17/04/2025
Malesoret2

“Fototeka, Koleksioni shqiptar” shënohet me diçiturën “1925, Një grup nga paria e Maleve pas betimit ndaj Kryetarit të Republikës Ahmet Zogut, Tiranë”

Nga Albert Vataj

Kur publikojmë një foto të hershme, e cila në thelb shënon një moment historik, ose në përbërje të së cilës janë personazhe që janë pjesë e historisë dhe përkatësisë sonë identitare, në këtë iniciativë për të promovuar dhe shprehur një lloj mirënjohje dhe nderimi, ndoshta nuk mjafton  dashamirësia dhe zelli patriotik. Përgjithësisht këto foto shoqërohen me një përkufizim, i cili në shumicën e rasteve, ose është i pasaktë, ose i cunguar. Nuk ka asgjë të keqe kjo, por e mira është të rrëmojmë pak nëpër mundësitë e pafundme që mundëson interneti, për të gjetur informacion, ndoshta jo shterues, por gjithsesi orientues për t’i dhënë zë fotos, për ta sjellë atë përmes një vërtetësie, si fakt dhe si një dëshmi që vjen nga thellësia e kohës.

Më grishi ky fragment fotoje për të hyrë dhe kërkuar, për të gjetur se në këtë foto janë krerët e fiseve (bajraktarëve) të Dukagjinit e realizuar në vitin 1926, informacion i huajtur nga Sokol Palnikaj, i cili në një koment të bërë në një prej shumë e shumë publikimeve të kësaj fotoje, identifikon:

Rreshti i parë (përpara): Avdi Kola i Gimajve të Shalës, Voc Deda i Kirit, Lush Prela i Shalës.

Rreshti i dytë (prapa): Mark Sadria i Toplanës, Nik Pepa i Xhanit dhe Lek Vojvoda i Dushmanit.

Fragmenti i kësaj fotoje, të punuar nga dashamirës të fotografisë historike, në mundësitë që ofron Inteligjenca Artificiale, më shty të kërkoj dhe të gjej foton e plotë, e cila në “Fototeka, Koleksioni shqiptar” shënohet me diçiturën “1925, Një grup nga paria e Maleve pas betimit ndaj Kryetarit të Republikës Ahmet Zogut, Tiranë”

Për ta sjellë foton për ju, pa siglimin e copyright të “Fototeka, Koleksioni shqiptar”, një faqe fantastike me foto cilësore dhe të larmishme, e huajta atë nga https://x.com/SamiFlamuri/status/1706244942366933020/photo/1

Unë e dua foton, të vërtetën historike, e cila përmes dëshmimit imazh, vjen për të treguar copëz pas copëze atë histori, që na përfaqëson dhe përmes së cilës përkatësia jonë identitare vjen e vërtetë dhe ne ndihemi më të plotë dhe më dinjitar, prej atyre që vijnë për të folur përmes imazhit. Ato mund t’i mbulojë e shkuara me pluhur, e tashmja e të qenit të zënë me të tjera gjëra, ndoshta shumë më të rëndësishme, mund t’i pamundësojë qartësisht ardhja përmes informacioneve të mangëta, por nuk do të i’a dalë gjithë kjo që të bëjnë këto foto të heshtin dhe ne të mbetemi të shtangur dhe të hutuar, adhurues por të sëmbuar nga shumë pyetje që në shumësinë e herëve nuk marrin përgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok