14/12/2024

“Guna me rrëke” bashkon qytetarët fierakë dhe miq të Shqipërisë

0
u6_Ajrina-Dimo-Guna1

Nga Ajrina Dimo

Të rinj të shumtë, banorë të zonës dhe të tjerë të ardhur janë bashkuar në të shtunën festive që u mbajt në fshatin Seman të Fierit. Një festë e kujdesur deri në detaje që fillonte që nga imazhi i stampuar në banerin e ftesës së mirëserardhjes. Në qendër një vogëlushe e veshur me simbolin e veshjes tradicionale myzeqare, që i gëzohet kostumit popullor ndërsa fotografohet në Manastirin e Apollonisë, një nga destinacionet turistike më të shquara të vendit. Falë saj kostumin e myzeqesë e kemi parë edhe të vendosur dhe në një nga kartolinat me kostumet tradicionale shqiptare.

Lidhja e më të rinjve  që simbolizojnë edhe të ardhmen e shoqërisë me traditat popullore është një hallkë e rëndësishme gjë për të cilën Bashkia e Fierit dhe kryetari i saj z. Armando Subashi tregon vëmendje të veçantë. Kjo është e shprehur edhe në hapësirën që i krijon pjesëmarrjes së tyre në një ditë ku ndahen vlerat e traditës.

Tradita dhe folklori burimor myzeqar u shpalos në fundjavë në mjedis të hapur në festën e quajtur “Guna me rrëke” . Kjo festë po shndërrohet në një ritual të përvitshëm festiv ku marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve vendore, deputetet e qarkut Fier në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe miq ndërkombëtarë të vendit tonë. Ndër ta edhe e Kroacisë në vendin tonë znj. Sanja Bujas Juraga, dhe ambasadori i Rumanisë z. Mircea Perpelea. I pyetur nga mediat lidhur me përshtypjet mbi këtë ditë Ambasadori Perpelea u shpreh:

Është një çast shumë i bukur, kjo është e para herë që marr këtu. Njerëzit janë shumë të sjellshëm, kanë zakone të bukura! Ju përgëzojqë përpiqeni të ruani kulturën,  zakonet, traditat,  çastet e rëndësishme, ushqimet gastronike. Urime dhe shpresoj të rikthehem këtu me rastin më të parë. Faleminderit shumë!”.

Këtë pjesë të parë të vitit Rumania po mban prej muajit janar edhe Presidencën e Këshillit të Evropës dhe në këtë kuadër edhe në vendin tonë janë duke u zhvilluar mjaft aktivitete. Të shtunën pasdite ambasadori i Rumanisë mori pjesë në një aktivitet kulturor të mbajtur në Galerinë “Kilica” të Fierit që kishte në qendër përurim libri, muzikën, artet pamore dhe komunitetin arumun të zonës.

Këngët, vallet, veshjet folklorike, dasma myzeqare, tradita e gatimit dhe ajo e prodhimeve bujqësore nxorën edhe njëherë në pah vlerat e kulturës së zonës. Kjo festë organizohet nga Bashkia e qytetit dhe gjen  mbështetje edhe nga banorët e Semanit  të cilët shndërrohen në një qendër festive, jehona e së cilës kthehet në mbarëkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok