23/11/2024

FLAMUR HOXHA NJË SHANS PËR KOMUNITETIN E KUKESIT

0

Nga Sulejman Dida

Rajoni më i pasur i vendit, siç është Kukësi, është edhe rajoni më i varfër dhe, si për ironi, edhe më i keqtrajtuar nga qeveria.  Mirëpo dërgimi i zotit Flamur Hoxha si drejtues politik i PD-s për qarkun e Kukësit shihet si shansi më i mirë që kjo trevë ka patur në vitet e demokracisë parlamentare.  Nisur nga përvoja me deputetë të shkuar, ka sigurisht edhe skepticizëm dhe dyshime, por sapo marrin kontakt me zotin Hoxha, ndryshon gjithçka.  Ai është i besueshëm, real, dëgjues i mirë i masës së demokratëve.  Në fund ata thonë, ky s’ka ardhë me përfitu për vete, prandaj ne do ti japim fuqi me votë popullore që të na përfaqësojë denjësisht, të na dalë zot.

Panorama e gjendjes

Që prej disa javësh Flamur Hoxha ka takuar pothuajse të gjitha strukturat e PD në Kukës, por edhe në Has dhe Tropojë.   Panorama e zonave të thella të Kukësit është dëshpëruese.  Asnjë fshat nuk lidhet me rrugë funksionale me akset kombëtare (e, këto të fundit janë janë ndërtuar në kohën e qeverisjes së PD).  Kështu mund të përmendim Kalisin ku banorët në kohë të keqe udhëtojnë me këmbë 20 km deri në rrugën e asfaltuar.  Surroji, ku rruga e vjetër e viteve 30 të shekullit të shkuar është jashtë funksionit e dëmtuar nga kamionët e kompanive që shfrytëzojnë mineralet e zonës duke dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme edhe mjedisin.  Për mungesë rruge mbeten të izoluar banorët e Zapodit, gjithashtu në mjerim të thellë sepse nuk ka punë, nuk kanë tokë të mjaftueshme ndërsa shteti i ka braktisur.

Dhjetra fshatra nuk kanë ujë të pijshëm as në shtëpitë e tyre, as në shkolla e as në qendrat shëndetësore.  Eshtë dëshpëruese gjendja e disa fshatrave të Tërthres për ujë të pijshëm.  Kjo zonë duhej të përfitonte nga autostrada që e përshkon në rreth 20 km, por në fakt, për mungesë të mbikalimeve e nënkalimeve e ka dëmtuar atë, sepse i pengon të shkojnë te arat apo kullotat, i pengon që lagjet e ndryshme të lidhen mes tyre, e për më tepër disa biznese i ka falimentuar pikërisht se nuk u jep akses rrugor.

Zoti Hoxha u spjegon strukturave të partisë por edhe të tjerëve, programin e PD dhe kreyministrit të ardhshëm Basha për rimëkëmbjen e vendit, për zhvillimin e infrastrukturës e kështu me rradhë duke mos anashkaluar asnjë komunitet apo grup interesi.  Kthimi i vëmendjes së shtetit drejt zonave të margjinalizuara nis pikërisht me votën e 25 Prillit.  Sepse qeveria Rama po e shpopullon Kukësin dhe Shqipërinë.

Papunësia

Falimentimi i dhjetra bizneseve të vogla e të mesme ka bërë që shumë familje të mbeten pa asnjë të ardhur financiare.  Sektorët e industrisë minerare janë në reanimacion dhe shkatërrim të plotë, bujqësia gjithashtu është braktisur nga shteti e më pas edhe nga familjet që nuk mbijetojnë dot, institucionet publike dhe ato të ashtuquajtura civile janë vetëm për rilindësit, për demokratët nuk ka asgjë nga ky atdhe që mbahet nën thundrën e brutalitetit.  Zoti Hoxha i siguron ata se nuk do të mbeten pa zë, pas votës së 25 Prillit kuksianët do të kenë një zë të fuqishëm te Basha dhe qeveria e tij.  Flamur Hoxha, ose deputeti siç e thirrin tashmë në çdo mjedis në Kukës, u tregon atyre, se, pikërisht varfëria tejskajshme e shumicës së popullsisë ka bërë që PD të hartojë një program shumë social për vendin.

Zoti Hoxha si një shans

Kryetari lokal i PD Arif Rexhmati dhe djem të tjerë si Fasliu, Ardiani, Sabahu, Olsi, Ermiri etj. që e shoqërojnë zotin Hoxha, u tregojnë njerëzve se kush është drejuesi politik i qarkut.  Ata nuk janë thjesht një shtab i zkonshëm, si në çdo fushatë zgjedhjesh, ata janë misionarë për të ndryshuar Shqipërinë.  Për antarësinë e PD dhe kuksianët në tërësi zoti Hoxha është i mirnjohur si një biznesmen elitar që nuk është pasuruar me buxhet publik ashtu si shumë politikanë të tjerë, e njohin si donator dhe themelues i Klubit të Futbollit të Kukësit, sponsorizues si rrallëkush i kulturës dhe artit, e njohin si demokrat që në fillim të vitit 1991 dhe së fundi si ‘hambari’ i votave për PD dhe të djathtën në Kamëz në zgjedhjet e shkuara.  ‘Ai nuk ka ardhë në PD për me marrë por për me dhanë’ thotë një demkrat me përvojë në Kukës.

Çka u premton njerëzve Flamur Hoxha

Pushtetin nuk e duam për veten po për njerëzit, u thotë ai mbështetësve.  Për politikën e deritashme zoti Hoxha është kritik kur thotë: ‘30 vjet, dhe të mos ndërtojmë Shqipërinë normale, kjo nuk i falet klasës politike, thotë ai, duke shtuar se sot është dita për të bërë ndryshimin, ndryshim që do ta sjellë Partia Demokratike.  ‘Jam i hapur, i drejtpërdrejtë, transparent me secilin zgjedhës sepse përfaqësimi është përgjegjësi e shenjtë, thotë ai.   Duhet ti tansmetojmë çdo të riu e çdo plaku se çfarë ka bërë ‘rilindja’ gjatë këtyre 8 viteve: ka rritë taksat, ka falimentuar mijëra biznese, ka izoluar edhe më shumë vendin, po shpopullon Kukësin dhe Shqipërinë, vetëm tallet me shqiptarët, veçmas me malsorët, prandaj ne duhet t’ia tregojmë kufirin te thana’.

Zotin Hoxha e ndalojnë njerëzit në rrugë, në kafe, e përshëndesin, takojnë grushtet, si një përshëndetje ‘pandemike’ dhe duan të ndrrojnë pak muhabet, duan ta dëgjojnë, kur ai në të vëretë u thotë se, është ai që dëshiron që ti dëgjojë.  ‘Përfaqësimin e tuaj e bëj me pasion, për qëllime të nalta, nuk e bëj për pasuri e as për tendera, – po u thoshte një grupi të rinjsh që kishin ndaluar me të para pallatit të kulurës “Hasan Pritishtina”,  Rama i ka ba monopol shumë degë të biznesit, sot e gjithë pasunia e shqiptarëve është zaptuar nga Edi Rama me nji grusht oligarkësh, ai edhe për rastin e traut kërkoi falje, por më pas u soll me ligësi me kuksianët, i futi në burg protestuesit’.

‘Po, pra, jetojmë midis dy trarëve, jemi si në geto’ thotë një i ri duke pyetur se çka do të bëhet pikërisht me traun e Klaimashit.  ‘Ne do ta hqim traun e Kalimashit qysh ditën e parë të pushtetit, ky është premtim i zotit Basha, kemi me u katu prapë, mbas 25 Prillit e gjithë Shqipëria do të ndryshojë’ thotë Hoxha.

Një 30 vjeçar i lutet zotit Hoxha nëse mund ta dëgjojë dy minuta, duke shtuar se nuk është anëtar i PD, por ka një problem për lirinë, siç e përkufizon ai.  ‘Jam nëpunës publik dhe dua të denoncoj presionin që na bëhët nga drejtorët për të votuar PS’.  – E, si ju bëjnë presion, në ç’mënyrë?, pyet zoti Hoxha.  Djaloshi tregon se çdo punonjës është urdhëruar të çojë në drejtori listën e 10 personave të familjes apo ‘gjeji ku të duash’, të cilët do të votojnë për PS-n, nëse don me rujt vendin e  punës, dhe, nuk duen thjesht emrat por edhe nurmin e kartës, sepse përndryshe futi disa emna aty edhe varja…   Zoti Hoxha i thotë se duhet ti drejtohet prokurorisë apo ta denoncojë në media, por djaloshi i spjegon se të gjitha institucionet i kontrollon Rama me të dërguarit e tij dhe ka frikë të dalë hapur.  – Kjo është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, e lirisë së zgjedhjes, nëpërkëmbje e njeriut, – thotë zoti Hoxha duke e garantuar se më 25 prill rilindësit arrogantë bashkë me paligjshmëritë e tyre do të marrin fund.  Në të vërtetë kjo dukuri është shumë shqetësuese në komunitetin e Kukësit, është gati nervozuese se si njerëzit e durojnë një përdhosje të tillë të lirisë.  Kjo gjë shtrohet pothuajse në çdo takim të strukturave të PD-s në qytet dhe në zona, dhe, duket se për momentin demokratët thjesht po mbledhin fakte.  Ndoshta në rrethanat e shtypjes aktuale, denoncimi tek deputeti i ardhëm përbën një kurrajo jo të vogël.

Përmbytja

Në takime të ngjashme, edhe më pak të rëndësishme, gjithnjë është diskutuar edhe për përmbytjen.  Kukësi i Vjetër dhe shumë fshatra të pellgut u përmbytën për të ndërtuar H/C e Fierzës.  5.500 familje u ‘dëbuan’ me dhunë prej banesave të tyre ndërsa krejt rajonit të Kukësit iu mor pjesa jetike, më produktivja, duke e ngjeshur popullsinë në disa zona kodrinore.  Kjo ka shënuar vrasjen e ardhmërisë së brezave në krejt verilindjen, ndërsa qeveritë shpesh e kanë reduktuar problemin thjesht me kompensimin e një banese apo trualli.  Askush nuk është ulur për ti dëgjuar banorët dhe asnjëherë nuk është shtruar çështja në rrafshin e të drejtës.  Banorët kërkojnë rentën energjitike, një rentë që do ta llogaritin ekspertët mbi bazën e të drejtës kushtetuese dhe asaj ndërkombëtare, sepse nëse prej lumjëve të Kukësit shteti apo privatët fitojnë 1 miliard euro në vit, komuniteti ka të drejtë të mos pranojë të quhet i varfër, por i grabitur, e grabitja, ju e dini se dënohet penalisht.  Asnjë përfaqësues i popullit deri sot nuk e çuar zërin e komunitetit të Kukësit në qeveri dhe në parlament, ata thjesht janë zbrapsur me ndonjë kockë që u është hedhur.  Po zoti Hoxha premton se do ti përkushtohet kësaj çështjeje, ai është ‘specie’ tjetër, atë nuk mund ta shantazhojë askush sepse ai është ngritur me forcat e veta.

Për interesin tuaj unë prishem me të gjithë në Tiranë, thotë ai në një takim me strukturat e lagjes 5, sepse shpesh zani juej nuk shkon askund, nuk asht përcjellë nga përfaqsit tuej.

Bizneset nën presionin e policive

Zoti Hoxha ende nuk është takuar me zgjedhës në kutimin zyrtar të fushatës, por nga strukturat ai ka mësuar se bizneset në Kukës përndiqen në mënyrë selektive nga të gjitha policitë dhe taskfocat që ka krijuar Rama.  Ata që nuk janë shprehur pro pushtetit ilegjitim, apo që janë demokratë, i kanë në derë çdo ditë policinë bashkiake, policinë e rendit, policinë doganore, policinë tatimore, kontrollin e shtetit, policinë e ndërtimit…  Edhe persona neutralë në kuptimin e politikës, përndiqen për shkaqe të lirisë, psh ‘ke dhënë intervistë në Radio Kukësi, ti shohim pak dokumetat e mjedisit apo elektrikut…’.  Vetëm demokratët i thyejnë rregullat në Kukës dhe ndëshkohen, ata qëllojnë në takime pa maskë dhe gjobiten deri në 50 milionë lekë të vjetër, deri edhe një bilardo që nuk nxjerr dot as pagën e pastruesit dërgohet në prokurori për evazion fiskal nga krimi ekonomik, ndonëse një bilardo nuk është objekt i Krimit Ekonomik.  Demokratët janë qytetarë të dorës së dytë, krejt veriu për zotin Rama janë qytetarë të dorës së dytë.  Nga ana tjetër rilindësit nuk bëjnë gabime, ata janë të lejuar të mos njohin asnjë rregull, asnjë ligj, ata njohin vetëm urdhnin e paligjshëm të shefit.  Kjo reprezalje do të marrë fund me 25 Prill me fitoren e madhe të PD.

Disa vlerësime

Ardiani: ‘Kemi nderin të votojmë një figurë si Flamur Hoxha.  (Duke iu drejtuar zotit Hoxha) Deri në fazën që të bahesh deputet asht puna jonë, më pas asht puna juej’.

Liridoni: ‘Deputetët e deritashëm na e kanë kthye shpinën, por ne jemi qëndrestarë.  Të punojmë për vendin, kemi punue për shpinë tonë të përbashkët’.

Milaimi: ‘Baza e PD-s nuk ka lujt asnjiherë, e don vendin e vet, e don familjen dhe mbijeton në vështirësi.   Deri dje kanë lujt me ne përfaqësuesit që kanë marrë votat tona.  Por besojmë shumë te Flamur Hoxha si deputet e qeveritar dhe te zoti Basha si kryeministër i ardhshëm’.

Arifi:  ‘Koha sot asht më e ashpër, më e gër se në vitet 90, pushteti u sotëm nuk e respekton njeriun, nuk e konsideron.  Prandaj duke votuar Flamur Hoxhën dhe PD kemi ndryshuar je vetëm qeverisjen por edhe qasjen ndaj njeriut.  Nëse nuk e ulim kryet, nuk na hypin në qafë, ne i kemi ba ballë te trau, prej asaj dite kryeministri nuk hyn i qetë në Kukës, madje nuk hyn fare.

Ireli: ‘ Edhe në Tiranë ju do ti kishit përfaqsue kuksianët.  Në Kukës duhet të hapet shkolla profesionale, ajo do të ndikojë në rritjen e punësimit.  Renta energjitike është zgjidhja e drejtë që sistemon përfundimisht edhe mardhënien e acaruar komunitet-kapitalist që është aktualisht.   Ajo që na afron me perëndimin është demokracia dhe mirqenia.  Ne na intereson programi i PD por edhe personi që bart përgjegjësinë.  Ti japin deputetit Hoxha peshën maksimale, që Kukësi të zhvillihet, që të rinjtë të mos emigrojnë por të punojnë këtu.

Kukës, 04 Mars 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok