21/12/2024

Gjaku i Arbrit do të jeton edhe për shumë shekuj jo vetëm në trojet etnike shqiptare por edhe të mërgata e madhe atdhetare

0
Promovimi-Hamburg

(Fjalimi i mbajtur në Hamburg të Gjermanisë me 27 shtator 2024)

Nga Nue Oroshi

Të nderuar pjesëmarrës zonja dhe zotërinj,

E nderuara Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg zonja Saranda Krasniqi-Osmani;

I nderuar Konsull i Nderit i Republikes se Shqipërisë në Hamburg zotëri Kolë Gjoka;

Të nderuar ligjerues për të dy librat Sadbere dhe Avni;

I nderuar veprimtar i palodhur i qeshtjes kombtare Xhelil Musa

Të nderuar veprimtar shqiptar në Hamburg dhe rrethinë që për katër dekada e keni mbajtur gjallë shqiptarizmën në Gjermaninë e Veriut

Sot jemi mbledhur për të kujtuar vëllëzerit dhe motrat tona, prindërit tonë, gjyshërit dhe stërgjyshërit tonë të cilët u vranë, u masakruan, u debuan dhe eshtrat e tyre u gjuajtën nëper grrella e përrocka si dhe u bën ushqim për kafshët e egra tash e një shekull me parë.Jemi mledhur sot për ti kujtuar dhjetra e mijëra shqiptarë dhe shqiptare të cilët në periudhën historike 1912 e deri në vitin 1999 përplotë një shekull me radhë u sakrifikuan dhe dhanë jetën vetëm e vetëm se ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetonin në trojet tona etnike ku i thuhet bukës -bukë e ujit- ujë. Në këto troje ku nënloket tona shqiptare na rritën me ninullat e djepit ku edhe në ato këngë i këndonin trimërisë dhe atdhetarisë së të parëve tanë. Sot falë punës së vyer te 86 studiuesve shqiptarë në të gjitha trojet etnike shqiptare dhe nga mërgata e madhe atdhetare kemi para jush dy vepra enciklopedike me 1296 faqe.Në këto faqe çdo shkrim është i faktografuem më një apo shumë ngjarje historike,më një apo shumë masakra që kanë ndodhur në trojet etnike shqiptare.

Të nderuar pjesëmarrës,

Ka 30 vite që mirrëm me botimin dhe përgaditjen e librave enciklopedik por asnjëheër nuk e kam ndier veten më keq se kur në çdo rresht, në çdo faqe dhe në çdo kapitull të librit lexon emra të shqiptarëve të masakruar barbarisht nga Serbia gjenocidiale,kur sheh emra të fëmijëve nga mosha 6 muajsh e deri tek pleqtë dhe plakat e moshës mbi 80 vjeçarë të vrarë e të therur me singi. Këtë mund ta bëj një pushtues që është rritur dhe edukuar më politikën e Qubrilloviqit, Rankoviqit, Millosheviqit dhe shumë kanibalëve tjerë që asnjëherë nuk janë ngopur me gjakun e shqiptarit.

E si të mos ndihet intelektuali i prekur në shpirt kur në shkrime, në këto libra gjenë dëshmi se si ushtarët kriminalë serb në vitet e 1913 dilnin në gjah në rrethinat e Tetovës dhe Gostivarit për të vrarë shqiptarë të pafajshëm dhe më pas krenoheshin me njëri- tjetrin se cili ka vrarë shqiptarë më shumë mbrenda një ditës shtatë, nëntë apo njëmbëdhjetë. Është e pamundur të sjellim këtu para jush të gjithë ato krime dhe barbari.

Është e pamundur të mos të tradhëtoj loti kur nëna Dilë një mirditore pasiqë kthehej nga Prizreni se bashku me djalin dhe tre mirditorë të tjerë nga Gjugja që kishte ardhur t´ia blen pajën e nusërisë vajzës se saj në Prizren dhe kur kthehët në Shqiperi pak pa mbërri në kufi i marrin djalin dhe tre bashkëshoqërusit e tjerë dhe i vrasin që të katër para syve të nënës Dilë. I hedhin në një gropë dhe i lën të pambuluar me dhe nuk ngihen me kaq. E marrin nënën e shkretë e lidhin për një lisi dhe ashtu të lidhur për dy dite e dy netë e lanë të kthyer me shikim nga djali i saj i masakruar dhe tre mirditorët e tjerë. E si mos të ndjehët intelektuali i dridhur kur lexon një ngjarje në Plavë ku 20 fëmijë shqiptarë nga mosha pesë e deri në dymbëdhjetë vjeçare të uritur vraponin mbas pesë, gjashtë bukëve që kishin lanë ushtarët serb e malazezë.

Dhe kur shkojnë për ti marrë ato bukë ata ju hodhen katër apo pesë bombe dhe i shëndrrojnë fëmijet në copa mishi. Kemi edhe qindra e mijëra raste të tjera të masakruarve shqiptarë nëpër të gjitha trojet etnike shqiptare.

Diçka rreth harresës dhe moskujdesit tonë

Shpeshherë ne shqiptarëve na ka kapluar sindromi i harresës në histori. Duke mos i shkruar gjërat na kanë ikur shumë emra të shqiptarëve tanë që janë vrarë, janë masakruar,janë gjuajtur nëpër pusa dhe nëpër detra.

Është mirë që mundi i këtyre 86 studiuesve dhe gjaku i dhjetra, mijëra shqiptarëve të vrarë në shekullin njëzetë mos të mbetët vetëm në librat dhe në shkrimët në gjuhën shqipe por ato të përkthehën edhe në gjuhën angleze në gjuhën gjermane dhe në gjuhë të tjera të botës. Ky gjenocid serb është gjenocid i paparë në histori.Kanë ndodhur gjenocide edhe në vende tjera në mbarë botën.Por ky është një gjenocid dhe terror i pandalur që ka ushtruar Serbia në trojet shqiptare. Për një shekull asnjëherë nuk ka kaluar një dekadë pa ndodhur vrasje,masakrime,dëbime, djegie të shtëpiave, dhunime dhe çdo gjë tjetër.

Në fund dëshiroj të falënderoj organizatorët e kësaj akademie Konsullatën e Përgjithshme te Republikës së Kosovës në krye me Konsullen Saranda Krasniqi-Osmani, për organizimin e kësaj Akademie promovuese e cila nuk hezitoj fare dhe u angazhua për ta bërë sa më madhështore këtë organizim.Konsullin e Nderit të Republikës së Shqipërisë zotërinë Kolë Gjoka i cili jo vetëm që është sot këtu i pranishëm por edhe është zotuar se promovimin e këtyre librave do ta bëjmë edhe në festën e flamurit në Elmshorn, ligjeruesve që do të mbajtenë fjalën për këto dy libra zonjës Sadbere Emshiu e cila ka dhënë një kontribut te çmuar në organizimin e kësaj akademie si dhe atdhetarin dhe studiueisin Avni Billali i cili ka 20 vite që është angazhuar pa pushuar ta ndihmoj dhe përkrahë Shoqatën “Trojet e Arbrit” me organizime. Gjithsesi nuk mund ta përfundoj këtë fjalë pa falënderuar shqiptarët e Hamburgut me rrethinë të cilët për katër dekada me radhë kanë kontribuar në favorë të çështjes kombëtare ku si fryt i këtij kontributi kemi edhe deputetin shqiptarë në Parlamentin e Hamburgut zotëri Sami Musën.Dhe krejt në fundë e kemi për borgj gjenerata jonë që të lëmë gjurmët në historinë shqiptare. Lënia e gjurmëve tregon se gjaku i Arbrit do të jeton edhe për shumë shekuj jo vetëm në trojet etnike shqiptare por edhe të mërgata e madhe atdhetare.Na u priftë e mbara!

Screenshot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok