18/11/2024

Flet publicisti Sefer Pasha: Lasgush Poradeci megjithëse nuk ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit, që u mbajt në vitin 1972 në Tiranë u takua me Rexhep Qosen

0

Pse nuk e bëri asnjëherë publike por e mori me vete bisedën sekrete me Rexhep Qosen poeti i madh Poradeci?!

Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

Takimet me pulicistin dhe eseistin Sefer Pasha, gjithmonë janë mbresëlënëse.  Atë e shikon gjitjhmonë me libra në duar pasi është i etur për dije. Njeh mirë të gjithë shkrimtarët dhe poetët shqiptarë madje me ta ka zhvilluar shumë biseda.  Një ndër poetët që ai ka apsur dobësi është dhe Lasgush Poradeci. I ka lexuar dhe mban mend përmendësh shumë poezi të tij, por jo vetëm kaq. Ai ka mbledhur nga miqtë, lagjarët, të afërmit shumë anë të panjohura të jetës së lasgushit një pjesë të së cilave po I tregojmë sot.

-Ju banoni në rrugën “Asdreni” të lagjes “Ali Demi”. Thuhet se në këtë lagje ka jetuar edhe lasgushi. A flitet ende për të në këtë lagje?  A është ende shtëpia ku ka banuar poeti?

Në mëhallën time në rrugën “Asdreni” të lagjes “Ali Demi” janë gjurmët e vilës ku ka banuar Lasgush Poradeci. Vila është shëmbur dhe mbi të është ngritur një pallat shumëkatësh. E mbaj mend mirë atë vilë. Ajo ishte e rrethuar me një mur të lartë të zakonshëm. Porta ishte fillimisht prej druri dhe më vonë poeti bëri një derë hekuri. Në baçen e bukur ishin portokallet, limonat, mandarinat dhe një man i zi. Në cep të baçes poeti kishte hapur dhe një pus. Nuk e harroj. Askush nuk zgjaste dorën për të këputur ndonjë kokërr në baçen e poetit. As ndonjë lypës i paushqyer. Jo thoshin lypsarët. Nuk i prekim edhe sikur të vdesim nga uria. Janë të poetit Lasgush Poradeci. Të vetmit mysafir ishin zogjtë e mëhallës. Ata këndonin dhe çukisnin në mallin pa “zot”. Problem ishin dallëndyshet. Ato i ngrinin foletë në muret e vilës së vjetër e doemos që i ndotin me gëlasa si muret dhe dyshemenë. Sa herë që kaloj në rrugën e mëhallës time, e cila gumëzhin nga lokalet unë do ta kthej kokën nga ish vila ku ka banuar poeti madhështor, e cila u thotë kalimtarëve se aty ka banuar Lasgush Poradeci.

Nuk ka ndonjë pllakatë ku të shkruhet se këtu ka banuar poeti. Po vixitor për nostalgjikët e poeti a vijnë dhe pyesin?

–          E megjithatë në rrugën “Asdreni” herë pas here sheh vizitor. Takimi këto ditë me tre turistë nga Anglia u bë shkak për të sistemuar disa shënime për veprën e Lasgush Poradecit. Turistët me një hartë në dorë e kishin gjetur rrugën “Asdreni”, ku kishte banuar poeti. Por ata donin të dinin pikërisht vendin ku dikur kishte qenë vila. Mora një mësuese në shkollën “Ali Demi” e cila e flste mirë anglishten. Dhe u tregova pikërisht truallin, ku dikur qe vila e poetit. Gjithashtu u tregova dhe disa gjëra të tjera për poetin, të cilin e kisha njohur dikur. Turistët anglezë pasi më dëgjuan më bënë një vërejtje. Pavarësisht se vila e poetit është shëmbur (e udhës do qe që ajo të ristrukturohej) do të ishte mirë që në qoshe të pallatit të vendoset një pllakë, ku të shkruhet se “këtu ka banuar Lasgush Poradeci”. Pallatin e Ismail Kadaresë e gjetëm shumë lehtë. Po kështu dhe vilën e Enver Hoxhës e të tjera. Lasgush Poradeci e ndante jetën midis Tiranës dhe Pogradecit. Natyrisht që Pogradeci ishte muza e tij. Aty qetësohej shpirti i poetit rebel, ku ai shkroi poezinë magjike: – /Në katund kërcet një portë,/ Në liqen bje një lopatë./Një shqiponjë e arratisur/,Fluturon në mal të Thatë/. Liqeni ishte lindja dhe vdekja e tij. Banorët e rrugës “Asdreni” kur këmbehen me njëri – tjetrin thonë: – “Në iks orë do të takohemi tek Lasgushi”. Do ta pimë kafen tek “nona”(poshtë vilës është një lokal që quhet ‘nona”). Në më të shumtën e rasteve banorët nuk thonë se do kalojmë nga rruga “Asdreni”, por nga vila ku ka banuar Lasgushi. Takimi me tre turistët u bë shkak për të sistemuar këtë ese modeste. Nëpër faqet e veprës lexova dhe një shënim ku ai i shkruan të shoqes Nafie Memës: – “Të shkruajta vetëm dy rradhë”. Më datën 20 nëntor 1940 Lasgush Poradeci fikson në ditar këto fjalë: “Ora 4 u bombardua Tirana. Hymë në bodrumin e shtëpsë time “Rruga e Shëngjergjit” numër 5”. Poezinë “Durimi” poeti e ka shkruar në Pogradec, “në shtëpi nga Lumi – 17 korrik 1941. Kurse për poezinë “Eskursioni teologjik i Sokratit” poeti thotë se e ka shkruar në Tiranë “e shtunë 6/5/ 1978. I qëmtova milimetër pas milimetri rrugët, kafenetë e vjetra dhe vendet ku ka shkruar në lagjen “Ali Demi” Lasgush Poradeci. Rrotull vilës ku ka banuar poeti ka ende pleq që janë nga tetëdhjetë e nëntëdhjetë vjeç. Ata takoheshin për ditë me Lasgushin dhe bënin humor. Shoferi që e çonte në Durrës dhe në Pogradec më thotë se Lasgushi pinte dhe nga dy e nga tre dopjo me raki. Ja lexova të gjithë veprën. Poezinë “Era e Perëndive” e ka shkruar “ditën e djelë në orën 7 e pesëdhjetë minuta (në shtrat) në rrugën e Shëngjergjit”. Poezinë “Engjëjt e parë” e ka shkuar “më 28 korrik të vitit 1941 në odiçkën lart në katin e tretë, shtëpitë e vjetra nga Jazi”. Më bën përshtypje që poeti i ka mbajtur shënim këngët e Isuf Myzyrit. Ja çfarë shkruan Lasgush Poradeci: “Sot përpara dhe pas dreke shkrojta 9 këngë të Jusuf Myzyrit prej gojës së tij në llixhë, në Elbasan”. Banesa e tij ka qenë në “Rrugën e Shëngjergjit”. Ky emërtim sot mungon. Pas çlirimit ajo u quajt “Rruga Ali Demi”. 200 metra më lart vilës ku banonte Lasgush Poradeci ka qenë një banesë ku ka banuar Ali Demi (Heroi i popullit). Ali Demi ka lindur në Filat të Çamërisë. Poeti Lasgush Poradeci Rrugën e Shëngjergjit e lëvizte shpesh. Nuk e dimë se deri ku shkonte. Thonë deri në Lanabregas. Lart ishte pyll i madh dhe ai shetiste Cucin. E vinte në gjurmët e ndonjë thëllëze a të ndonjë lepuri të egër. Gjithashtu çdo ditë Lasgush Poradeci shkonte në shtëpinë botuese, në bibliotekë, në Akademinë e Shkencave e nën shoqërinë e Cuclit do të ngjitej dhe nga Parku i Tiranës, ku siç thonë ulej në ndonjë stol dhe hidhte ndonjë varg. Në të gjitha kafenetë që futej me Cucin kamarjerët nuk i thoshin gjë. Ështe Cuci me Lasgushin mërmërinin me të qeshur.

–          -Po me udhëheqësit e kohës përveç Enverit a ka pasur ndonjë episod Lasgushi?

–          Në Gardë më kanë treguar se Ramiz Alia e pa nga dritarja e zyrës së tij që Lasgush Poradeci po priste të ngjitej në një nga zyrat e Komitetit Qëndror ku e kishin thirrur. Por ai nuk futej dot se nuk e lejonin rojet e Gardës. Nuk i ndahej Cuci. Me porosi të Ramiz Alisë u lejua dhe Cuci u fut në Komitetin Qëndror, ku nuk futej dot as era. Lasgush Poradeci ishte tip i veçantë. Dhe kjo dukej nga mënyra se si vishej e si ecte nëpër bulevardin e Tiranës. Qindra e mijëra bonorë të Tiranës e njihnin poetin paçka se nuk e kishin takuar kurrë. Ish dekani i Fakultetit Ekonomik Kadri Zhulali, i cili e donte poetin e kishte çuar me makinën e tij në fshatin Baldushk për të gjuajtur mëllënja pa çifte. Ishte një gjueti me grep. Poeti me vete kishte marrë dhe Cucin. Kishte shkuar më tepër për argëtim. Sa qe futur në kafenenë e fshatit të gjithë qenë çuar në këmbë. Mirse erdhe Lasgush! Poradecit i kishin thënë. E kishin qerasur me kafe dhe një dopjo raki. Dhe kur kishte ikur i kishin dhënë një shufër plot me mëllënja të rjepura. Në vepër poeti flet për takimet me Asdrenin, Tefta Tashkon, Ernest Koliqin, Lola Gjokën dhe të tjerë. Ka dhe foto me këto figura të ndritura. Ja një nga poezitë që i kushton Asdrenit: /Burrë i urtë – e i veçuar/, shqiptar me shpirt të qëruar./Vjershëtor vjershë – kënduar/. Pat shkruar e punuar/. Kombin për ta kombësuar/.Shqipen për ta shqipëzuar/. Një tjetër poezi Lasgush Poradeci ja kushton Mitrush Kutelit e që mban datën 7 nëntor 1936, Tiranë: /Zemra ime buçim e shkretë/, Zjen e bren e s’gjen të qetë/. Plaset e përplaset vetë/.Vdes për kohë e lind për jetë/. Tani të dy figurat e artit i kanë shtatoret në Pogradec pranë e pranë. Që të dy janë të vuajtur. Ku i dihet mbase natën zbresin nga shtatoret e tregojnë për ato që kanë hequr.

-A po kujtohet sot Poradeci? Po në Tiranë a ka ndonjë bust apo ndonjë tjetër vepër arti për të ?

Duhet thënë se në Tiranë duhej një monument për Lasgush Poradecin.  Në të djathtë të Rrugës së Elbasanit dikur Lasgush Poradeci me qenin Cucin përpara ulej dhe shkruante tek një kodër me qeparisa. Nëpër park mbidhte dhe kërpudha. Pikërisht aty duhej një shtatore. Po në atë vend këto ditë ju ngrit një shtatore Rinush Idrizit. Po a e di Erjon Veliaj se sa larg është Rinush Idrizi me Lasgush Poradecin. Sot më të moçmit e lagjes “Ali Demi” më tregojnë se Lasgush Poradeci shkonte shpesh në Bibliotekën Kombëtare. Siç më thonë poeti ka dorëzuar në bibliotekë shumë libra. E shoqja Nafie Mema i kishte hequr nga bibilioteka e shtëpisë të gjitha ato libra që ishin nga dy kopje. Ato Lasgushi i shpuri në bibliotekë. Tregojnë se nëpër libra poeti bënte dhe ndonjë shënim anës fletëve. Unë vajta në bibliotekë dhe kontrollova disa rafte plot me libra. Por nuk gjeta asnjë libër me ndonjë shënim të Lasgush Poradecit. Ka kaluar një jetë. Dhe aty në bibliotekë recitoja vargje nga të poetit magjik: – /Këngë – e vaj – bashkuar/. Këngë e pakënduar/. Vaj – i pavajtuar/.Posi shpuzë e zjarrtë nën gji mbuluar/. Si të gjithë banorët dhe unë dikur përballesha me poetin Lasgush Poradeci. Ai ishte i gjatë, me barsolinë, i krrusur e me këpucët ngjyrë gri të gjera. Atëherë nuk më bënte përshtypje takimi me poetin. Nuk e konceptoja dot se i thosha “mirëmëngjes” një fenomeni.

box

Sahati i madh dhe takimi skeret i Lasgushit me Rexhep Qosen

Lasgushi ecte i menduar dhe siç tregojnë banorët më të moçëm ai mbante me vete një sahat të madh sa një ftua. Atë e nxirrte shpesh nga xhepi dhe shikonte orën. I qe kthyer në ves. Pogradecarët tregojnë balada për sahatin e Lasgushit. Dhe në mënyrë të veçantë për qenin e tij Cucin e dashur. Unë nuk e pata parë ndonjëherë në Tiranë me Cucin. Kurse në Pogradec ai nuk e ndante Cucin nga hija e tij. Djemtë e Pogradecit ngrinin këngë për Cucin. – /Dhe Cuci që rri tek ferrra./ Pas të ndjek Lasgush ngahera/. Qëmtimet e shumta në mëhallën ku ka banuar Lasgush Poradeci nuk më nxorrën në ndonjë qafë, e cila të kishte ndonjë gjë të re. Është interesante se si Lasgush Poradeci megjithëse nuk ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit, që u mbajt në vitin 1972 në Tiranë ai u takua me Rexhep Qosen. Poeti e ka treguar vetë me komshitë në mëhallën ku banonte. Ai ka thënë se e kishte takuar Rexhep Qosen përpara Xhamisë së Hetem Beut. Por çfarë kanë biseduar dy njerëzit e mëdhenj të letrave shqipe këtë e di profesor Qosja që është gjallë. Të moçmit me të cilët ende unë pi kafe më tregojnë se Lasgush Poradeci nuk i donte armët. Nuk i dëgjonte dot krismat. Dhe filmat me pamje nga lufta ai nuk i preferonte. Edhe Cucin e mbante larg armëve.

Përmbledhja e poezive

Në fund të kësaj eseje më duhet të them se nga hulumtimet që bëra konstatova se është e pambledhur krijmtaria që Lasgush Poradeci e thoshte gojarisht. Janë poezi të shkurtëra me nga katër rreshta. Por janë të shumta. I kanë familjarët me të cilët është takuar poeti. Për shëmbull. Ai ka botuar një poezi të ndjerë për Reshit Çollakun. U botua dhe në gazetën “Drita”, por janë dhe këto vargje që qarkullojnë nëpër kafenetë e Pogradecit. Poeti Lasgush Poradeci ka thënë për Çollakët: – “Çollakët janë të mirë, të mirë, por ama mbajnë dhe pak erë egërsirë”. Mbase ka ardhur koha që në një vëllim më vete të botohen mendimet e poetit Lasgush Poradeci për artin. Ai shkruan: – “Forma e përsosur s’është kurrë art, mund të jetë zejtari, por jo art”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok