22/12/2024

Greta Koçi feston 16 vjetorin e lindjes

0

Është shumë e re në moshë dhe falë zërit të saj të veçantë ka arritur të ngjitet gjithmonë e më shumë për të kapur majat e suksesit. Mes të afërmve, miqve, kolegëve por edhe të fansave të shumtë, Greta Koçi ka festuar përmes një mbrëmje të mirëorganizuar 16 vjetorin e lindjes në ambjentet e “Budha Bar”. Të shumta kanë qenë urimet, mesazhet dashamirëse dhe dhuratat në këtë mbrëmje ku veç të tjerëve mbizotëronte ambienti orient dhe muzika më e pëlqyer e kohës. Greta Koçi në këtë intervistë rrëfen emocionet e mbrëmjes dhe Greta Koçi feston 16 vjetorin e lindjes Në mesnatë e urojnë të gjitha vajzat e “Miss Globe” synimet e saj më të afërta.

Si ndihet Greta në këtë 16 vjetor?
 
Ndihem shumë e lumtur. Jam e rrethuar nga të gjithë këta njerëz. Falenderoj shumë prindërit e mi që menduan për gjithë këtë organizim të cilin të them të drejtën e kam thuajse një surprizë për nga mënyra e të ftuarve që nuk e mendoja se do të vinin. Është ditëlindja më e bukur për mua. Jam e rrethuar nga gjithë këta këngëtarë dhe artistë që kanë dhënë shumë për skenën dhe publikun. Kam nderin që i kisha të pranishëm në ditëlindjen time.

Cila është dhurata më e bukur që ke marrë?
 
Janë vërtet shumë. Të gjitha dhuratat janë të bukura, kanë të veçantën e tyre, nuk mund të veçoj dot asgjë. Kush është personi i parë që të uroi? Është motra ime, duke qenë se flemë në të njëjtën dhomë bashkë.

Je shumë e re në moshë, dhe ke një sukses kaq të madh. Cili mendon se është sekreti yt?
 
(Qesh). Në fakt të gjithë më thonë që për moshën që kam kam arritur shumë dhe më vjen mirë për këtë. Nuk di ç’të them, kam filluar të këndoj që e vogël. Ndoshta është zëri im ai që i tërheq të gjithë dhe i bën të më vlerësojnë, ashtu siç kanë bërë deri tani.

Cilin ke si synim të rradhës?

Po përgatitem për festivalin e fundvitit në RTSH. Dua të jap maksimumin tim dhe për rrjedhojë të dal shumë mirë. Uroj ta arrij këtë.

Me cilin kompozitor do të bashkëpunoni?

Është një këngë që do të vijë shumë shpejt në veshin e publikut, të paktën kështu e mendoj unë. Kompozitorin do ta mbaj secret deri në fund. Po bashkëpunoj me një muzikant që të gjithë kur ta shohin do të habiten. Kjo mbetet një surprizë për t’u zbuluar.

Tashmë filloi dhe shkolla, do ju pengojë ndopak për aktivitetin muzikor?

Këtë vit unë kam ndërruar dhe shkollë, nuk studioj më në të njëjtin gjimnaz privat. E bëra këtë ndryshim për të qenë dhe afër motres time si dhe për t’u ndjerë më mirë. Shkollës sigurisht që i përkushtohem në maksimum dhe më duhet të heq dorë nga shumë gjëra për të mos mbetur mbrapa me mësime, siç janë për shembull turnetë e shumtë. Përsa i përket këngëve të mia dhe festivalit të fundvitit, mundohem ta gjej kohën për çdo gjë që më duhet dhe më shërben.

Nga Nisida Knezi – Gazeta Shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok