GJERGJ DEDAJ PROMOVON “ ATLETËT E LIRISË” NË VJENË

0
Hazir-Mehmeti-Gjergj-Dedaj-Promovimi

“Te liria s’arrihet nëpër lule, por nëpër vuajtje e mundime të gjata.” – Ukshin Hoti

“Ishte thirrje dhe kohë e cila paralajmëronte uragane politike dhe stuhitë e lëvizjeve të zhvillimeve epike të një maratone drejtë lirisë.” – Gj. Dedaj

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Vjenë, 23 tetor 2026. Organizuar nga Shoqata Kulturore “Iliria” në Vjenë u bë promovimi i librit “Atletët e Lirisë” i autorit Gjergj Dedaj.  “Iliria” tani e shumë dhjetëvjetësh u bë e njohur me aktivitetin e saj organizative falë veprimtarëve patriotë e shumë aktiv.

Mbrëmjen e hapi Nazif Aliti, drejtues i Shoqatës “Iliria”,  i cili në emër të organizatorit, përshëndeti  të pranishmit dhe autorin duke i dëshiruar mirëseardhje dhe suksese librit.

Vështrimin rreth librit “Atletët e Lirisë” e mbajti Liridon Hoti. Ai e vlerësoj lart autorin dhe librin e tij të ri. “Jemi mbledhur sonte këtu në kryeqytetin e Austrisë mike, jo fort larg relikteve të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, për ta prezantuar librin “Atletët e Lirisë”, të autorit politikanit, diplomatit, ambasadorit dhe veprimtarit shumëvjeçar, Z. Gjergj Dedaj.

“Atletet e Lirisë”, vjen si dëshmi historike e veprimtarisë politike dhe kombëtare e zotit Gjergj Dedaj, një historik i shkurtër i liberal-demokracisë së Kosovës, themelet e së cilës i hodhi në vitin 1991, Partia Liberale e Kosovës”.

“Në gjithë rrugëtimin tim që nga viti 1991, kur nis veprimtaria e Partisë Liberale të Kosovës, kishim qëllim ndërkombëtarizimi i Kosovës në botë. Njëri nga sukseset tona ishte regjistrimin e Partisë në gjirin e partive ndërkombëtare të liberalëve të cilën e arritëm në vitin 1995, pikërisht këtu në Vjenë, të jemi parti liberale evropiane. Ishte partia e parë e Kosovës e cila pranohet në rrethet ndërkombëtare. Qëllimi ynë ka qenë të bëjmë sa më shumë miq aq të nevojshëm për kauzën tonë. Austria, si mik i ynë i vazhdueshëm, kishte rëndësi të madhe dhe ne arritëm të vendosim marrëdhënie miqësore me disa nga drejtuesit e saj, bie fjala mik i madh i yni ishte Alois Mock, ministër i punëve të jashtme i Austrisë,  i cili na mbështeti vazhdimisht. Kam pasur disa takime me te dhe shumë nga ministrat e asaj kohe. Mock  ishte njeri vlerësues dhe mik i vërtetë. Ne e kemi ditur se Kosova nuk çlirohet pa luftë dhe pa përkrahjen e miqve në botë. Këtë e ka vlerësuar shumë edhe Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova e cili në vlerësimin tonë për punën jashtë Kosovës në afrimin me miq, na porosite të vepronim jashtë, kjo ishte me rëndësi të madhe kur dihej se asokohe nuk kishim ministri.  Në afrimin me miq Dr. Ibrahim Rugova ishte figurë madhore me autoritet të lartë në botë.”

Libri “Atletët e Lirisë” ndahet në tri perioda: para lufte (1921-1998”, e luftës (1998-1999), e pasluftës 1999-2021.  Lufta heroike e Ushtrisë Çlirimtare, sakrifica epike e vajzave e djemve të Kosovës dhe rënia heroike e Komandantit Legjendar Adem Jashari me familjen e tij i dhanë shpirt të pashtershëm luftës drejtë lirisë. Rrethanat e rënda të krijuara nga pushtuesi serb gjakatar, dëbimi i një milion njerëzve nga vatrat e tyre, varret masive kudo deri në Batajnicë e Danub, kushtëzuan lëvizjen e faktorit ndërkombëtar për mbrojtjen e shqiptarëve nga shfarosja e tyre. Ndërkombëtarët organizuan Konferencën e Rambujesë, e drejtuar nga drejtori politik i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-es Hashim Thaçi.  Nga delegacioni kosovar u nënshkrua marrëveshja e cila i hapi rrugë veprimit luftarak të NATO-së.

Atletët e lirisë së Kosovës ishin të shumtë, mijëra, miliona gjeneratave, por brenda këtyre 30 viteve atletët iu afruan cakut sikur asnjëherë në histori. Pa dyshim, njëri nga këta atletë të kësaj periudhe emri Gjegj Dedaj do mbetet thellë në kujdesin e kombit shqiptar. Gjergj Dedaj në themelet e lirisë nga familja e tij i ka dymbëdhjetë pjesëtar Dedaj, në Mejë me 27 prill 1999, e njohur si Masakra më e madhe armike mbi popullsinë civile.

“Me idetë e tij të demokracisë liberale, ai u dëshmua si mbrojtës i vendosur i lirisë dhe ideve liberale në mesin e shqiptarëve dhe përfaqësoi pikëpamjet properëndimore të Kosovës në qarqet liberale evropiane dhe botërore. Si themelues i Partisë Liberale të Kosovës, në vitet nëntëdhjeta ai anëtarësoi partinë e tij në ALDE me seli në Bruksel si dhe në Internacionalen Liberale me seli në Londër, dhe madje, arriti të ishte edhe nënkryetar i saj për një mandat. Në këtë cilësi në bashkëpunim me Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën- ALDE në Bruksel, ai inicoi dhe aprovoi me dhjetëra rezoluta për Kosovën, si dhe organizoi dy konferenca ndërkombëtare për Kosovën; njërën në Parlamentin Evropian në Bruksel dhe tjetrën në Këshillin e Evropës në Strasburg”. -Avni Spahiu.

“Gjergji mund të llogaritej gjithmonë si një mbështetës i vlerave liberale dhe demokratike në vendin e tij, si dhe si një njeri që punonte me pasion për të ardhmen evropiane të vendit të tij evropiane. (Gjergj could always be counted upon to advocate for liberal and democratic values in his country and to passionately work for his European future.) Ilhan Kyuchyuk  MEP President i Aleancës së Partive Liberale Demokratike të Evropës-ALDE, me seli në Bruksel

Nga të pranishmit përshëndeti Hazir Mehmeti, publicist. “Ju përgëzoj për librin e juaj! Ju e keni dëshmuar vetën si veprimtar patriot gjatë gjithë këtyre periudhave të shkruara në libin tuaj duke e bërë të njohur përpjekjen tuaj të fuqishme si politikan, diplomat dhe njeri i penës e sakrificës. Libri i juaj do merr vlera të mëdha gjeneratave. Kjo vepër do jetë argument e referencë nga dora e parë e burimit faktik. Ju jeni vet njëri nga atletët në fitoren e maratonës historike me shumë sakrifica. Edhe shumë vepra tjera! Suksese librit!”  Në fjalën e tij Osman Ademi, mësues përshëndeti autorin duke e vlerësuar veprën e tij me vlerë. Ai shtroi rëndësinë e Qendrës Kulturore Shqiptare në Austri, ku do promovoheshin vepra me vlera kombëtare sikur është kjo e sotmja.

    Biseda me autorin Gjergj Dedaj ishte e lirë dhe vëllazërore. Rreth librit pati pyetje të cilat morën përgjigje me respekt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok