21/12/2024

Gjergj Kastrioti busulla e orientimit dhe Tempulli i bashkimit të kombit

0
Gjergj-Kastrioti

Nga Gjon Keka

Ja pse nuk lind më një Udhëheqës, Strateg e Mbret i tillë si Gjergj Kastrioti :

Gjergj Kastrioti nuk vraponte pas posteve e titujve,  por i dhanë të tjerët poste e tituj sipas meritës, pa i kërkuar ato,

Ai e donte lirinë, përparimin dhe fuqizimin e Atdheut dhe Shtetit të tij,

Ai nuk vraponte pas pasurisë vetjake, por donte ta bënte Atdheun e tij të pasur,  të zhvilluar e të fuqishëm,

Ai vdiq si një Mbret i varfër, sepse tërë pasurinë e tij e kishte vënë në shërbim të atdheut respektivisht Arbërisë së tij.Ndërsa Mbretërit e Princat tjerë europian lanë pas pasuri, ari e pallate të tyre, Gjergj Kastrioti nuk la pasuri, sepse e kishte vënë në shërbim të atdheut,  prandaj ai la një shembull të pavdekshëm në historinë e qeverisjes dhe udhëheqjes së Shteteve apo Mbretërive,

Ai luftoi për liri, për pavarësi, për rikthimin e dinjitetit dhe bashkimit arbëror,

Ai ishte „njeri i virtytit“ sikur që thoshte edhe vetë dhe „jo i fatit“,

Ai sakrifikojë gjithçka për të mirën e përgjithshme të Atdheut,

Ai jetoi si një i shenjtë,  dhe u bë Busulla e orientimit dhe Tempulli i bashkimit të kombi i tij,

Ai ishte komandant i papërsëritshëm, sepse edhe në Ushtrinë e tij dhe në Shtetin e tij kishte disciplin, moral dhe pastërti patriotike,

Ai e vendosi jetën e tij dhe të familjes së tij në rrezik, vetëm e vetëm që Atdheu i tij ta shohë dritën e lirisë,  pavarësisë dhe përparimit,

Ai e donte Shtetin(Mbretërinë) e tij, qytetarët e tij pa dallim i pasur apo i varfër,  i vogël apo i madhë, dhe pa dallim pozitave në shoqëri,  sepse ai Atdheun e konsideronte si një Trup i përbashkët,

Ai u bë i dashur për qytetarët e tij, sepse ia ktheu gëzimin e lirisë,  pavarësisë dhe sa ishte gjallë e mbajti të bashkuar dhe e ruajti Arbërinë në themelet e saj dhe të paraardhësve,

Ai hyri përjetësisht në zemrat e arbërorëve dhe nuk doli më kurrë, por vetëm sa u bë edhe më i gjallë deri në ditët tona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok