26/12/2024

“GABIMI” I STUPCAVE

0
Rexhep-Shahu

NGA REXHEP SHAHU

Ata komandantat që ndanin në hartë copat e atdheut për veten e tyre si trofe lufte, ende pa u çliruar Kosova, ata që prisnin si bisha në pritë me ia marrë pushtetin Rugovës, pasi filloi luftën NATO për ta çliruar Kosovën, ata nuk kanë qenë kurrë në front të luftës, nuk kanë qenë në asnjë betejë.

Shesh betejat e tyre për pushtet e plaçkë lufte kanë qenë në Tiranë, Durrës, Kukës, Has, Tropojë, Zvicër, Gjemani, Suedi, etj, por jo në asnjë front lufte në Kosovë. Ndaj mos ua jepni atë meritë që nuk e kanë komandantat zhvatës.

UÇK është krenaria më e madhe e shqiptarëve sepse UÇK u tregoi shqiptarëve, që kishin harruar, se edhe serbët i vret plumbi, u tregoi shqiptarëve se si vriten serbët. UÇK vrau frikën e shqiptarëve, drejtoi kurrizin e shqiptarëve. Vetë krijimi i UÇK është fitorja më e madhe e saj dhe e gjithë shqiptarëve.

UÇK bëri që unë të shoh, të njoh, të prek me dorë hero shqiptar sepse ne kishim harruar a kemi heroj, nuk dinim si është heroi. UÇK bëri që unë të rri me heroj shqiptarë, të shoh se si mbijeton heroi shqiptar me plumba në trup dhe si niset sërish për në luftë, si vdes heroi shqiptar pa lënë amanet as partinë, as Enverin, as atdheun, as Kosovën, se si vdes duke derdhë lotë dhimbje…

Unë kam parë me sytë e mi edhe komandanta stupcash, veç jo në front të luftës por në zyra, kafene, restorante luksose e jo luksoze, siç kam parë komandanta të vërtetë jo si të stupcave, bashkë me ushtarë dhe që nuk bënin diferencë me ushtarët dhe nuk shfaqnin asnjë përbuzje a bezdi ndaj ushtarëve.

Është radha e stupcave të “luftojnë” që të vritet frika në Kosovë, frika prej komandantëve të gjithpushtetshëm, prej komandantëve që kanë në duar pushtetin e nëndheshëm dhe kërcënojnë gjithkënd duke përdorë naivitetin dhe injorancën e atyre që kanë lëpirë ndonjë kockë, të vritet frika dhe njerzit të kenë kurajo e guxim t’i thonë të vërtetat që i dinë. Pa u thënë ato të vërteta shoqëria shqiptare në hapsirën shqiptare do të rritet si gjarpëri nën gur. Sepse dikush ka refuzuar luftën, dikush ka mashtruar luftën, dikush ka blerë shtrenjtë dëshminë e luftës sikur ka qenë në luftë, dikush merr euro e dekorata të pamerituara sikur ka ndihmuar luftën, dikush bëhet veteran lufte pa pasë asnjë lidhje me luftën, dhe dëshmitë e veteranëve u bënë si fletëvotimi të garantuara për dhënësit e dëshmive, shqiptarët e Shqipërisë nuk iu bashkuan luftës, invalidët e luftës u përbuzën, mashtruesit që s’kishin lidhje me luftën përveçse kishin dëgjuar ndonjë krismë arme, u graduan si luftëtarë të dorës së parë.

Stupcat janë në fillim, nëse e kanë seriozisht paqtimin e ndërgjegjes tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok