22/12/2024

Gjergj Kastrioti i priti me bukë, kryp e zemër ushtarët e Huniadit

0
Gjergj-Kastrioti-Hunyadi

Nga Gjon Keka

Gjergj Kastrioti dhe Huniadi ishin aleat në mes vete, më saktësisht ata ishin dy rojet e civilizimit europian.

Një herë pas marrëveshjes që bënë me Gjergj Kastriotin për t’iu bashkuar Huniadit në betejën e Varnës, Gjergji i Madh pas konsultimeve me princat tjerë të kuvendit të Lezhës i premtoi atij mbështetjen e tij të plotë në atë betejë. Por, pasi ishte nisur ai u pengua nga despoti serb, dhe u vonua në atë betejë, saqë Huniadi e humbi betejën.

Ndërkaq ushtarët e tij të mbetur pasi kishin humbur udhën u takuan me Gjergj Kastriotin i cili i priti ata miqësisht i dha bukë, kryp dhe i ofroi udhëtimin për në atdhe të tyre duke i zbrit në Raguzë për të vazhduar ata drejt atdheut të tyre Hungarisë, Thuhet se ata e falënderuan aq shumë sa nuk ndaheshin nga ai prej përqafimeve dhe mirënjohjes për të madhin e arbërisë Gjergj Kastrioti.

Si duket ajo fjala mikëpritëse (bukë, kryp e zemër) e miqëve që vizitojnë shtëpitë e arbërorëve ndoshta është që nga koha e Gjergj Kastriotit i cili i priti hungarezët me bukë e kryp dhe ndihmën e nevojshme miqëve të tij në vështirësi.

Sikur dihet, Gjergj Kastrioti për shkak të pengesës që i bënë, ai iu kthye despotit demoniak serb dhe e shkatërroj gjithë vendin e tij duke mos i lënë asgjë mbi tokë.Thuhet se despoti serb ishte strehuar tek sulltani deri sa të kalonte ajo stuhi e madhe që kishte shkaktuar i madhi Gjergj Kastrioti kundër tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok