Fran Gjoka, figurë e njohur e arsimit dhe gazetar i mirënjohur
SHKRIM PROFIL
Nga Mevlud BUCI, Mësues dhe Shkrimtar, Dibër
Kontributi i gazetarit të njohur FranGjoka në arsim është thuajse 50 -vjeçar. Nëbiografinë e tij bie nësy veçanërisht përkushtimi i lartë, fillimisht si mësues nëshkollën 8-vjeçare të ishullitLezhë e nëvazhdim si specialist në DAR të Qarkut të Lezhë, por e pandara nga jeta e tij në arsim ka qenë dhe është përherë e vrullshme, cilësore dhe bashkëkohore puna plot dashuri dhe profesionalizëm si gazetar i fushës sëarsimit në radhë tëparë, por edhe itemave dhe problematikave të gjera social-psikologjike e kulturore-letrare.
Të pandara për Franin fusha e arsimit dhe ajo e gazetarisë
Shkolla ka qenë vazhdimisht institucioni më i rëndësishëm dhe motivim i jetës së Fran Gjokës. Madje, edhe publiku në Lezhëapo nëShqipëri, njeh së pari kontributin e gjerë të Franitnë fushën e arsimit ku ai ka shpalosur të gjithë përvojën e tij, duke e shprehur atë për dekada me radhë, thuajse në çdo numër të gazetës së njohur dhe shumë të dashur “Mësuesi”. Kjo Gazeta ka qenë për shumë mësues, sikurse edhe për Franin një tribunëe shkëlqyer nga e cila ai iështë drejtuar me artikujt e tij shumë planesh, mësuesve në radhë të parë, nxënësve, drejtorive të shkollave, komuniteteve prindërore dhe deri organeve të arsimit në rrethe e lart në Ministrinë e Arsimit. Nga dhjetëra mësues mbahen mend dhjetëra artikuj plot vlerë e përvoja konkrete tëFranGjokës, ku aika shfaqur dhe propaganduar forma, stile dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies, rolindhe figurën e mësuesit, përgjegjësinëe drejtorive të shkollave për të udhëhequr me sukses të plotë dhe me disiplinëtë lartëshkencore programin dhe procesin mësimor, duke e vlerësuar orën e mësimit si një orëtë shenjtë. Atymësuesi duhet të jetë më shumë se ipërkushtuar, medashuri, imagjinatë dhe me fantazi, për t`i bërë për vete nxënësit dhe për t`i orientuar ata drejt fushës së dijeve sa më të thella bashkëkohore. Frani ka qenë vazhdimisht i ndërgjegjshëm përarritjet në arsim, sidomos duke mbajtur parasysh faktin se bëhet fjalë për fëmijët dhe brezin e ardhshëm të atdheut, bëhet fjalë për ata qënesër do të jenë qytetarë të denjë të republikës, qytetarë të denjë, të përgatitur profesionalisht dhe shkencërisht. Madje, në artikujt e tij të shumtë dhe të llojllojshëm Frani nuk ka parë vetëm anën teorike të gjërave, por ka ditur t`i harmonizojë dijet teorike me veprime praktike, duke i konkretizuar gjithnjë dijet e orës së mësimit, apo duke folur apo portretizuar bukur dhe në mënyrë të plotë mësues dhe drejtues të vërtetë dhe model, të cilët gjatë mësimdhënies shfaqin dije dhe veprimtari praktike të shëndosha ideore, pedagogjike e shkencore, duke kontribuar me format, metodat, stilet e tyre të zhdërvjellët dhe efektivë të përvetësimit të dijeve.
Frani, një kontribuues në arsim dhe propagandues i shembujve më të mirë
Përcaktues ka qenë gjithnjë rezultati, ka qenë vepra, e cila ka qenë dhe është e preferuar, e nënvizuar përherë nga mësuesi dhe gazetari Fran Gjoka. Kështuai ka qenë një kontribuues dhe përhapës i shembujve më të mirë, i risive dhe sukseseve në arsim. Për vlerat e FranGjokës, në evidentimin e formave dhe metodave të mësimdhënies nëpërmjet artikujve efektivë dhe produktivë, ka shfaqur disa herë mendime e vlerësime profesori i shkëlqyer lezhjan, “Mësuesi i Popullit” MarkVuji, i cili ka vënë në dukje se mësuesi dhe gazetari FranGjoka nuk e ka trajtuar asnjëherë dijen dhe kulturën e nxënësve si stoli të jashtme apo vetëm si një notë, por në radhë të parë si vlerë, që krijon tek njeriu aftësi teorike- praktike, si një rrezatim i gjerë i veprimtarisë shkollore brenda dhe jashtë saj, si pasqyrim dhe propagandim të vlerave, si dhe nxitje dhe afirmim për të ardhmen. Fakt është që arsimi shqiptar gjatë veprimtarisë është ndeshur vazhdimisht edhe me pengesa, edhe me vështirësi, madje edhe me veprime burokratike, por shkolla me qendër mësuesit, me drejtues të zotë dhe të shkathët, sa teorikë dhe operativ e praktikë, ia ka arritur të ngrejë nivelin mësimor dhe atë të dijeve në standard bashkëkohore. Një nga këta propagandues dhe vlerësues të ngritjes së nivelit të shkollës me anë të artikujve të tij, doemos që ka qenë dhe mësuesi i palodhur e plotë vizione, njëherazi gazetar i arsimit Fran Gjoka. Veçanërisht këto arritje shkrimore të tij dhetë mijëra mësuesve në Shqipëri janë bërë edhe gjatë kohës që në vendin tonë, si kudo në botë u fut një teknologji e pasur informacioni, kur tek çdo nxënës në dorë krahas stilolapsit ka dhe kompjuterin, por dhe aparatin celularë, që të rinjtë e njohin aq mirë dhe profesionalisht, sikurse rrjetin kompjuterik në shkollat tona që tashmë mund të themi se po bëhen moderne si dhe shumë shkolla të përparuara në vende të ndryshme të botës. Artikujt e FranGjokës në këtë drejtimkanë qenë një ndihmë e drejtpërdrejtë për mësuesit dhe kuadrot e arsimit, ndaj dhe ai ka marrë vazhdimisht vlerësime dhe urime për sukseset dhe arritjet e tij individuale por me vlera të shumanshme. Këto kontribute tëkëtij mësuesi dhe gazetari shembullor, i kam përjetuar edhe vet kur kam kryer detyrëne mësuesit në shkollat e Qarkut të Dibrës. Frani, atëherë për ne mësuesit ishte mësuesi dhe gazetari, që e ndjenim përherë pranë me idetë, mendimet, mesazhet dhe sugjerimet sociale, shkencore e kulturore, tëcilat ai jepte nëpërmjet artikujve të“Mësuesit”.
I vlerësuar nga mësuesit, por dhe nga personalitete të arsimit e pedagogjisë
Mbaj mend që atëherëFraniështëvlerësuar shumë nga pedagogë të shquar shqiptar si, profesorët:MarkVuji, Qazim Dushku, Musa Kraja, MarK Tirtja, Ilir Kanini, Vehbi Hoti, Gjovalin Shkurtaj, Murat Gecaj, Bardhyl Xhana nga dr. Nuri Dragoj. . . ; nga shkrimtarët dhe gazetarët: Viron Kona, Andon Andoni, Vjollca Spaho, Ndue Dragusha, Delo Isufi, Sejdo Harka, KadriTarelli, Bashkim Saliasi, Sadulla Zendeli – Daja (Suedi), Sokol Demaku (Suedi), Emine Hoti (Norvegji), Hazir Mehmeti(Vjenë), Sulejman Dërmaku(Kosovë); nga sociologu Gëzim Tushi dhe nga shumë e shumë emra të tjerë të njohur të shtypit dhe kulturës shqiptare. Të gjithë këta njerëz kanë shkruar për Franin me fjalë vlerësuese dhe të sinqerta, duke shprehur respektin dhe konsideratat e larta për këtë njeri shumëdimensional në vlerat e tij. Mbaj mend atëherë, që organet e larta të arsimit, drejtoria arsimore e Qarkut të Lezhës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës e ka vlerësuarFranin dhe kontributine tij në fushën e mësuesisë dhe tëgazetarisë. Në një rast, mbaj mend që kemi qenëFrani dhe unë(në vitin 1986) kur në Ministrinë eArsimit u vlerësuam me distinktivin “Mësues i dalluar”, një titull motivues i veçantë në atë kohë i dhënë mbi kritere të drejta dhe të përcaktuara mirëbazuar kryesisht në rezultate në mësimdhënie dhe në kontribute të tjera në arsim.
I palodhur edhe në organe të tjera të shtypit
Edhe pas mbylljes së gazetës “Mësuesi”, emri i gazetarit tëpërkushtuar Fran Gjoka u shfaq në faqet e disa gazetave të tjera brenda vendit, por dhe në gazeta, revista dhe portale jashtë vendit. Kështu firmën e Fran Gjokës e shikoje në gazetat:“Republika”, “Koha jonë”, “Sot”, “Tirana Observer”, “Telegraf”, “Dita”, etj. Aso kohe Frani shkruante edhe shumë artikuj të ndryshëm letrare, veçanërisht studime, recensione, komente, analiza, por binin në sy gjithashtu edhe artikuj që flisnin për çështje të rëndësishme gjuhësore, për huazimet e panevojshme dhe për ruajtjen e normës drejtshkrimore të gjuhës shqipe. Mbaj mend edhe shume artikuj të Franit kushtuar bashkatdhetarëve tanë në mërgim që përpiqen t`u mësojnë fëmijëve gjuhën e bukur shqipe.
Roli i Fran Gjokës sot është më i dukshëm në gazetën “Nacional”
Roli i këtij gazetari u bë edhe më i dukshëm në gazetën javore “Nacional” ku Frani është shfaqur me artikujt e tij mbresëlënës thuajse çdo javë. Emri iitij tashmë harmonizohet me dëshirat dhe kërkesat e publikut por edheme kërkesat bashkëkohore të arsimit shqiptar, ashtu dhe të problematikave të gjera që ka sot jeta social-psikologjike dhe kulturore-letrare. E rëndësishme është të nënvizojmë se artikujt e Fran Gjokës edhe në “Nacional” janë gjithnjë plotë ide dhe mendime të mençura, plotë mesazhe dhe analiza të thella sociale, kulturore, letrare dhe arsimore. Veçanërisht bien në sy në këtë gazetë studimet dhe artikujt analizues e kritikë për letërsinë për fëmijë, mendime dhe sugjerime për tekstet shkollorë, artikuj studimorë për problematika të reja me adoleshentë, probleme psikologjike të tyre, roli i sociologëve e psikologëve në shkollat tona, roli i librit artistik dhe atij shkencor, profesionalizmi i mësimdhënësve, ruajtja dhe pasurimi i gjuhës shqipe, por dhe shkrime që flasin për etikën, marrëdhëniet mes nxënësve dhe mësuesve, bashkëpunimi me komitetet prindërore etj.
Njeri me vlera të rralla humane
Ajo që mendoj se duhet nënvizuar edhe mëshumëpër Franindhe qëpërcillet gojë më gojë nga kolegë, mësues, nga ish – nxënës e ish – drejtues të arsimit është mirësia dhe përkushtimi i këtij njeriu, thjeshtësia dhe dashuria për gjithçka të mirë dhe tëbukur, si njerii zhveshur krejtësisht nga xhelozia dhe nga egoizmi, punëtor i papërtuar dhe njeri human, qëi vjen në ndihmëgjithkujt, duke pasqyruar në shtyp hallet, problemet, që asin në jetë njerëz tënjohur apo të panjohur nga Frani, por që kanë të drejtat e tyre si qytetarë të nderuar të këtij vendi. Karakterin e tij të fort Frani e shfaq dhe në drejtësinë për zgjidhjen e gjërave, duke goditur shfaqje të abuzimeve, padrejtësive, dëmtimeve dhe përvetësimeve të pronës etj. Sa shumë mund të shkruajmë dhe të flasim për Franin, për ato kontribute të tij të shumta në arsim dhe në gazetari, për vlerat e tij humane, apo dhe si prind dhe bashkëshort shembullor. Shumë mund të themi e të shkruajmë, por ai mbetet, siç e ka përshkruar shkrimtari ynë i njohur, Viron Kona në një artikull: “I miri, i dituri dhe i zgjedhuri ynë, FranGjoka!”
Kam dëgjuar se kohët e fundit një grup kolegësh tëFranGjokës por edhe mësues e gazetarë të përkushtuar po përgatitin një libër tëveçantë me artikuj, që shprehin personalitetin e tij nëarsim dhe nëçështje të tjera social – psikologjike dhe letrare- kulturore. Do dëshiroja që këtij libri t’i rreshtohet edhe ky artikull modest, që shprehet me sinqeritet të plotërespekt dhe disa konsiderata për këtë mësues dhe gazetar të përkushtuar dhe të njohur të arsimit shqiptar.