25/05/2024

Gëzuar përvjetorin Shoqëria “Vatra”

0

Nga Dorian Koçi

Shoqëria “Vatra” përbën pa dyshim një nga historitë më të suksesshme të organizimit të shqiptarëve përgjatë këtij shekulli. E lindur dhe e organizuar si një kopje e shoqërive të tjera që shqiptarët patën krijuar në Rumani, Bullgari, Egjipt e Turqi, “Vatra” pati meritën që duke përqafuar mentalitetin dhe etikën e punës të vendit ku u krijua të shndërrohej në një përfaqësi dinjitoze të shqiptarëve në botë dhe të kontribuonte si askush tjetër në themelimin dhe fuqizimin e shtetit shqiptar.

Për më tepër Shoqëria “Vatra” është fiksuar në memorien shtet formuese shqiptare si shprehësja e parë e konceptit të vullnetarizmit pasi ishte pothuajse shoqëria e vetme shqiptare në botë që vazhdimisht u bë promotore e ngjarjeve në Shqipëri nëpërmjet pjesëmarrjes së drejtë për së drejtë të vullnetarëve të saj në ngjarjet e mëdha të kryengritjes së përgjithshme të vitit 1912, Luftës së Vlorës apo dhe ndërtimit dhe konsolidimit të shtetit shqiptar në periudhën 1920-1924.

Aq i madh, i njohur dhe i pranuar gjerësisht ishte ky kontribut i “Vatrës” sa ajo ishte e vetmja shoqëri patriotike që u lejua të përfaqësohej me një deputet të saj në parlamentin shqiptar 1921-1924. Nga SHBA-ja erdhën idetë në vitet 20’, ku në Shqipëri për herë të parë eksperimentoi me zgjedhjet e lira dhe demokratike përmes veprimtarisë dhe publicistikës së dy nga korifenjve të ”Vatrës”, Fan Noli dhe Faik Konica, të cilët lanë gjurmë të pashlyeshme në mendimin politik, filozofik dhe kulturor të Shqipërisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok