24/12/2024

HAXHUXHE PLAKA PA NUSE NË LËMË

0
Kalosh-Celiku

NGA KALOSH ÇELIKU

Tridhjetë vite me radhë, gjatë “ndryshimeve” demokratike në të gjitha Trojet Etnike Shqiptare kemi dasma të dalldisura politike “shqiptare” pa Nuse në koçi, që së paku  ta zbresim me “duvak” në Lëmë, tek Pragu i Shtëpisë. “Patriotë” të arratisur mbushur “plot” bateriat patriotike, që gjithë jetën e tyre i grisën opingat, lodrat (tupanët) sokaqeve të “Bit-Pazarit” Shkupit nëpër dasmat shqiptare partiake, e kurrë deri më sot nuk i grisën së paku brekët e tyre me arna “patriotike” ferrave rrugës pas Kalasë Dardane?!

Dasma familjare gjithmonë kemi pasur në Shtëpinë Shqiptare, kemi e do të kemi përderisa të jemi gjallë si shqiptarë në Katund e qytete të Shqipërisë Etnike. Ama, dasmat politike “shqiptare” në emër të popullit shqiptar pa Nuse në koçi, nuk u kanë hije më sot partive politike shqiptare me “Din e Iman” në Shkup e Tetovë. Kohën e fundit, e ngrejnë zërin edhe anonimusë me ferexhenë krahëve, që deri dje ishin të strukur nëpër parti politike dhe institucione politike dhe kulturore. Sot, kur mu ato askushë i përzuri Nëna Parti nga Qeveria, dhe institucionet arsimore, dhe kulturore e ngrejnë zërin për arsim dhe kulturë duke e fshehur veten me shami në kokë dhe ferexhenë e zezë krahëve. Fatkeqësisht, janë të vonuar si zë i ri kryengritës. Herët, Dikushi e ka ngritur zërin për këto fenomene të çuditshme, që kanë ndodhur në politikën shqiptare, arsimin dhe kulturën. Përderisa, ai rrokej fytas me këto fenomene të çuditshme, ju ishit në prehërin e paritve politike në pushtet. Prandaj, Sot: Është mirë të heshtni, dhe ta mbyllni gojën! Shkaku, se: Jeni të vonuar me tridhjtë vite. Fajtorë kryesor, në gji të partive politike dhe instuticioneve shtetërore, armiqtë kryesor të arsimit dhe kulturës shqiptare. Edhe, atë: Përpara fushatave parazgjedhore lokale për “fitore” e ngreni zërin për pushtet argati.

Mjerim kombëtar edhe sot e kësaj dite fundekrye: Gjithmonë, saherë që u delë gjumi Partive tona politike shqiptare para fushatave zgjedhore parlamentare, e lokale, pas “fitoreve” historike politike, edhe juve si “patriotë” të vonuar u delë “herët” gjumi. Rehatimi në pushtetin e Shtetit të “përbashkët” neojugosllav në Qeveri. Instuticione. Edhe, atë: kur ne, si shqiptarë kemi probleme historike. Ne si “vëllezër” liridashës, kemi mosmarrëveshje politike kombëtare edhe mes vete shqiptare. Ama, me “vëllezërit” e Njerkës, gati kurrë nuk e ngrisim zërin publik para kamerave televizive për Liri kombëtare: Shqipëri Etnike. Përçudi, të gjithë Partitë Politike Shqiptare, kur e marrin në “dorë” pushtetin e argatit, i merr ai gjumi dimëror i Arushës Polare, që pas katër viteve të zgjohen përgjumshëm nga gjumi shekullor, përsëri ato zgjohen me të njëjtën ëndërr shekullore nga gjumi: rrëmbimin me këmbë e dur të votave e posteve politike shqiptare qeveritare, duke i ndërsyer zagarët e tyre teknefesë pas një ashti politik! Ose, një torbe taxhi përqafe.

Pritje shumë e gjatë për shqiptarët si popull me shumicë të banorëve në kët shtet të “përbashkët” ish jugosllav. Gajle nuk e kanë, se: Tetovën e mbyti bërlloku i vet historik verë e dimër, dhe në prag të zgjedhjeve lokale digjet zjarreflakë para syve të popullit, botës përparimtare intengruese sipas tyre për në Evropë.

Strugën turistike, poashtu e mbyti me vite bërlloku shekullor komunist e neokomunist: (Mbrëmjet e Poezisë Strugane) në emër edhe të shqiptarëve pa gjuhën shqipe e flamurin kombëtar kuqezi tek Pragu i Shtëpisë, në Strugë

E, nga ana tjetër, verë e dimër kemi dasma parazgjedhore politike të “vëllazërim-bashkimit”, në shtetin e “përbashkët demokratik” ish jugosllav. Zhurma shurdhuese propagandistike arsimore e kulturore dhe fotografime para kamerave televizive me partizanët e partive politike si “misionarë” të arsimit dhe “kulturës shqiptare”?! Gjysëmanalfabetë me diploma universitare, e “amin” të partive politike në pushtet t’u prinë “para” këtyre “ndryshimeve” parazgjedhore politike lokale e parlamentare.

Fatkeqësi, kombëtare?! Poeti nuk i takon vetëm një partie politike, por mbarë popullit shqiptar, dhe atij matanë kufirit politik, Nesër, botëror. Punë tjetër është me këngëtarët e Mëhallës “tallava”, kush t’i hudhë “dy pare”, ai edhe hynë në valle.

Premtime të kota partiake – politike, vetëm gjatë një fushate parazgjedhore, se: do të na  e shtrojnë rrugën me lule. Barabarësi të plotë kombëtare si dy popuj “vëllezër” në kët shtet të “përbashkët” ish jugosllav?! Ligj të veçantë, gjoja se: do ta sjellin “nesër” për gjuhën shqipe. Çerdhe të fëmijve do të kemi në çdo lagje e katund. Shkolla, në gjuhën shqipe… E, kur një bari katundi nga fundi i sallës e merr fjalën si burrat shqiptar, se: zotëri politikan, me kollare përqafe “kuqezi”, po ne nuk kemi fëmijë për shkolla?! Politikani, i përgjigjet aty për aty si partizaan partikak me “besë”: Partia do t’ju bëjë edhe fëmijë?!…

E rrezikshme për një popull historik Shqiptar, që me shekuj ngjitet dhiareve rrugës për në Baba Tomorr, Malin e Shenjtë të Perëndive. Tyrben, ku pihet vera me nga dy shtama, shkruhet poezia. Dhe, bëhet dashuri me Zanat e Maleve. Shtet demokratik Shqiptar, kur sotpërsot edhe uji e buka janë politizuar me vite deri në palcë, e ku më arsimi e kultura shqiptare. Nuk dihet, kush hanë e kush pinë në kët shtet të “përbashkët demokratik” neokomunist pa këmbë e krye. Bythë dihet, moti nuk ka fare. Edhe ku, e gëdhi nesër natën.

Mazi i hazdisur delë para Pelës azgane, turret me të katërta këmbët livadheve. Nëna Parti Shqiptare, po të ketë nevojë, partizani i saj i dalldisur dhe arratisur, përveçse postit kryeministrit, kyeparlamantarit, zv/ ministrit, drejtorit e deputetit, di të shkruaj edhe pizi erotike?! Përmëshumë, po ta kërkojë Nëna Parti, ai di të organizojë edhe Orë letrare para fushatave zgjedhore lokale e parlamentare. Listën e poetëve pjesmarrës do t’ia përzgjedh Nëna Parti. Përmes Facebook -ut do t’i përcjellë edhe ftesat. Edhepse, e di organizatori se disa poetë nuk kanë Facebook. Punemadhe, “poeti madh” ka Facebook. Mjerë ky popull shqiptar historik, që vlerat politike e artistike poetike i mbanë gjallë në Fecebook, kur bota përparimtare me shekuj i ka strehuar nëpër biblioteka kombëtare e botërore.

Fakt, që fatkeqësisht sot arsimin dhe kulturën e kemi sjell nën nivelin e vlerave të sistemit komunist. Shembull konkret: poetët lexojnë poezi në prag të fushatave zgjedhore lokale. Duartrokasin, politikanë të dështuar me vite politikisht në kët shtet të “përbashkët”, që vetëm gjatë tridhjetë viteve të karrierës tyre politike i kanë ndërruar disa parti politike me poste partiake, si: zv. Krymenintra, ministra, drejtorë, kryetar të komunave, këshilltarë e “analistë” politik shtetëror. Që, në Ditën e sotshme themelojnë edhe parti të reja politike “shqiptare”. Ndonjëri, sot na delë si kandidatë i “pavarur” për kryetar komune?!…

Edhe, kush: Intelektualë dhe poetë (artistë), sot që duhet të jenë Balli i popullit shqiptar, ato sot manipulohen nga partitë politike gjoja shqiptare dhe dalldisen, edhe shiten për pak para me të katra me pizi e këngë “tallava” nga partizanët e arratisur të partive politike shqiptare të lexojnë një kumtesë shkencore e pizi para fushatave zgjedhore parlamentare e lokale. Burra të grave “besnike” me brekët mbi pantollona në Shtëpinë Publike, që uzurpojnë poste politike e mjete materiale para syve të popullit: parqe urbanistike, ndërtime të egra brenda një nate, sakatojnë gjelbërime natyrore, dhe në mes të parkut, kur t‘u teket ndërtojnë shtëpi dhe pallate biznesi për interesa partiake, klanore, personale e familjare.

Ashti politik antishqiptar, më veç u është hedhur për dritare në rrugë nga partitë politike të Njerkës si një krimb në lumë majë grepi për ta zënë peshkun fatkeq shqiptar (kryetarin e komunave). Mesiguri një ditë, patjetër ashti edhe do t’u mbetet në fyt këtyre partive politike shqiptare e “maqedonase”. Krimbi i radhës, kësaj here është Sheshi “Skënderbeu”. Sheshi, që sipas deklarateve të mëhershme të Komunës “Çairit” me duartrokitje partiake do të jetë më i madhi në Shkup?! E pabesueshme dhe megalomane nga partia politike ende në pushtet?! Këmbekrye, sot i mbuluar me beton, pa asnjë pëllambë livadh (gjelbërim) dhe drunj të mbjellur rreth Heroit tonë legjendar kombëtar. Përveçse, shkallëve të betonit nga të gjitha anët që hipin e zbresin shqiptarët në terrasën ish jugosllave mbi çati, shtruar përsëri fundekrye me beton të rreziten lakuriq në Diellin me rreze mbi krye pa brekë, në këtë vapë të madhe natyrore e politike, në Shkupin Historik Shqiptar, rrëzë Kalasë Dardane para këmbëve të Kalit Skëmderbeut?!

Çfarë “Sheshi i madh” është ky xhuxh partiak “shqiptar” mes bërllokut dhe luleve që digjen dhe thahen në diell, në Shkupin Historik?! Shesh të madh historik bëri Kauboji i Shkupit në të dy brigjet e Vardarit me Aleksandrin e Madh, Olimbinë dhe Filipin e Maqedonisë, e jo rrugaçët politik “kuqezi” shqiptar të “Bit-Pazarit” pa brekë në bythë.

Kryelegjandari Skënderbe, që gjithë jetën i deshi Kalatë dhe Malet shqiptare, sot pasardhësit e tij të “Bit-Pazarit” e varrosin me këngë e valle mes varrezave automobilistike, krah për krahu me muhaxhedinët “musliman”, që deri dje i lenin tekimet e biznesit fetar me çaj rusi tek “Kali”. Sot, mesiguri do t’i lënë tek varrezat automobilistike “muslimane” partiake turko-arabe. Përsëgjalli, Heroin tonë kombëtar Skënderbeun e varrosin mes bërllokut “musliman” shqiptar. (Parkingun e makinave). Përmëkeq, edhe atyre drunjëve që kishin mbijetuar deri më sot nga sistemi komunist, brenda nate ua futën sharrat dhe sëpatat politike e fetare për ndërtime të egra: ndërtesa biznesi, që mbinin si këpurdhat pas shiut brenda një nate në mes të parkut me kisha e xhamia, pak shkolla në gjuhën shqipe e çerdhe për fëmijët shqiptar. Kujtiteket, në mes të parkut pasmsenate rrethon me rrjetë të gjelbërt një copë livadh dhe thotë, se: këtu duhet ai partizani partiak të ndërtojë shtëpi familjare, ose dyqan biznesi?!

Dasmat e mëdha politike dhe familjare dihet, se: zakonisht, bëhen në prag të zgjedhjeve parlamentare e lokale. E, Nusja e Maleve ende edhe sot e kësaj dite nuk zbriti në Lëmë. Koçia, sot na vjen në Qytetin e Qyqeve (roman parashikues i botuar në vitin 1997 nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar me autorin e këtij Libri për Ditën e Nesërme pa Nuse. Qytetin historik të Dërvish Carës, krahun e djathtë të Luftës Dervish Emin Çeliku (Xhambazi) dhe Isë Boletinit me Hasan Prishtinën ende pa Nuse në Lëmë?!

“Krushqit” e sotshëm, dasmorë politik të arratisur pas nuseve të kabineteve, posteve politike, pasurisë materiale personale e Dylqinjave të “Bit-Pazarit”, ende deri më sot nuk e thanë asnjë fjalë për ato burra të pushkës e penës. E ku, më të organizojnë ndonjë Manifestim Kulturor Historik. Përurojnë, Sheshin e “Madh” Historik “Skënderbeu”?! Publikisht edhe, në vend të vetëvetes para kamerave televizive, përkujtojnë Dy Çlirimet Historike të Shkupit nga kryengritësit shqiptar (8.000 kryengritës), atë të Dervish Carës (Betejën e Katllanovës 1844) dhe të Isë Boletinit me Hasan Prishtinën (1912). Përveçse, dalldisjeve të tyre të arratisura politike  rrugëve të “Bit-Pazarit”, duke i përdredhur bythët si rrospia meshkuj në Shtëpinë Publike nëpër sokaqeve me këngë “tallava patriotike”, trumbeta, lodra (tupana) e dajre.

Krushqëve partiak, fatkeqësisht sot me këngë e valle u pri para Nusja Xhadi me pashterkë të kuqe me ilahi e flamuj turko-arab, lidhur qafë për qafe me Diellin me rreze, e jo me atë Flamurin shqiptar kuqezi, shqiponjën dykrenare të kryengritësve shqiptar. Këngën popullore historike të Dasmave Tradicionale Shqiptare përpara koçisë të mbuluar me qilima kuqezi, qëndisur  me këmbë arushe nga Nanat Shqiptare nateditë të endura në vekun e Nuses, në Katund: Hajdeni, bini djemtë e Shalës,/ përmes sarajeve të pashës!…

“Krushqit” e Njerkës në mes të Lëmës, sot publikisht me trumbetat e Dexhallit nëpër “Bit-Pazar” e dajre na e zbresin nga koçia Hojdodolen, një haxhuze plakë si nuse sokaku me ferexhenë krahëve, xingëla-migëla dhe “franga” përqafe. Sheqera të larmë me grushta duke i hudhur mbi kokë e duke i bërë dajret copë-copë nga gëzimi për “fitore”. Dorë për dore duke hedhur vallen e “vëllazërim-bashkimit” ish jugosllav me këngë dasme turko-arabe të haxhuxheve plaka dorë për dore pa Nuse në Lëmë, para Shtëpisë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok