21/12/2024

HENDEKU ARTISTIK QË EKZISTON MES FËMIJËVE DHE TË RRITURVE

0
Kalosh-Celiku

Recension

(Vanghea Mihanj Steryu: XIXËLLONJA ME LULEKUQE)

NGA KALOSH ҪELIKU

I Poezitë dhe tregimet

Ditën e sotshme, është shumë vështirë për të hyrë si shkrimtar në botëm e fëmijëve e cila është e rrethuar nga të katër anët me plot rreziqe: lojëra kompjuterike, televizor, telefon celular, Facebook e pak libra, lektyra shkollore dhe revista për fëmijë. Shkaku, se: ata sot nuk gëlltisin çdo gjë që u bie nëpër duar dhe para syve, apo u afreohet pa kritere të arrira artistike nëpër plan-programe shkollore. Qofshin ato, edhe: libra leximi, lektyra shkollore, gazeta, revista për fëmijë dhe emisione televizive. Ushqime arsimore me afate të skaduara përdorimi për ditën e sotshme, që i rrituri e përtypë pa probleme.

Fëmiu i sotshëm, pas leximit të një poezie, tregimi të pa arrirë artistik, nëse nuk i pëlqen, di edhe ta hudhë librin e leximit, lektyrën shkollore dhe revistën letrare për për fëmijë, matanë shtratit në shportën e hedhurinave. Vanghea Mihanj Steryu me mjeshtri e ka kaluar këtë hendek artistik, që edhe sot ekziston mes fëmijëve dhe të rriturve pa urë kaluese edukative – pedagogjike. Guximshëm, me poezitë dhe tregimet e saj të shkurtër, hynë në botën e fëmijëve. I hap portat e fantazisë krah më krah, dhe i prek lojërat e tyre, jetën pa brenga, përderisa Luna për ta festuar ditëlindjen e saj, i shpie miqtë e vegjël edhe në pyll. Ua përzë frikën edhe nga kafshët e egra. Saqë, i thotë babait, se i do kafshët! “Ato më sjellin gëzim”. Vasili, kur e pa këlyshin sesi luante me këpucën e tij, e pastaj e çoi te shtrati. Vasili e përqafoi këlyshin.”

Shkrimtarja përmes poezive dhe tregimeve i edukon fëmijët, që t’i respektojnë dhe duan të moshuarit. Gjyshin e tyre plak, që i porositë nipërit t’i sjellin ujë të ftohtë. I cili edhe i shpërblen  trimat me nga një ëmbëlsirë.

Vanghea Mihanj Steryu, përveçse temave të lojërave, dashurisë dhe problemeve tyre të përditshme, ajo tek ata ndez si shkrimtare edhe fantazinë. Poezive dhe tregimeve të saj nxitet edhe dëshira e tyre krijuese. Vogëlushen Tana, “që kishte dëshira të bukura dhe qëndisura si zogj në pranverë e verë. Vogëlushja, që donte të rritet e madhe dhe më shpjet të bëhet mbretëreshë. Po, koha nuk nguteshte si Tana. Koha e rriste përditë e përnatë ngadalë vogëlushen që ngjante me nje lulekuqe. Ikën pranvera, vera vjeshta dhe dimri. “Tana u rrit si zanë e bukur”. U tremb Tana nga koha se u bë vajzë e rritur, vitet po kalonin dhe mosha po thyhej si krande. Dhe, dëgjoi yjet, që i folën: .” -Ah, Tanë, Tanë, gjarpërushe! Edhe ne ishim të vegjël, por u rritëm dhe u plakëm.”

Dëshira e Mitit, që të bëhet një artist dhe të luaj në cirk. Shkaku, që përmes tregimit fëmijët i shpie edhe në cirk. Artistët e cirkut, kur e vënë edhe në provë. Por, artisti vogël u përgjigjet përmes humorit me vargje, që ata asgjë nuk kuptuan. Klouni i cirkut e kap Mitin për hunde ta shoh se çfarë inati ka vocrraku. Mërzis, dhe bërtas. Por Miti nuk kishte turp, as u mërzitë, po iu përgjigjë: “Ehu, klaune -one, me flokë si iriq… Pse më rroke nga hundët? -Nuk e shikon se kam të ftohtë!” Edhe me pyetje të tjera ngacmuese artistin e cirkut. Edhe, e dha provimin për artist, u bë anëtar i cirkut.

Përmes vargjeve me humor, shkrimtarja di t’i bëjë për vete fëmijët ta duan librin. Shkollën dhe Atdheun, po edhe ngacmimin e vajzave. Që, një ditë e zënë dhe ia shkurtojnë balluket rrugaçit. Dhe, i miqëson edhe me natyrën, lulekuqen. Bisedën e saj me gjysh Sterjon. Dashurinë ndaj atdheut, për këngën arumune. Flamurin Arumun.

Shkrimtarja, veç ka hyrë në botën e fëmijëve dhe zemrat e tyre ende të paprekura, shpalos edhe simpatitë dhe dashuritë e tyre të para të bankave shkollore. Princët dhe princeshat e tyre: frikën, thirrjet, dhe dhëmbjet për ndarjet e papritura. Hapat e tyre mes librave për dashuri dhe jetë. Zanat e maleve me vallen e nuse – laleve.

Tregimet e autores, përveç porosive kanë edhe mesazhe edukative – mësimore. Dashuri të prindërve ndaj fëmijëve, por edhe fëmijëve ndaj prindërve. Rrugën e tyre të vështirë për t’ia arritur qëllimit, se: me punë, dashuri dhe dije, arrihet çdo gjë në jetë.

II Pjesët teatrore

Shkrimtarja siç duket, nuk kënaqet vetëm me poezitë dhe tregimet, por i shti fëmijët edhe me gjithë botën e tyre në pjesët teatrore: Gjysh Kita, Dy shoqet Kata me Marushen dhe Vizantina e bukur dhe Dramaturgu. Pjesë tatrore, që ngjallin kurreshtje, lojë, dashuri dhe fantazi në skenë. Jetën në fshat për ta sjellur edhe para fëmijëve të qytetit. Shakat e gjysh Kitos, që i ngacmonte të gjithë duke ua ngjitë një bisht.

Zërin ia dëgjoi edhe një gazetare, që me ekipin e televizionit e vizitoi në fshat. Dialogu i gazetares me gjyshin që nuk shihte televizion. Shkaku, se: kishte televizionin e vet. Punë të natyrës: tradita, veshje, valle, këngë dhe vajza te bukura … Djem bilbila dhe pasuri natyrore.

III Vizantina e bukur dhe Dramaturgu

Kulminacionin artistik, autorja do ta arrij te drama Vizantina e bukur dhe Dramaturgu duke e ilustruar me një fragment nga kënga “Dasma arumune”:

Ajde bre trim, të dy të martohemi,

Në kurorëzim trim eja të vemi.

Nga kupa e dashurisë atje të pimë,

Jetën, o trim të dy ta kalojmë…

Tema e dramës është, problemet martesore të vajzave për gjetjen e një burri nga fisi. Rinjohja e vajzës me djalin gjatë shfaqjes të një drame në teatër. Njëkohësisht, kur njihet edhe me poetin Mario, i cili për ta reciton edhe një poezi dashurie. Pastaj unaza e diamantit, që i lidhë krah për krahu t’i shijojnë llokumet e shijshme tek prindërit e Vizatinës. Kohë, kur një kor me artistë të rinj këndojnë me zë:

Dashuria është gëzim

Ashtu është e bukur bota

Ashtu është e bukur jeta…

Këngëtarja e cila pas disa thënjeve për nuset dhe vajzat e mençura, që rrëmbejnë zemrat e të dashurve, dhe bëhen princesha, në fund këndon këngën: “Trim me sy të bukur”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok