22/12/2024

HALIM SPAHIA, NJË JETË E TËRË NË SHËRBIM TË ÇËSHTJES KOMBËTARE

0
Halim-Spahia

Ti kujtojmë atdhetarët tanë:

HALIM SPAHIA, NJË JETË E TËRË NË SHËRBIM TË ÇËSHTJES KOMBËTARE

(1897- 1946, i pushkatuar)

Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha

Halim (Shaqir) Spahiu (1897-1946), lindi në Gjakovë, në një familje me tradita atdhetare. Atdhetar që gjithë jetën e pasurinë e vuri nё shërbim të çështjes kombëtare. Ndihmoi materialisht LNÇ-në, u zgjodh kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar (KNÇ) të Rrethit të Prizrenit dhe anëtar i Këshillit Krahinor Nacionalçlirimtar të Kosovës. Duke mos pasur besim në forcat komuniste, Halim Spahia së bashku më Selman Rizën, Ejup Binakun, Tahir Dedën, themeluan më 1943 në Gjakovë ONDSH-në. Në Konferencën e Këshillave Popullore të Rretheve të Kosovës qё u zhvillua më 19-24 mars 1945 në Prishtinë, ju kundërvu energjikisht aneksimit të Kosovës nё kuadrin e Federatës Jugosllave dhe kthimit të kolonëve serbo-malazezë në Kosovë. Ishte anëtar і delegacionit e të shqiptarëve të Kosovës, i cili më 4 prill 1945 shkoi në Beograd për t’u takuar me Josip Broz Titon. Në takim kundërshtoi hapur aneksimin e Kosovës nga Serbia federale dhe kërkoi bashkimin e saj me Shqipërinë. Pas arsyetimit tё  Titos se ishte marrë veshë me Enver Hoxhёn qё Kosova tё mbetej edhe për një kohë në përbërje tё Jugosllavisë. Halim Spahia parashtroi kërkesën për konstituimin e një republike të veçantë të shqiptarëve në Jugosllavi. Për këtë ai kërkoi edhe përkrahjen e Enver Hoxhës në takimin që pati me të në Tiranë, por pa dobi. Edhe pse ishte shtetas i Shqipërisë, Halim Spahia u ekstradua nga shteti shqiptar, dhe iu dorëzuan oficerëve të OZN-as, Çedo Mijoviqit dhe Nazmi Kursanit. U dënua me vdekje-pushkatim, nga Gjyqi Popullor i Kosovës e Metohisë në Prizren. U pushkatua se kishte punua kundër sistemit jugosllav dhe kërkonte haptas bashkimin me Shqipërin. Për këtë qëllim ka formua edhe Komitetin Nacional Demokratike Shqiptare. I cili ka pas për detyrë me bë kryengritjen kundra sistemit jugosllav. Halim Spahija ka bashkpunua ngusht me Tahir Dedën, Rifat Krasniqin, Hasan Remën, Xhemil Flukun e shumë e shumë të tjerë.  1) Me punën e madhe që kishte bë arriti që masat shqiptare ti bind që mos të shkonin me LNÇ-në. Duke iu bërë me dije se populli Shqiptar nuk ka as ma te voglen te drejt, nuk ka flamurin e vet kombëtar, nuk ka nenpunsat e vet; dhe se si Shqiptaret i vrasin duke i konsiderua këta si kriminelë lufte,etj. 2) Simbas udhëzimeve te Halim Spahiut kanë angazhua funksionarët e pushtetit populluar e te komandave ushtarake qe me mundun ne mënyrën ma te lehte me minue përbrenda pushtetin jugosllav dhe njikohsisht Armatën jugosllave. Rrjeti organizativ i organizatës ishte i gjerë dhe përfshinte gati e tërë Kosovën e Dugagjinin. Komiteti Qëndror nen udhëheqjen e Tahir Dedes ishte i lidhur me komitetin e NDSH-së te Prizrenit, sekretar i te cilit ishte Sefedin Ahmeti, natyrisht edhe me pëlqimin e kapiten Riza Aliut, ky organizonte atentate ne personat e pushteti populluar. Halim Spahiu, kishte  dhënë urdhen me ane te Tahir Dedes qe te mblidhen informata e shënime mbi sekretet e shtetit dhe numrin e të vrarëve shqiptar nga ana e pushtetit për të njohtuar opininon demokratik botëror.  Halim Spahiu si anëtarë i organizatës ilegale  gjatë okupacionit dhe pastaj pas çlirimit si udhëhjeqës kryesuer i organizatës së NDSH-es i ka ndihmua dhe formua njësit e armatosura ushtarake me qëllim që të shkëpus Kosovën nga Jugosllavia e Serbija dhe të bashkohej me Shqipërin. Në hetuesi, i pari u morë i akuzuari, Halim Spahiu. Pesë herë u morë në pyetje duke mos llogaritur marrjen në pyetje për të plotësua hetuesinë si dhe ballafaqimin me të burgosurit e tjerë. Hera e parë që u morë në pyetje ishte më datë 6 korrik 1945, hera e dytë, më 21 korrik, 1945, hera e tretë më 25 korrik 1945, hera e katërt më 13 gusht 1945 dhe hera e pestë, më 29 gusht 1945. Dhe disa herë ishte marr për plotësimin e hetuesisë dhe kishte pasur një sërë ballafaqimesh me të burgosurit e tjerë, anëtarë të organizatës. Më 11 shtator 1945, Prokuroria Publike e Kosovës e Metohisë ngriti aktpadi kundër të arrestuarve, me numër K. Nr. 99/45, ndërsa Gjyqi Popullor Krahinor i Kosovës e Metohisë organizoi procesin gjyqësor që kishte fillua me 20 shtator 1945, dhe sipas aktgjykimit Gj. Nr. 17/45, Halim Spahijes i shqiptohet dënimin me vdekje –pushkatim. Në procesverbalin e 5 shkurtit 1946, në ditën e ekzekutimit, shkruanin se: “Për ekzekutimin e dënimit me vdekje ndaj Halim Spahiut dhe të tjerëve, më 5 shkurt 1946 në Prishtinë. Dënimin me vdekje e ekzekutoi Seksioni i Punëve të Brendshme i Këshillit të Rrethit në Prishtinë nëpërmes organeve të policisë popullore. Në ekzekutim merrnin pjesë: Shefi i Seksionit i Punëve të Brendshme, i Këshillit Popullor të Rrethit në Prishtinë – Dragolub Miriq; anëtari i Këshillit Popullor Krahinor të Kosmetit – Ismet Shaqiri; zëvendësi i Prokurorit Publik për Kosmet – Radoje P. Vukqeviç; mjeku i Rrethit për Prishtinë – dr. Vasilije Jovanoviq. Pushkatimi u bë në orën 06:00 (gjashtë) të mëngjesit, pa praninë e publikut, në vendin e quajtur “Kiseli bunar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok