15/11/2024

Gjuha e përçartë e Vjosa Osmanit  kundër Shtëpisë së Bardhë

0

Nga Ndue Ukaj

Gjuha e përçartë e Vjosa Osmanit kundër Shtëpisë së Bardhë e shprehur sot në institucionin e Kuvendit të Kosovës përbën një pabesi të rëndë ndaj aleatit që na ka krijuar si shtet dhe që garanton sigurinë e rendin Kushtetues të Kosovës.

Prandaj, të thuash se “pranimi i moratoriumit në Washington ka cenuar rendin Kushtetus të Kosovës”, atë rend që e ka krijuar vetë Amerika dhe për të cilin askush s’ ka kontribuar ma shumë se Amerika, domethënë të thuash publikisht një anomali fort të rrezikshme politike dhe kulturore.

Sepse, një mendësi e tillë politike, sado e kufizuar të jetë, rrezikon të kthehet në mendësi kulturore të “mosnënshtrimit” ndaj Amerikës.

Kjo mendësi dihet ku e ka origjinën dhe larg qoftë përherë nga ne.

Mjerisht duket se plot shqiptarë e kanë thellë në zemër mendësinë e bandave esadiste e enveriste.

Ne duhet ta themi atë që është e njohur botërisht: të gjitha njohjet dhe sukseset e Kosovës kanë vulën e Amerikës dhe fuqive tjera europiane.

Po ashtu, të përdorësh mostër Serbinë për t’ i  gjykuar e shpjeguar raportet tona me perëndimin, konkretisht Amerikën ose është injorancë e thellë ose dashakeqësi e thellë.

Në të kaluralën, po të kishim bosullë Beogradin, as s’ do të kishim liri të tillë çfarë kemi, as shtet e as Kushtetutë.

Por ne u kemi besuar miqve dhe me ta kemi fituar liri, shtet dhe sot kemi rend kushtetues.

Sepse, Shtëpia e Bardhë për ne është e bardhë si bora, pa asnjë njollë.

Gjuha e sotme e presidentës në Parlamentin e Kosovës tingëllon si shprehje e mllefit dhe arrogancës antiamerikane që gëlon në mendësinë bashibuzuke neokumuniste dhe si e tillë është goditje e rënd dhe e ligë në themelet e shtetit të Kosovës.

Me këso gjuhe të pjerdhur politike, duke hedhur gurë e dru mbi Amerikën, vetëdijshëm ose jo, udhëheqësit e sotëm po e tërheq litarin në drejtim të kundërt me perëndimin, dhe kështu, po tentonjnë që t’ i lidhin shqiptarët me aleancat lindore, që atyre u kanë shkaktuar tmerre dhe tragjedi shekullore.

Bota është duke përjetuar turbulenca të mëdha dhe të stigmatizosh sot Amerikën është një dashakeqësi e pashembullt.

Kjo logjikë e mbrapshtë, përditë e më shumë po ia mbush hambarin Beogradit dhe forcave që gravitojnë rreth qendrave antiperëndimore.

Sepse, të sulmosh Amerikën, domethënë të tentosh t’i hedhësh në erë themelet e shtetit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok