17/03/2026

Heqja e fusnotës një shenjë se BE-ja dhe pesë vendet mosnjohjëse të saj mund ta marrin parasysh statusin e vendit kandidat të Kosovës dhe ta pranojnë realitetin e ri

0
Gjon-Keka

Nga Gjon Keka

Heqja e fusnotës për Kosovën nga Bashkimi Europian do të thotë një hap tepër i rëndësishëm për procesin e integrimit të Kosovës në familjen europiane dhe pranimit të realitet të ri.

Në fakt vendosja e fusnotës ishte një llojë arrni në petkun e shtetësisë së Kosovës, për shkak të mosnjohjes nga pesë shtetet e Bashkimit Europian.

Por edhe ky arrn në petkun e saj tanimë është hequr dhe Kosova si shtet po ecën në rrugën e saj të pranimit të plotë të saj si një shtet funskional dhe sovran që ka arritë të qeverisë veten dhe ka arritë të bëhet zot e vetes.

Heqja e fusnotës ka të bëjë edhe me qëndrueshëmrinë e Kosovës për të treguar se ajo është e zonja ta ruaj sovranitetin e saj dhe ta ushtrojë qeverisjen apo pushtetin e saj legjitim e kushtutes mbi tërë territorin e saj. Deri sa Kosova e kishte fusnotën shihej nga Bashkimi Europian si një shtet pa të ardhme të qartë brenda vetë BE-s dhe pa zot shtëpie, tani kur kjo fusnotë është hequr Kosova me përpjekjet e saj të vazhdueshme të bindjes si ndaj vetes ashtu edhe të botës demokratike se ajo jo vetëm se është e aftë të shtrijë sovranitetin, të arrij të forcohet në sundimin e rendit dhe ligjit, por edhe të bëhet një shembull i demkracisë autentike në rajon.

Është me rëndësi të nënvizohet kjo se me heqjen e fusnotës Kosovës si shtet iu hoqën edhe syzet e turbullta të pesë vendeve me të cilat ajo shihej dhe pranohej në tryeza diplomatike ndërkombëtare si një vend jo i barbartë. Tani ajo kudo do të përfaqësohet në tryezat diplomatike ndërkomnbëtare si një shtet i barabartë në mes të barabartëve(Primus inter pares), i njohur dhe pjesë e bashkëdinamikës dhe rolit politik e diplomatik të saj brenda tryezave dhe shtëpisë së përbashkët të familjes së kombeve demokratike, e veçanërisht shtëpisë së përbashkët të familjes europiane, aty ku edhe e ka vendin Kosova si popull e shtet.

Me pak fjalë heqja e fusnotës do të thotë hapja e rrugës dhe derës nga Bashkimi Europian si dhe një shenjë se pesë vendet e Bashkimit Europian që ende nuk e kanë njohur Kosovën mund ta pranojnë shumë shpejtë realitetin e ri dhe t’ia mundësojnë Kosovës si shtet që te hyjnë në Bashkimin Europian ashtu pa kushte dhe pa pengesa, pra më saktësisht heqja e fusnotës është një llojë dere gjysmë e hapur e Kosovës drejt marrjes parasysh të statusit si vend kandidat të saj nga Bashkimi Europian dhe të pranimit të saj sa më shpejtë të jetë e mundur brenda familjes europiane, pra brenda Unionit Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok