dhe djaloshit gjerman. Historia e dashurisë së dy personazheve zhvillohet në një mjedis që karakterizohet nga konflikte. Hanna qëndron në mes dëshirës për një jetë për të vetëvendosur dhe kulturës së saj dhe familjes së saj dhe përballet me vendimin pro ose kundër dashurisë së saj. Ajo përjeton refuzim tek ata që e rrethojnë për shkak të origjinës së saj, përballet me martesë të detyruar dhe dëshpërime nga mjedisi i saj shoqëror. Takimet e para të Hannës dhe të dashurit të saj Chris filluan në një kafene në një cep të qytetit. Për një kohë ata u detyruan ta mbanin të fshehtë lidhjen e tyre nga të tjerët. Lidhja u refuzua nga të dy familjet e të rinjve. Kur u zbulua marrëdhënia e saj, Hanna vuajti edhe më shumë, familja e saj e mbylli në shtëpi, e detyruan të linte punën dhe e kërcënoi se do ta detyronte të martohej.

Grupi i  synuar i Librit m titullin grupi i synuar Libri me titullin “Hana “ drejtohet të gjithë lexuesve të interesuar për çështje socio-politike. Kur të lexojmë librin e Hana, do të kuptojmë se bota e dy të rinjve, megjithëse janë me prejardhje të ndryshme, duket e njëjtë. Dua të sensibilizoj njerëzit që të respektojnë njëri-tjetrin, por edhe të ndihmoj që gratë të mbrohen më shumë dhe më mirë.

Qellmi i Librit Në punën time si ndërmjetëse ndërkulturore, u përballa vazhdimisht me histori të ngjashme me ato të Hannës. Çështja nuk prek vetëm familjet me origjinë shqiptare. Për shkak të përvojës sime duke punuar me të gjitha kulturat, vura re se historia e Hannës nga Konstanz nuk ishte e vetmja. Kam dëgjuar histori të ngjashme në Rheintal, jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga kombësi të tjera. Shumë gra detyrohen të martohen, shumë njerëz diskriminohen për shkak të origjinës dhe ngjyrës së lëkurës. Historitë më prekën dhe doja të shkruaja fatin e Hannës. Fati i Hannës dhe i shumë grave të tjera nuk duhet të harrohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok