16/10/2024

Hasan Prishtina – I harruar dhe i lanun pas dore

0

I harruar dhe i lanun pas dore

…Duhet të organizohen takime- sunpoziune dhe akademi përkujtimore për jetën dhe veprën e Hasan Prishtinën sepse këto takime-akademi përkujtimore për Hasan Prishtinën  kanë një  rëndësi të veçantë për historin tonë kombëtare.Kjo figurë e ndritëshme kombetare deri me  sot sikur ka mbetur në margjina , në harresë dhe pa një kujdes të duhur,sidomos në komunën e Vushtrrisë, në vendlindjen e tij. Prandaj iniciativa të tilla janë të nevojsme. Disa takime që janë mbajtur në përkujtim të tij nuk ishin të organizuara sa duhet për këtë figurë të shquar kpmbëtare….Megjithatë busti dhe sheshi për këtë atdhetar sikur e arsyeton deri dikund kujdesin ndaj tij si figure e shquar e kombut tone…

Nga Hilmi Saraçi

Emri i Hasan Prishtinës është i njohur jo vetëm  në historiografinë tonë kombëtare, por edhe më gjerë. Ai (Hasan Prishtina) lartëson dhe e bënë krenar , në rend të parë qytetin e Vushtrrisë, vëndlindjen e tij e pastaj mbarë kombin shqiptar…Ai ishte fytyrë e ndritshme politike, kulturore,  patriotike dhe kombetare.Personalitet i njohur, më një kulturë të gjerë, njeri që kishte të kryer shkollimin superior ( në gjuhën turke). Patriot dhe njohës i politikës dhe diplomacisë, njeri me karakter të fortë dhe i paluhatshëm nëpër furtunat e kohës . Njëri ndër udhëheqësit më të njohur të rezistencës tonë kombëtare. Pjesëmarrës i shumë takimeve me burra shtetëror për çështjen  tonë kombëtare. Në veçanti shquhet zëri i tij i ngritur në parlamentin turk,  ku kërkonte të drejtat dhe pavarësinë e shtetit shqiptar.  Ai shkriu tërë qenjën e tij , por edhe pasurinë që kishte për liri, pavarësi dhe bashkim  kombëtare, deri në momentet e fundit të jetës kur u vra pabesisht nga një dorë tradhtare në Selanik (Greqi)…

Megjithatë  deri me sot shumë pak janë mbajtur  akademi përkujtimore dhe  simpoziume. Nuk është  përfshirë sa duhet, në litëraturën historike dhe letrare, në rend të parë biografia e tij është shtrembëruar nga disa historian të cilëve u ka munguar njohja profesionale, hulumtuese dhe argumentuese. Në këtë fushë prof. dr. Muhamet Pirraku në librin e tij të fundit për Hasan Prishtinën dallon nga të tjerët si njohës dhe studius për jetën dhe veprën e Hasan Prishtinën. Gjithasht prof Fahri Buçinca në librin e tij sqaron shumë çështje përherë të pare nga jeta dhe vepra e  Hash Prishtinës .Kjo pakujdesi dhe papërgjegjesi  institucionale (shtetërore) deri me tani,  është për çdo  kritikë, në veqanti për organet institucionale te komunës  së Vushtrrisë, të cilët nuk janë angazhuar sa duhet për këtë atdhetar të madh të popullit tonë. .

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok