22/12/2024

Gurët e varrëve thërrasin të zotët e tyre

0
Nue-Oroshi

(Heronjëve shqiptarë që mordja e kuqe komuniste i la pa varre)

Nga Nue Oroshi

Në çdo cep të trojeve shqiptare ku i thuhet bukës-bukë e ujit- ujë ku nënlokët tona si në balada të lashta na kanë  rritur në djepa me ninula dhe këngë kreshinikesh,shumë prej këtyre   djemve  dhe vajzave  shqiptare kur u rritën u burrënuan e  u benë besatar të fjalës dhe mbrojtës të trojeve shqiptare. Ata besatar dhe atdhetarë ja dhanë besën shqiptarisë. Kur ti japësh besën shqiptarisë kjo do të thotë së në mënyrë automatike je luftëtarë i ideologjisë se klyshve të Rusisë me një fjalë je halë në sy për projektet në mes të Sërbisë, Turqisë e Rusisë për shkatërrimin e shqiptarisë.Burra atdhetar të betuar në besën e Zotit në gjakun e Gjergj Kastriotit dhe kur ipnin besën e burrit ata përuleshin para flamurit. Ata ishin burra që nuk shiteshin as nuk bliheshin. Ideologjia e tyre ishte shqiptaria. Por gjithkund ku ka atdhetarë ka edhe tradhëtar. Fati i keq ishte se përkundër burrave atdhetarë shqiptaria prodhoj edhe shumë tradhtar. Ata tradhëtar me apo pa vetëdie përqafuan flamurin e Rusisë u bën vegla të Serbisë dhe filluan luftën kundër vëllëzerve të gjakut të tyre që ishin ideolog të shqiptarisë. Rrezatimi shpirtëror për të kujtuar atdhetarët që mbetën pa varre asnjëherë nuk të le të qetë. Ky rrezatim shpeshherë bën luftë me ndjenjat se pse nuk angazhohemi më shumë që e vërteta te dalë në shesh.Shpirtrat e gjuajtur nëpër grrella, nëpër lumënj e liqej shpirtëra që trupat e tyre i flakën në turra drunjësh, i futën në furra të gëlqerëve, i vranë në shtëpi dhe shtalla bagëtish duke i djegur nuk na lanë të qetë ndërgjegjen tonë që se paku të dalë e vërteta.Po shpeshherë mendoj se a kanë pasur ndonjëherë punë me zotin ato familje komuniste të djallit që kanë folur shqip dhe që nuk u penduan asnjëherë për atë që bënë ata komunistë me shpirtëra djajsh.Por ajo që më brenë edhe më tepër është fati se si asnjëherë bijtë e tyre nuk kërkuan falje. Asnjëherë bijtë dhe bijat e komunistëve nuk e kaluan vetvetën që të na tregojnë se ku i gjuajtën etërit e tyre trupat e nacionalistëve të vrarë. Dhe besoni se ende ka publicista, psikopata që nuk do ti ndalte asnjë institucion psikiatrik evropian se do të thoshte se i keni sjellur shumë vonë që e mbrojnë periudhën e komunizmit.

Me një fjalë i arsyetojnë 47.300 shqiptarë të vrarë nacionalistë e atdhetarë anë e kënd trojeve etnike shqiptare. I arsyetojnë djegjët,shkatërrimet, dhunimet,përsekutimet, burgosjet,vrasjet që regjimet komuniste titiste dhe enveriste i shkaktuan shqiptarëve. E arsyetojnë rikthimin e Dardanisë dhe viseve të  tjera shqiptare në duart e Serbisë dhe Rusisë. E arsyetojnë riokupimin e Kosovës. A jeni kund në tokë të bukës publicistë të mjerë apo jeni pjellë e mardhënieve të ndyta në mes të komunistëve shqiptar e serb që benin me njëri- tjerin gjatë reformave të kolektivizimit?! Më një fjalë ju nuk jeni pjellë e shqiptarit por jeni pjellë e djallit që mbroni krimet komuniste në trojet shqiptare. E deri sa shkruaj këta rreshta nuk kalon muaj pa marrë ndonjë email, thirrje telefonike apo ndonjë shkresë për nacionalistët e vrarë shqiptarë të mbetur pa varre. Shpirtrat e tyre nuk janë të qetë. Ata e dhanë jetën për shqiptari dhe nuk e kanë merituar që të përdhunohen, linqoheshin dhe harrohen edhe për se vdekuri.

Pavarësisht se cilës parti politike i takojnë qoftë në Shqipëri,në Dardani,në Iliridë apo në çdo pjesë të trojeve shqiptare ata që shkruajnë se komunistët  shqiptarë patën të drejtë që e luftuan shqiptarizmën nuk janë asgjë tjetër përveç se pjellë e incesteve të ndyta në mes të komunistëve të ndyrë proletar. Vetdijësohuni shqiptarë njëherë e përgjithmonë. Shqiptaria nuk mundet kurrë për të ecur përpara pa u vëndosur në vendin e duhur bijtë atdhetarë nacionalistë që luftuan për Shqipërinë Etnike dhe Demokratike. Gurët e varrëve thërrasin të zotët e tyre që eshtrat të pushojnë në varret e tyre që se paku t´iu ndërtojmë një pllakë me emrin dhe me mbishkrimin: Këtu pushon heroi i Shqipërisë Etnike Kapidan dr.Mark Gjon Marku. Këtu pushon heroi i Shqipërisë Etnike Ndue Përlleshi. Këtu pushon Ukë Sadiku luftëtar i Shqipërisë Etnike. Këtu pushon heroina e Shqipërisë Etnike Marie Shllaku e cila në momentet e vdekjes do të deklaronte:“ Kosovë e bukura ime Kosovë. Madhështore të gjeta e të mjerë po te la. Kosovë Gjaku im tu baftë dritë“. Edhe më e dhimshme është fati kur prokuror,gjygjtar e bartës të funksioneve komuniste si në Shqipëri, në Dardani dhe vise te tjera shqiptare marrin azil politik në Evropë dhe Amerikë. Shfrytëzojnë të mirat e demokracisë amerikane dhe evropiane dhe nuk pëndohen fare të kërkojnë falje për veprat që kryen ata vet dhe baballarët e tyre.E keqja është se shumica prej tyre kanë filluar që ti marrin në dorë dhe të udhëheqin edhe shoqatat shqiptare në Evropë dhe Amerikë duke i dekoruar komunistat që kryen vrasje, masakra dhe i spiunuan vëllëzerit e tyre atdhetarë. Shumkush pyet sot se pse është kaq keq dhe në këtë gjëndje çështja shqiptare.Përgjigjja është shumë e lehtë, derisa në krye të institucioneve të Shqipërisë,Kosovës dhe Iliridës do të jenë bijtë dhe bijat e komunistëve dhe derisa këto institucione do të punojnë me orientimin politik pansllavisto- aziatik çështja shqiptare nuk do të ecë kurrë përpara.Dhe derisa në këtë fundshkurti rrallë po i shohim rrezët e diellit gurët e varrëve thërrasin të zotët e tyre.Thërrasin që në këto gurë të shkruhen emrat dhe mbiemrat e heronjëve te Shqipërisë Etnike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok