Fundi i një viti të gjatë zgjedhor!
Shkruan: Florim Zeqa
Rrallë herë, mbase asnjëherë nuk ka ndodhë moti, që bashkë me minutat e fundit të vitit që po e lëm pas, kandidatët për deputet t’i numërojnë votat më shpesh sesa sekondat e minutës së fundit të hyrjes në vitin e ri kalendarik!
Mesazhi i fitores dhe bashkëpunimit politik
Pas fitores spektakolare të LVV-së me aleatët e saj, pashmangshëm duhet të pranohet rezultati zgjedhor dhe t’i shtrihet dora e bashkëpunimit partisë fituese të zgjedhjeve nga të gjitha partitë konkuruese në garën zgjedhore.
Ky njëherit është nivel bazik i demokracisë dhe shprehjes së kulturës demokratike të popullit tonë liridashës dhe atdhetar!
Mesazhi i këtyre zgjedhjeve është bashkëpunimi i subjekteve politike për të mirën e vendit.
Vota e diasporës e ndryshoj, por edhe jo aq shumë sa pritej rezultatin përfundimtar!
Ngritja e lehtë VV-së dhe rënja drastike e partive opozitare e shtron nevojen e një alternative të re politike, për krijimin e një blloku të fuqishëm opozitarë që e baraspeshon fuqinë politike në Kuvendin e Kosovës.
Nga dy-tre fjalë për secilin subjekt politik
Bedri Hamza nuk e pati kohën e mjaftueshme për përgatitjen e partisë për zgjedhje, rënja e lehtë e PDK-së është produkt i fraksioneve të brendshme pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.
Rezultati për LDK-në është katastrofal, i cili i ka tejkaluar të gjitha parashikimet edhe të pesimistëve më të mëdhenj!
Kjo ka ardhur si rezultat keq-menazhimit të partisë nga Lumir Abdixhiku, i cili, në vend që t’i ofrojë rreth vetës njerëzit më të merituar në LDK, veprimtarët dhe themeltarët, në parti i solli mercenarët dhe të dështuarit politikë nga partitë e tjera kundërshtare të filozofisë politike rugoviane.
Si pasojë e kësaj, dështoj në përpilimin e listës zgjedhore, duke e mbushur atë me ardhacak dhe parashutist, duke i lënë anash kontributdhënësit më të merituar në LDK.
Me një përkujdesje më të madhe në përpilimin e listës zgjedhore, Lumir Abdixhiku fare lehtë ka mundur ta kthejë LDK-në vendin e dytë.
Ndryshe, LDK pa një reformin të thellë strukturor nuk do ta kthehet asnjëherë më në vendin e parë!
Dorëheqja e Lumir Abdixhikut e pa alternativë, por e vonuar për LDK-në!
Për AAK-në nuk ia vlenë të flitet shumë për shkak të rezultateve të njëjta zgjedhore, të cilat janë produkt i ruajtjes së bastioneve të saj tradicionale.
NISMA në këto zgjedhje u fundos përfundimisht si subjekt politik, andaj Fatmir Limaj nuk ka rrugë tjetër vetëm se të kërkoj kthimin në amzën e tij-PDK!
Konkluzion
Vlenë për ta përshendetur aftësinë e Albin Kurtit në thithjen e elektoratit të LDK-së, i cili ngjashëm sikurse në vitin 2021 e pushtoj nga brenda ‘Kalanë Rugoviane’ të LDK-së, për të cilin votuan shumë kryetar komunash dhe zyrtarë të lartë të LDK-së me familjarët e tyre!
Meqenëse shkrimin analitik e fillova me ndërrimin e motmoteve, ashtu po e përfundoj me shpresën që viti 2026 të mos na kthehet në vit zgjedhor shkaku i zgjedhje së presidentit në Maj të vitit të ardhshëm!
Urime fitorja LVV-së të gjithë mbështetësve dhe simpatizantëve të saj!
Meqë ky është shkrimi i fundit analitik për këtë, urime Viti i Ri 2026 të gjithë lexuesve të mi besnik dhe qytetarëve të Kosovës, shqiptarëve në trojet etnike dhe diasporë pa dallime partiake apo ideologjike, duke ju dëshiruar shëndet dhe begati në afmiljet e tyre, me shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin, tolerancë dhe bashkëpunim në forcimin e shtetit!
Përzemërsisht: Florim Zeqa, 30 Dhjetor 2025
