FLORA BROVINA, EMËR NDERI NË HISTORINË SHQIPTARE

0
Flora-Brovina

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

Nderim:

“Çmimi i Mileniumit për Paqe”, Kombet e Bashkuara, 2001.

“Çmimi i Mjekëve të Botës”, Uashington.

“Çmimi Nënë Tereza”, Presidenti i Shqipërisë.

“Çmimi Nënë Tereza”, Presidenti i  Kosovës.

“Ishin rilindësit që na mësuan se cili është roli i krijuesve dhe cili është roli i një krijuesi në mërgim” (Flora Brovina)

Kombi ynë i robëruar shekujve njohu vuajtje të pa krahasueshme me popujt tjerë. Në veçanti vuajtjet e rënda ranë si hije e zezë në jetën e gruas shqiptare, gjysma e popullsisë. Skamja e padituria bënin lojën tragjike në tkurrjen e kombit shqiptar. Por, shpresa nuk humbi kurrë se do fitohet e drejta e shkollës dhe ashtu do gatuhet liria e shumëpritur shekujve.   Asnjë popull nuk mund të lirohet pa shkollë, dija është arma e fuqisë shpirtërore e shkencore.  Shkolla u ndalua rreptësishtë nga pushtuesit turq, grek, serb e sllavët në përgjithësi të mbështetur nga Rusia.   Në përpjekjet historike, pas Luftë së Dytë Botërore, u hapen shkolla në gjuhën shqipe në Kosovë e viset tjera etnike shqiptare të pushtuara, nënë Jugosllavi. Këto treva së bashku përbënin shtrirjen territoriale etnik më sipërfaqe më të madhe se çdo republikë tjetër e saj. Shqiptarëve iu ndalua bashkimi territorial, u ndanë në katër republika, por jo edhe popujve tjerë sllav, por jo edhe shpirtërisht.  Hapja e shkollës ishte hapi i lirisë, për çka kjo periudhë do mbetet kyçe në ardhmërinë e shqiptarëve deri më sot.  Njerëzit e mençur, ani pse pa shkollë, e kuptuan këtë duke e mbështetur fuqishëm shkollimin e femrës shqiptare. Hidhet ferexheja dhe gradualisht ndryshohet qëndrimi ndaj gruas shqiptare në familje, fshat e rrethinë.  Tahir Berisha në kullën e tij, në Berishë, do përgjigjet në pyetjen: Kur do bashkohet Kosova me Shqipërinë?  Përgjigje: Kosova do çlirohet dhe bashkohet me Shqipërinë, atëherë kur gjyshja i thotë mbesës, shko e më sjell gazetën e ditës.   Ky konstatim i mençur e gjenial i një njeriu që nuk kishte mësuar në shkollë s’kishte të mos dilte ndryshe. Kjo thënie e tij na shoqëroi kudo si mësim në gjithë përfshirjen e vajzave shqiptare në shkolla dhe sot jemi aty ku duhet drejt ndërtimit të shoqërisë sonë funksionale në liri.

    Shembulli i shkëlqyer i kësaj lufte për liri e drejtësi është  Flora Brovina e cila kishte jo vetëm dijen, por përkushtimin e trimërinë e veprimit. Ndryshimet e rrethanave në Kosovën e lirë krijuan mundësi të reja në jetën tonë kudo, edhe në mërgatë.  Në vitin 2013 (23-24 nëntor ) në Koblenc të Gjermani u themelua  Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë kur drejtues i saj zgjidhet poeti Hasan Qyqalla.   Nga Kosova në tubimin mori pjesë Ministri i  Ibrahim Makolli, Adem Demaqi dhe Flora Brovina.

Pas kaq shumë vitesh, hapa diktafonin dhe e dëgjova shkrimtaren aktiviste, fjalimin e saj që i kalon vlerat vetëm të një fjale rasti, është më shumë, është porosi e cila jeton gjithmonë.

Koblenz

Flora Brovina, kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. “ E përshëndes grupin iniciues për formimin e Lidhjes, me çka bëjmë një punë të rëndësishme për atdheun. Pra, kur shqiptarët duan dhe kanë vizion mund t’ia arrijnë. Kësaj ju ia arritët sot. Urime! Dhe, sot ndihem e lumtur që marr pjesë në Kuvendin Themelues të Krijuesve në Mërgim, kjo më jep forcë e shpresë që kështu të veprohet edhe në lëmit e ndryshme. Jam e nderuar që të iu përcjell përshëndetjen dhe përkrahjen e të gjithë anëtarëve të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Ju kishit shembull në historinë tonë. Ishin rilindësit që na mësuan se cili është roli i krijuesve dhe cili është roli i një krijuesi në mërgim, ndërtimi i urave të reja në komunikim dhe matje e vlerave në çdo lëmi. Dhe, kur matemi e kuptojmë ku jemi dhe së bashku sa jemi më të fortë dhe sa i japim kurajë dhe fuqi njëri tjetrit. Kur e respektojmë njëri tjetrin e kemi respektuar vetveten, kemi respektuar vendin tonë. Unë besoj në forcën e bashkimit, andaj jam këtu në mesin tuaj. Unë besoj se ju do të arrini shumë. Besoj se do të ndërtoni ura të fuqishme komunikimi nëpër të cilat do të ecin edhe shkrimtarët nga Kosova, ata që jetojnë atje, sepse ju jeni pjesë e pandashme e këtij komunikimi dhe asnjëherë nuk iu quajtëm Ju dhe Ne. Ne do përpiqemi të jemi në konkurrencë me botën tjetër dhe kjo i shton vlerat tona. Ne kemi çka t’i ofrojmë botës, ndoshta edhe më shumë se sa kemi bërë deri tani. Po të kishim mbështetur sa duhet njëri tjetrin sa e si duhet, sot do të kishim në letërsinë tonë më shumë se një nobelist. Dhe nuk e kemi bërë këtë. Ju jeni pjesë e pandashme e jona, e ndjenjave tona. Jeni syri i përlotur nga malli i cili gjithnjë na gërryen. Ju e treguat veten në kohët më të vështira dhe tani vazhdon lufta e prezantimit tonë, shpirtit tonë në botën ku jetoni e veproni. Besoj se edhe ministri i diasporës do jetë në përkrahjen duaj. Do jemi bashkë dhe kurrë nuk do themi se shqiptarët janë zogj të qyqes të shpërndarë anë e mbanë botës. Ne jemi lule të kapura dorë për dore.”

Ishte pikërisht ky takim i krijuesve shqiptarë nga disa vende ku shumica prej nesh e takonim e bisedonim për herë të parë me Flora Brovnën. E qetë, modeste dhe shumë e lehtë për komunikim. Secilin e dëgjonte e pastaj fliste ngadalë. Në pushimin e shkurtër kishim dëshirë të bënim foto së bashku pa e penguar asnjëherë. Tani kjo foto flet shumë, flet sa njëmijë faqe fjalë.

Flora Brovina, nuk vdes heroina, ajo jeton kudo në lirinë e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok