FUQIA POETIKE E ADELINA XHAFERIT
Kur lexojmë diçka të natyrshme, që në vetvete ngërthen gjuhën e pastër dhe fuqinë e fjalës poetike të ndërtuar mbi bazamentin e metaforës së kuptueshme; themi se kemi gjetur thesarin e fjalëve që pluskojnë këndshëm dhe, porsi shiu i luleve, nga buzët e njoma të poetes së re Adelina Xhaferi, rrjedhin fjalët dhe gjithë qenia e saj kushtuar lirikës së vargëzuar në gjerdanin e poetikës moderne të shkruar me muzikalitetin e fjalëve të puthshme…
Shkruan: Remzi Limani
Venerimi i poezisë së pranueshme dhe të pasur me figuracione të bëgata në strukturimin e fjalës së bukur, pa dyshim, kësaj radhe na vjen nga poetja e talentuar, Adelina Xhaferi, e cila fokusohet në fuqinë e fjalës së gatuar dhe të pjekur në shpirtin e saj prej engjëlli, që di të flas me veten e saj dhe lexuesin, i cili me ëndje shfleton faqet e librave të saj, për ta kuptuar të bukurën e vargëzuar nëpër vargje të cilat kërkojnë vëmendje dhe mirënjohje për fjalën e gatitur me shije të hetueshme në kuptimin e të mirës veçane, për ta shijuar fjalën e shkruar mrekullisht. Ja pra, disa vergje të cilat na servir, Adelina marrë nga poezia, PENG:
/Nën zërin e psalmeve t’murgut dit’pakt’/t’pëshpërita t’më rrëmbeje kur t’piqeshin qershit’/
e t’dehur dashurie t’ishim ne t’ikurit e Trojës./ Pra, poetje jonë respekrive, Adelina Xhaferi, jo vetëm që i këndon dashurisë por, nga dashuria gatuan bukën e jetës – të ëmblën dhe të hidhuren, sepse, nuk mund t’i shijojmë ëmbëlsitë, poqëse nuk dimë ç’është e hidhura e të ëmblës fshehur brenda nesh. Në këtë kontekst, Adelina flet me kohët dhe shpërfaqet e figurshme në vjershërimet e saj, të cilat kanë të bëjnë me të ikurat e kohës… dhe në poezinë BREZA GRASH, poetja na thotë:
/Kur linda n’agun e s’mërkurës/
ia mbyllën shtëpis’ der’n e madhe
t’mos m’i shihte syt’ bota/ n’dritaret e heshtura kah udha
perde t’zeza vu dor’ e fatit/mbi timen MË ran’ mallkime t’shumta/e për GJYSHEN dhimbje t’re l’shoi dita/. Këtu pra, në vjershërimet e Adelinës, shohim njëkohshëm duke i përjetuar të bukurat dhe vragët e dashurisë dje dhe sot. Përjetojmë këngët, legjendat dhe faktet nëpër shtjellat e historisë sonë, deri tek fjalët e puthitura buzë më buzë, si vlera poetike të padiskutueshme.