23/12/2024
Brahim-Avdyli

Brahim (Ibish) AVDYLI:

(Tregim)

1.

Ndonëse është fillim i pranverës, koha bubullinë nëpër errësirë të zymtë sikur të jetë nën bjeshkët e larta, Shkelzenin e Gashit. Edhe po të jesh i kthyer në fëmijërinë tuaj të veçantë, nuk do ta kishe ndier veten më të skrofëlluar. Fryejnë errërat, herë nga njëra anë e herë nga ana tjetër. Pastaj kthehen kryq e tërthor. Fluturojnë tabelat e rrugëve, përplasen pa pritë e pa menduar kapakët e dritareve, lë më gazetat e letrat. Kot i kanë paluar para shtëpive. Nuk i mbanë toka, sepse jeta fishkëllon nëpër suferinë.

Kjo kohë e papritur, është e çuditshme. Po, po. Është e çuditshme! Nuk është kohë normale! Njëherë fishkëllimat e fshehin nëpër zërin e vet, atë që duan të na thonë Zotrat. Duhet të jesh fëmijë i burrëruar, me sinqeritet e ndjenjë të hollë, për deshifrimin e zërave antikë, pikërisht, nëpër gjuhë speciale e me zemër të pastër, por me shpirt të qetësuar, që të mund të kuptosh atë çka duan të ma thonë natyra e madhe, Zoti i Madh dhe zotrat e tjerë të feve, që përlahen me njëri-tjetrin, përmes qiellit.

As unë nuk jam „normal“. Normalja është ajo që të tjerët e mendojnë për mua. Sytë i kanë, mendjen po, por ajo është e varur prej të tjerëve dhe atyre që u rrinë përskaj: sa është fëmijë, deri sa të rritet, t’a përfshijnë hipnozat, e të tjera. Ia mbyllin nga një vrimë të vogël të trurit, dera sa ta shpërlajnë në tru apo ta bëjnë për vete. Ata nuk e dinë këtë përrallë moderne. U duket se nuk jam „normal“, sepse shoh të tjera gjëra që i di apo i mendoj ato që ata nuk i shohin e nuk i ndjejnë, sepse e kanë trurin e përpunuar apo pjesërisht pasiv. Njeriu mendon pjesërisht e Ajnshtajni shumë më tepër.

Të jesh „normal“, do të thotë të mos jesh si unë. Pra duhet të mendosh si njerëzit e të veprosh si ai. Fëmija ose u ruhet fëmijëve të mos ia hedhin në sy rërën e imë të lojrave, ose janë fëmijë të ligj, që mësohen t’u hedhin pluhur, hi apo zallë të imtë me grusht në fytyrë apo në sy, derisa sa me ta luajnë.

Njerëzit normalë nuk dalin prej kulturës së imponuar si „normale“ për shumicën e njerëzve. Ata nuk i dëgjojnë zërat „e mëdhenj“, por zërat e diapazonit më „normal“ të tyre. Këta „zëra“ janë jashtë natyrës njerëzore. Edhe unë jam njeri, por i diapazonit më të madh, edhe të dëgjimit. P.sh.:

-Fffffiiiiiijjjuuu-ruuuu! – është normale kur fryma fryen me të madhe.

Veshi im e kupton dhe e kap ndër fjalët e veta si zë i lartë. Ai flet, siç flasin qeniet e mëdha të hapësirës. Një fjali e thonë si një fjalë. Duket si e tillë. Është zë i natyrës. Njeriu nuk e di se si flitet jashtë natyrës së vet.

„Sshhiiiijjuu-ruuu“, po e theksoj njëherë, për ju. E kjo do të thotë:

„Shi! Ju ruajuni!“ apo „Shi! Ju ru-u!“ – me zë të lartë.

Do të thotë se mbi-natyra na bërtet neve, prej natyrës më të madhe, që ta dëgjojmë e të ruhemi. Është suferinë e çudishme! Ne jeni më të vegjël, si pluhur, në tokë. I kemi dëgjuar nëpër tokat tona. Kur vdes njeriu i thonë:

„Është krijuar prej tokës (kur lindë njeriu!) dhe po i kthehet tokës“. Pra, njeriu i vdekur, po varroset. Prapë po i kthehet tokës.

Ndërsa ky zë, që nuk është „normal“ për mendjen tonë, është zë i botës së përtejme, zë i Zotit të Madh, për mendjen tonë, tregon se AI është i revoltuar me veprimet tona të përditshme; i revoltuar me krijesat e brishta që nuk dinë si t‘i kapin premisat e tyre, e shkojnë të verbur njëri-tjetrit.

Aty ku është respekti ynë, dashuria, mirëkuptimi, baraspesha, puna e shërbimi ndaj të tjerëve, etj., është qëllimi ynë i krijimit tonë.

Na ka krijuar vetë Zoti i Madh, me mund e me djersë të madhe, që të krijomë diçka të mirë për njëri-tjerin. Ndërsa ne shpikim bomba dhe ato i përdorim; raketa të diametrit më të largët shkatërrues, kundër njëri-tjetrit, për qëllime të ulta, të zotrave tanë të shpikur prej nesh, në vend të Zotit të Madh. Ne, jeni njerëzor, e djalli na e ka sunduar trurin! Jemi të krijuar si pluhur njerëzor, nga diametri i zotrave dhe diametri që nuk e njohim, i botës paralele dhe i botës së përtejshme, por i themi: NATYRË…

Athua, me çka i kemi tërbuar kështu, kësojit, në këtë kohë të pazgjedhur, që me datë ka qenë dashur të jetë pranverë, por është një ditë e natë e tërbuar, me vetëtima që ndezen rrebtas nëpër terrinë të reve, kundër njëra-tjetrës, papritmas, nëpër fërfëllazat e shqotës së hollë, që kthehet në shi të trashë, sepse kjo është kohë tjetër, e nuk e lë të bëhet breshër apo të jetë borë. Para përplasjeve pa anë, me zëra të trashë të fishkëllimeve, që kthehen kundër njëra-tjetrës, me gjuhën amorfe, jo të përcaktuar, është abnormale.

Ajo nuk duhet të ketë trajtë të qartë, por që ka një organizim të veçantë. Të jesh ai fëmijë, shqiptar dhe i burrëruar, me gjuhën e parë të folur mbi rruzullin tokësor, e nuk e di askush nga gjuhët e reja, nga kulturat e feve, që janë kultura të vogla, por jo kulturë e përgjithshme e njërëzimit, kjo gjë do të ishte normale. Gjuha kopte, është gjuhë e parë shqipe. Duhet të kesh nënën shqiptare, të jesh nga kjo kulturë, nga kjo gjuhë, e t’i dalosh ata që bërtasin kundër njëri –tjetrit. Kur ndodhem në kulmin e rrapëtimave të mëdha, nuk bërtas, vetëm kur ndodhem i vetën, si në këtë periudhë magjike, kur bërtet zëri i trashë edhe nga qielli i paskaj. Të mos kesh aspak frigë nga goditjet e vetëtimave të tyre të mëdha, sepse janë rrymë e flaktë, me bubullima të çartura, që të qajnë më dysh, rrap-carap!…

2.

Sakaq, ia behin tek unë, nëpër terrinë, që shpesh herë vetëtinë, andej e këndej, dy engjuj, nga krahu i djathtë e nga krahu i majtë. Është kohë e tmerrshme, por ata buzëqeshin. E më thonë të dytë përnjëherë:

-Mos u mezit, se të zuri kjo kohë! Ti je i mirë, më shumë se sa të tjerët! Nuk ke ombrellë dhe ombrellat nuk i lejon as Zoti i Madh, në këtë kohë!

-E di, e di edhe këtë punë! Kjo kohë, ky shi i ftohtë e kjo erë e fortë, ndoshta ma japin një të ftohur të mirë, por edhe ftohurin e kaloj. Ju jeni dy ëngjuj të mirë, të shenjtë, të drejtë, të buzëqeshur, e jam i lumtur që më keni ardhur pranë meje! Ju ngjat jeta të dyve, ju them, si përshëndetje, sepse e di se jeta juaj është e pa fund! Nëse më lejoni të flas më gjatë ( Të dy ëngjujt ia pohojnë këtë gjë, me një buzëqeshje, si prej fëmiut, pa sherr. Edhe ate, e bëri të qeshë me dashamirësi! ), në bibliotekën time i kam dy ëngjuj, të bërë si përmendore, të vegjël, sa grushti (tregoi me dorë dhe me buzëqeshje prej fëmiut të sinqertë, pa asnjë fije sherri!)! Ju jeni më të mëdhenj, sa jeni në të vërtetë, por këta ëngjuj të mi janë ndërtuar në shembëtyrën tuaj. Mua, më qetësojnë në punë, edhe në qoftë se i puth vetëm një herë në ditë!

Engjujt buzëqeshën dhe me nga një stap të vogël m‘i lëshuan përnjëherë mbi fytyrë magjitë e tyre, me drita të imta.

– Ti je i mrekulluar dhe po të ndihmojmë! Në të vërtetë, e ke edhe një qaj për ftohje në skutellën tuaj, sepse nuk t’a lejojnë një banesë të madhe, e ai qaj pak të ndihmon! Do të kisha thënë me këtë rast, se në anën e majtë do ta kishe një krijesë me ngjyrë të zjarrtë, me një bishtë poashtu të gjatë e në të njëjten ngjyrë… – filloi që të flasë diçka engjulli në krahun e majtë, por pasi e ngrita shuplakën lartë para Zotit të Madh, unë, Fatjon Faredina, dhe e bëra grusht për t‘a rrahur zemrën time, si shenjë leje e dashuri ndaj jashtë tokësorëve të tjerë, edhe engjujve, me nderimin e yllirëve/Ilirëve të parë, në parahistori. Edhe në gjuhën arabe, e cila është ndarë prej shqipes së vjetër, njeriut i thonë „i gabuar“. „Insani“ është i gabuar, bën gabime. Isha një njeri që di si e kemi fatin. Maltretuar më kanë çnjerëzisht prej të lindurit. Nën suferina të tëra më ka shkuar jeta, deri këtu. E ndërpreu fjalën e saj:

– Më fal, për jetën tuaj të shenjtë, por e ke fjalën për djallin, demonin, që më rri në këtë anë (dhe bëri me dorë), lanet pastë, qoftë i mallkuar (prap bëri me dorë, për largimin e tij). E rrahi disa herë në ditë, madje me shuplakë të fortë mbi këtë vesh, se lanet pastë, i mallkuari, nuk më le të qetë asnjëherë, kur nuk e rrah. Më fishkëllon veshi i majtë pastaj kur del ai, nëse i lë mundësi që të rikthehet prapë. Zemrën e nxjerri si taban të mendimeve të mia dhe shpritin tim, i cili rri në mua, dhe e nxjerri për ta peshuar çdo mendim. Nuk e lë vetëm mendjen „të pleqnojë“, pa e peshuar shpirti! Jooo, kursesi!

– Të lumtë, të lumtë! – thanë, të dytë. – Kjo kohë është e ligë, si njerëzit e tjerë! Koha po i dënon për turpet e tyre. Ti nuk ke frikë! Ecën rrugës sate, ecën drejt! Bëje punën tuaj, si është më së miri! Ne, do të jemi gjithmonë me ty!

U përmalla për shkuarjen e tyre në përjetësi, por shpresoj se i kam në zemër. Kurdoherë që kam nevojë për to, i thërras e prap vinë:

– Ju jeni gjithmonë në zemrën time të vogël! Qoftë përherë i lavdëruar Zoti i Madh i jetës së përjetshme! Kjo botë është botë e përkohshme! Nuk e gjëjnë të gjithë njerëzit. Unë po, gjithmonë! Këtu, jam i vetmuar! Mos më harroni!

Duke folur, mu përlotën sytë! U dridha i tëri! Ato, edhe njëherë e stërpikën me stapin e tyre në të dy anët me stërpika të vogla drite dhe shkuan. I fshiva lotët e nuk e kuptova se ku qeshë ndalur prej çastit të veçantë.

Po, e kuptoj: kush e di gjuhën e vjetër shqipe dhe e deshifron këtë gjuhë të natyrës, të cilën e ka shkruar në letër pagani i fundit dhe kryqëtari i parë, që e quajnë të tjerët „Jesu Krishti“, është i shenjtë, si AI. Ajo është përmbledhja e parë e gjuhëve të vjetra shqipe, prej arka-di-anëve tanë, të cilët e ruanin arkën e madhe të popullatave të para, si arka e Persefonit. Në fund, do ta shpërdajë shpresën e vetme për tërë njerëzimin. Është fundi i të gjitha të ligave, si kjo suferinë e madhe dhe e papritur!

Ai, i cili e di t‘a deshifroj këtë gjuhë të REA-s, të krijimit të popujve, dhe t‘a mbajë në mendje këtë gjuhë apo t‘a njohë, prej bijve të sinqertë të Yllirve gegianë, sepse ata qenë të parët të cilët e drejtuan këtë botë prej titanëve, në ATLANDË, ai do të dijë çka të dojë, e di gjithçka. Ai është burrë i sinqertë i kombit të vet, që e flet gjuhën e zotrave, gjuhën e parë, që „shkencëtarët“ e botës e quajnë „GJUHË KOPTE“, por që është gjuha shqipe dhe gegërishte, e shkruar pa e ndarë, nga ana e djathtë në drejtin të së majtës!

Pse i thonë se krahu i djathtë është krah i zotrave, i engjuve, i orakujve?! Sepse gjuhën e natyrës e të zotrave të vërtetë e dinë vetëm shqiptarët, bijtë e REA-s dhe të Thotit. E quajnë „gjuhë e kopjuar, kopte, kopje…“ por nuk e dinë se nuk ka pasur gjuhë tjetër të kopjoj AI, që ishte njeri i tokës, pos gjuhëve të të parëve, të gjysmë-zotrave e të zotrave të vërtetë.

Ata janë Yllir, prej YJEVE, prej yllit të dyfishtë SIRRI, jo sirius, sepse kjo është kalkë. Sirrin (jo syrin!) e ka secili njeri, por syri i njeriut nuk e sheh.

Është forma e veçantë e ngjyrave, që quhet AUREOLA.

Njeriu e ka mendjen të gjallë, por nuk mund t’a kontrollojë veten. Ia ka topitur mendjen djalli e demonët. E shtynë thellë e as nuk e lë të mendojë për origjinën e tyre. Është i dhënë për fetë, e secila fé e rirrëfen ate çka duhet t’a gënjejë, me të njëjtën vision të caktuar, por të riformuluar.

3.

Po ua tregoj një barcoletë të pleqve, që i kam dëgjuar të flasin. I thashë „barcoletë“ që ju t’a kuptoni, sepse janë tregime simbolike të pleqëve. Ato janë për të shpjeguar diçka, me një rrëfim që të shtyn të mendosh:

„Erdhën zaptitë / ushtarakët e zunë pritën te hyrja e Gjakovës, ku është ura e Tabakut. I ndalën të gjithë dhe e mbyllën hyrjen, për t’i pyetur ata që kalonin rrugën, një nga një. I pari ishte mysliman dhe i dyti katolik.

E pyeten të parin:

– A e ke lexuar Biblen! Çka tregon ajo, na e thuaj shkurtimisht?

Muslimani apo muhamedani apo islami u përgjegj shkurt e pa sherr:

– Për Zotin, nuk e di çka shkruan Bibla dhe as nuk kam pasur aq kohë për të lexuar Biblen! Unë jam i vuajtur, bre!…

– Mirë! – i thanë. – Futu atje! – e urdhëruan.

Menjëherë e kapën ushtarakët e t’ia dhanë njëqind dajak (hunjë), shpindës e trupit. Mezi met i gjallë!

E pyeten të dytin, të krishterin katolikë, e ai nuk frigohej askak e rrinte si dai (trim). Plisin e kishte rrotulluar pak në të djathtë:

– A e ke lexuar Kuranin. Çka tregon Kurani shkurtimisht?

– Po, e di, hedi! Po u tregoi shkurt, se nuk jam aq tregimtar i mirë!

Biblën e dike tërësisht. Veç emrat i ndërrojke. Perëndisë i thojke Al’lahu; pastaj Pejgamerëve, p.sh., Brahimit/Abrahamit i thoshte Ibrahim; Jesusit-Isa; e të tjera, kështu me radhë, parajsës-xhenet e ferrit-xhehnem.

– Shumë bukur! Hapjani udhën! Është i ditur! – bërtitën.

Kur doli prej pritës, ai që shkonte kërrut prej hurit, e pyeti:

– Çka fole ti, se unë nuk dita të flas dhe e mora një të rrahur të mirë?!…

– E lehtë ka qenë! Ua ktheva Biblën me emra islam dhe pshtova! Shpëtova prej pritës! Ate çka e ke dëgjuar ti në „Kuran“, pa ajete, me emra katolikë, ua thash sa munda. Pa ua përshtatë kështu, unë nuk kisha dalë prej pritës!…“

Kështu, e pat puna! Gënjenin dhe i mashtronin të gënjyerit. Ishin „njërëz të mençur“ dhe mendjen e tyre e lëshonin pa fre! Kjo nuk është normale!

Rrëfejnë njërëzit më të thuktë, që dijnë të gënjejnë me fé dhe moralin e caktojnë ata. Nuk e pyesin shpirtin e tyre! Rrëfejnë për fetë e ndryshme, në forma të ndryshme. I caktojnë ligjet e veta, statutet, „sheriatin“, etj. dhe nuk janë rregulla të shkruara prej Zotit të Madh, sepse AI asnjëherë nuk ka shkruar, por njerëzit kanë shkruar, „kështu ka thënë zoti“, etj.

Poshtë, në tokën e gjërë të tërë rruzullit, është furtunë midis njerëzve. Na shkojnë kundër njëri-tjetrit, e nuk pyesin për origjinën e tyre…

4.

Kështu, po ecja ngadalë, nga shtyrja e të gjitha anëve, duke u munduar për të ecur. I mbuloja sytë, e nuk kishte kohë të gjëja ndonjë strehim. Strehimi i vërtetë do të ishte në strofullën time, sepse edhe ajo nuk ishte pa ndonjë të metë. Në radhë të parë më pengonte ndonjë fqi, nga ndonjë banesë tjetër, me zhurmë, me tollovi, me muzikë, etj. Kishte rreziqe të papritura, nga zjarri, tërmeti, uji, etj. Askund nuk kisha siguri, pos prej erërave e stuhive…

Tani, po mbrohem edhe me dorë, përpara e mbi kokë, sepse papitur vinte ndonjë copë drase e marrur apo ndonjë copë e shkyer nga tabelat e rrugëve, se lere më pikat e mëdha të shiut të ftohtë, që po më qullnin.

Zhurmë e madhe sundon mbi të gjithë popujt! I shoh kështu! Vetëtimë e murmurimë, skllotë që kthehet në shi të trashë. Pikat e mëdha të shiut që bie papushim, si breshër, për minuta të bëjnë qull. As që të mbrohem nën ndonjë gjë të natyrës, nën drunj, lisa, strehë të shtëpive, sepse kudo të përfshinë stuhia, në të gjitha anët. I them „suferinë“, e kjo dihet. Përpak sa nuk shkulen drunjtë nga toka, prej suferinave të vorbullta.

Po kthehem te tema: thonë se të parët janë „pellazgët“, e kjo nuk është e saktë! T’i thonin iliro-pellazgët, do të ishte më mirë! I ka zënë gjumi ditën për diell e lëshohen si kuajt pa frê! I kanë shpërfillur e nuk e dinë se të parët i kanë paraprirë gegët pesëmijë vite me radhë. Me dialektin gegë të shqipes duhet të deshifrojnë emrat dhe fjalët e botës së gjërë në etimologji, shkencë e re gjuhësore, jo me ndihmën e Sosyrit. Por ata nisen të shtegtojnë vonë, siç duan t’i „mësojnë“ armiqtë tanë më të mëdhenj! Ani, ani! E thefshin qafën!

Nuk janë vetëm „pellazgët“, në gjenezën e popujve, dhe nuk janë vetëm në Gadishullin Yllirik. Ata nuk e kanë REA-n, sepse janë gjuhë ampute, të futur pa leje të Zotit BESA! E kanë harruar ATLANTËN dhe e marrin ATLANTIDËN. Gjuha e tyre është gjuha paragreke; ka sufiksa e prefiksa, të cilat janë të futura në gjuhën e folur shqipe, prej sundimtarëve të parë skllavo-pronarë, të cilët, një pjesë madhore të popullit të përgjithshëm e sundojnë. Ai që është për „punë“, e punën/vepritarinë e tij, në këtë botë, e quan ar-ban-e dhe ari është puna, sepse puna është e vetmja veprimtari në këtë jetë, si ari! Njeriu lindet në këtë botë për jetë, për punë, veprimtari e krijimtari.

Prefiksat, sufiksat nuk janë ampulë, që përdoret kryesisht në medicinë, por AMPUTË, që nuk e kapë fjalori i madh i akademikëve tanë, sepse as ata nuk janë më pak se fjala e Kadmit, afrikano-verior, i martuar me bijën iliro-epirote, Harmonia, e prej tij na pjellet „a-kad-e-mia“! Ështi Iliri i dytë, nipi i Kadmit, prej të cilit kapen gabimisht iliro-pellazgët, sikur e paskan krijuar „illyrinë“ latine, e kooptuar me shkërdhatë! Haa! Janë gënjeshtarët e dytë! Yllit, që i thonë ILL, ata janë të dalurit nga gjuha kombëtare e shqipe…

E liga niset mbi popujt e tërë botës. AMPUTA është e futur dhunshëm në gjuhën tonë të parë. Çka futet dhunshën në gjuhën e parë të Zotrave të qiellit, jo zotrave të tokës, sepse të parët janë gjysmë-zota, e prej tyre janë krijuar njerëzit. Ajo është A-M-P-U-T-Ë, gjuhë e servuar, jo natyrore!

Më së pari, kur janë bërë të zotët e vetes, flasifikohen zotat e krijuesve dhe i lidhin me besimet e njerëzve. Ata janë kopila! Mendjen ua fillon djali e demonët apo njerëzit demonianë! Në vend se ta hedh zemrën e tij, si bazë, e t’a nxjerr shpirtin e tij, i cili duhet që ta pleçnojë çka dikton mendja, e bënë të kundërten, të ligën në jetë. Kjo gjë nuk është mirë! Shpirti vjen përtej botës sonë, nga ZOTI I MADH, e nuk kemi fuqi që t‘a elaborojmë në laborator. Është një dhurat e jetës së përtejshme, jo e kësaj bote, jo e këtij apo atij „kombi“, i cili i vret miliona fëmijë pa faj, për ta dëshmuar se ai e ka „fenë“ më të mirë, për të vrarë ata që janë me mendje të shpërlarë nga hipnozat kolektive apo njerëz të pafajshëme, andej e këndej, të ruajtur nga centrifuga magnetike e globit. Atij i them: ZOTI I MADH, që përpara lindjes së njeriut në tokë, prej mikrobeve të para e deri te Dinosaurët.

Nuk është as ZE-us-i {„us“ është sufiks i gjuhës së folur e të shkruar me alfabetin pellazgjik, dhe ky është minusi i parë, si amputë, është futë/putë në „a“-në e parë, shkonja e parë e gjuhës së vjetër të njerëzimit, gjuha shqipe dhe lidhet me „m“ (po e deshifroj.: a-me-putë!)!}; as e Zotit shqip; Theo; Bog, Al’lah, God, Gott e DIO. Këta janë zotra të vegjël të feve e të popujve.

I pari i më të vegjëlve merret Jesu Krishti, që nuk dëshironte tempuj të feve, i cili e fliste gjuhën e parë KOPTE, gjuhën e vjetër shqipe, p.sh., në „STIGMATA“, dhe po e flas, si flitet sot:

“Mbretëria e Zotit është në TY e për rreth teje!

Ndaje një copë dru e unë jam aty

Ngrite një guri dhe TI ke mundësinë që të më gjesh!”

Zoti i Madh është në zemrën tënde, atje fillon energjia e madhe e jona, por nuk e vërejmë. Në bazë të energjive fillojnë të veprojmë dhe të jetojmë!

Ky është Zoti i Madh dhe është kurdoherë përreth nesh. Nuk ka nevojë për tempull të feve! Je NJERI, e ke Zotin e Madh! Duhet që t’a pastrosh zemrën, të mos ndjesh apo të bësh të ligën, por të jesh si shëmbëlltyre e TIJ, gjatë gjithë jetës. As Jesu Krishti nuk ka kërkuar kala, kishë e dhunti për Zotin e Madh, Krijuesin e Botës, por është ndërtues në shëmbullin e tij, ate çka i nevojitet njeriut për jetesë; është me TITANË, GYGANË, AR-BAN (bënë ari me punë!) dhe ka drejtuar njerëzit e tjerë si mundën më mirë të punojnë; që e do fqiun sikur veten e tij, pra ka dashuri në zemër, jo urrejtje, sikur e gjithë bota. Edhe vëllaun e ligë, që flet si i ligu dhe i përfshirë nga djalli apo vetë demoni, është një armik, sepse më të parën dëshiron t’ia martojë vajzën për djalin e vëllaut të tij, e kjo është kundër moralit të njëmentë; kundër familjes sate, kundër ligjit të Zotit të Madh, kundër ADN-së, që e ke në gjak!

Gjaku nuk bëhet uj! Pa te, nuk jetohet! Kush e di se gjaku i pastërt e pasuron trurin me oksigjen, që të jetojë e mendojë mirëfilli, ai është i natyrshëm. Mendja zhvillohet e denatyrohet me te! Besimet e verbëta lindin me gjak në mendje. Denatyrim është edhe mendimi i zymtë se feja është më e madhe se kombi! Ai mendon se me fé „mendja është e pastërt“, e bën një gabim të madh! Kjo gjë nuk ka të bëjë asgjë „me pastërtinë e mendjes“ .

Po e rikujtojmë mendimin e paskrupullt të psikopatit të njohur fashiod i tërë ultanacionalizmit „serb“, Vaso Çubrilloviq, i cili u thotë „serbëve“ nacionalistë, që do t‘a koncentojnë të gjithë focën e tyre në denatyrimin e shqiptarëve përmes fésë së rrejshme islame:

„Shtyllën kurrizore të nacionalizmit shqiptar mund ta thyejmë vetëm përmes fesë islame.“

A doni më shumë?! Mund t‘ua jap! Di më shumë, e më quajnë abnormal.

Dija e madhe për ta është padijeni.

5.

Po u flas nga historia, nga gjenealogjia, nga shkenca, nga ligji kryesor i parë i themelimit të familjes së re, dhe familja e re e do një ADN-në e cila i përshtatet me së miri prej gjirit të familjes së tij. ADN-ja e babait dhe e baballarëve tuaj shkon deri në 7 breza. Shtatësi është numri i Zotit të Madh! Kush është kundër 7 brezave (i farefisit) dhe numrit të Zotit të Madh, është kthyer nga demoni kundër Zotit të Madh e kundër pastërtisë së farefisit.

Në qoftë se është farefisi mirë, i pastërt, nga përzierja e gjakut me njerëzit e tuaj, atëherë disa farefise e përbëjnë së bashku fisin, ndërsa disa fise të bashkuara përmes gjuhës së njëjtë e përbëjnë tërë kombin. Fashizmi për përzierje të gjakut me motra të vetat, ka qenë i dënuar për më të ligën e madhe morale. E liga ka vazhduar një pas njëje. Gabimi i shtatë i tyre ka qenë: me vra njerëz pa faj, sepse e mbronin vendin e vet!

Ne, ishim një nga fiset e para të njerëzimit dhe një nga kombet më të mëdha në botë, pas indianëve, të cilët i kemi ngrehë me gjuhën e tyre të krijuar nga fisi ynë i madh, i cili është një farefis i tërë Euro-Amerikës: arianëve (fjala arianët ndahet në dy pjesë=ari-anët, ana e artë, kryesisht të artë e të zeshët, jo i zi, nga Afrika!), dhe kemi mbetur një racë e bardhë europiane, ose europiano-amerikane, deri në Kil e Argjentinë.

Njerëzit tanë nuk i marrin vesh këto gjëra të gjenealogjisë e janë përfshirë prej të tjera punëve të përditshme. Nuk logjikojnë për këto gjëra, për ngjyrën e lëkurës, për të dalluar ndryshimin, e të tjera.

Ne si komb, edhe pse më tepër se 2823 vjet na luftojnë greko-latinët dhe arabët për të na shpërfillur si „komb“, i kemi ruajtur pranë vetes kanunet. Ndër male, i thone „Kanuni i Maleve“; në Shqipërinë e mesme „Kanuni i Skenderbeut“; në Shqipërinë Veriore dhe në Kosovë, i thomë „Kanuni i Lekë Dukagjinit“, etj. Në kapitullin e tretë, „Nye i gjashtëmbëdhjetë“, ne e lexojmë fejesën e mundshme të vajzës, sipas Kanunit:

„Në fejesën e vajzave do të shikohet:

Të mos jetë në të njëtin gjak e të njëjtin gjini;

Të mos jetë të një fisi;

Të mos jetë mbesë e një fisi, të djalit që do me e nxënë për grua;

Të mos jetë grua e lëshueme;…“

Kanuni është një kushtetutë e kombit të madh, që e flet shqipen, si mjet të të gjithë shqiptarëve, e kush e ka tradhëtuar këtë gjuhë, këtë komb, sado që mendohen t‘a justifikojnë „shkencëtarët“ apo shkërdhëtarët e botës, është kundërshtar i kombi të vet iliro-shqiptar. „Arvanitasit“, nuk qenë kombi që ka bërë „ate, dhe këte“ në botë, siç na thonë këta shkërdhëtarë të Greqisë e artificiale e të botës së gjërë, sepse e kanë tradhtuar e pre në fyt shqiptarin!

Në të vërtetë, ata janë arban/arbër/arbëresh e nuk kanë „gjuhë tjetër“, pos gjuhës shqipe, kur e kanë tradhtuar këtë gjuhë.

Prefiksat e sufiksat e tyre të shumtë, p.sh., me „ois“, si „Te-d-ois“, të thënë shkurt, kanë qenë „of“ mbi kurrizin e shqiptarëve. Le të shpikin një gjuhë tjetër, le të shkojnë në rrotë të së ëmës, por le ta dinë se janë tradhëtar ndaj kombit dhe gjuhës së tyre.

Duhet të kenë dy herë 2823 vjet që të lajnë vuajtjen e tyre të madhe e t’i kthehen kombit të vet, dhe të flasin e të shkruajnë SHQIP, për të pasur një DËSHMI që t’i pranojmë në kombin tonë! Europa e Bashkuar dhe Bota do të duhet të paguajnë biliona e biliona që të lajnë marren e tyre ndaj këtij kombi të sakatuar gjatë milieniumeve, ose të jemi të gjithë budallenjë e të luajnë me ne si të duan; të na kthejnë në „ar-ab“ e „mysliman“, si ata, me islamizëm, dhe të heshtim nga të vërtetat gjenealogjike të kombit tonë, deri më tani!

Arabët janë krijesa tonat, madje të braktisuara prej nesh, nëpër shkretirë të Saharës. Për këtë shkak duan të na shpërfillin përmes fesë së tyre.

Zalli i imtë, si pluhur, i Saharasë të mbytë. Për këte, mbulohen pjesa dërmuese me mbulesa. Në Gadishullin tonë nuk kemi Saharë!

Pra, nuk na nevojiten mbulesat!

6.

„Ramba-uj-uuu“ – ushtoi zëri i lashtë. Thirrjet për rreth janë onomatopetë apo tingullimi imitues. Askush nuk i kupton realisht çfarë duan të na thonë. Ata që i besojnë materializmit dialektik dhe quhen „komunist“, le të kuptojnë se onomatopetë janë zëra të lartë dhe duhet të kuptohen si zërat normalë, të bëjnë përpjekje për t’i imituar në zëra e thënie të afërta të njeriut dhe të mos i hedhin poshtë. Njeriu është i kufizuar dhe bota e jonë është e kufizuar, prandaj as zërat e natyrës nuk i kuptojnë.

Unë, personalisht e kuptoj kështu:

„Ra, sa mba (në-te) uj, uuuu…“

TI, po i afrohesh skutellës[1] sate, e ra aq sa kishte mundësi të bie. Në fund të fjalës është përfundimi i zgjatur, sepse ushton zëri: uuuu. Me këtë ushtim të madhe, dëshiron Zoti i Madh të rrëzojë përdhé „zotat e rrejshëm“ të mbarë njerëzimit, sepse këto janë gënjeshtra të rrejshme të atyre që dinë pak më tepër se sa të tjerët dhe i thonë për të gënjyer njerëzit e botës e për t’i bërë vegël. Edhe materializmi dialektik i ka hedhur poshtë këto gënjeshtra të feve, të cilat janë kopje prej mësimeve të Thot-it, në mënyra të ndryshme. „Thoti“ është veta e tretë e njëjësit, në gjuhën shqipe: ai ose ajo thotë. Vetëm gjuha shqipe e ka natyralizuar përmes foljet së vet.

Gjuhët e tjera nuk janë natyrale. Thoni çka t’ua pjellë mendja, por nuk është aspak e drejtë! Shqiptarët e kenë prejardhjen prej ATLANDËS dhe Egjyptit, e jo prej „pellazgjikëve“, që nisen rreth 5000 vjet më vonë, e as prej ATLATIDËS, edhe pse ajo është e jona. THOT i ka zhvilluar shkencat, edhe misticizmin, që është një drejtim i filozofisë njerëzore.

Në të vërtetë, ai ka jetuar pesëdhjetëmijë vite para Lindjes së Krishtit, e nuk kanë qenë të hollat, as skllavo-pronarët. Këto janë klasa sunduese, sepse hypja e klasave në hierarkinë njerëzore, me vrasjen e gjysmë-zotit të madh, në bukë të veten, te shpella e Spilles, mbi Vlorë, në Shqipëri, nga Udhësi apo Odiseu, futen në të gjitha tradhëtitë e periudhës së njerëzve.

Tradhëtia e tij nuk është për lavdi, për duartrokitje, për jehonë. Tradhëtia e ka dënimin e madh: shkatërrimin e madh të njerëzimit!…

Po i afrohemi „shpellës“ sime e më dëmtoni sa të mundeni! Jam i vetëm e me vetmi, më tepër nuk mund të bëhet. Pra, po flas:

– Lutju njëmijë herë Al’lahut, dhe TI nuk prodhon asgjë! Lutju njëmijë herë në ditë, e „Xhenetin“ nuk e përjeton derisa të përfundojë DIELLI, pas miliardave viteve. „Al’lah“ do të thotë „Hyjniu prej qiellit, si Dielli, i kuq si gjaku, kur lindë e perëndon“. Lutnu sa të duani, por ZOTI i MADH nuk u përgjigjet! Me lutje tuajat, bëni „mrekullira“ në pjatë, për miliona fëmijve të uritur, që po vdesin në një ditë, në të gjithë globin tonë! Xheneti është afër, pas miliarda vitesh! A doni t’u them se kur do ta përjetoni „xhenetin“ e „xhehnemin“? Kurrë! Detalisht: k u r r ë!! Sepse kur të shkatërrohet dielli, eksplodon toka, na le centrifuga dhe nuk ka asgjë nga ky globus, vetëm pluhur yjesh!…

Së shpejti, do të „dërgoi“ edhe një meteor të gjelbërt, për t’u fundosur në Saharë! Lutuni, lutuni, e lutuni, sepse keni „ar“ për të dhënë, e quheni ar-ap!

Me magjitë e shpellave, ku rrinë lakuriqët e djalli, sepse aty kanë filluar ajetet e Kuranit, ju e keni një „mrekulli“ vet nëpër duar!…

Ngjyra e gjelbërt është MEKA. Njerëzit që i sillen përrreth e përhapin magjinë e saj. Pjesë të vogla të saj janë edhe në KASINO. Pa te, nuk mund të të lidhin me magji dhe të të shfrytëzojnë…

7.

Ylliro-albanët janë shndërruar në miq të pakursyer të atyre që nuk janë NJERI: duken si njeriu, po falë i ka demoni! Janë serp/serb nga emri „serp-ente“, e do t’ua humbin gjurmët. Latinishten nuk e dini ju, as gënjeshtrat e tyre të përkryera, as vrasjet e fëmijve tuaj, madje deri në parahistori, kur është shpallur „greqia“ nga tri fiset e ardhura, për të na shkatërruar, deri në fund! Është shpikur gjuha e tyre me Homerin, 800 vjet p.e.s., dhe origjina jonë kozmike nuk ka ndyshuar nëpër mileniume, prej vezës, e gjysmë-vezën e vendosim në kokë, si plis të bardhë. „Pellazgët“ është emër hipotetik.

– Futuni e futuni ku të duani! Bini, bini të gjithë në humnerë, sepse po luteni kot e po ecni sikur të ishit në „parajsë“, nëpër një asfalt modern, me trunin e shpërlarë nga hipnozat koletive. Pra, as nuk dëgjoni thirrjet tona me vaj! Ne, po flasim kot! Kot u kemi ftuar! Kështu e keni vendosur dhe u qoftë rruga e mbarë, përkundër vajeve e klithjeve tona! Unë po i futem kësaj skuterrës sime. Ju vazhdoni nëpër humbje, lëvizje, zhvendosje, edhe përtej jetës, nëse mund të mbërrini, sepse për këto po ua lë përrallat e mitologjisë!…

Flamujt e lartë, pa erë, fluturojnë pa ndërprerë me dy koka të shqiponjës e janë në duar të vetë shqiponjave; ndërsa këta flamur të erërave, janë flamujt e betejave tuaja, pa dije të plotë se përçka vdisni! Ju mendoni diçka tjetër, e vdisni për hiqgjë! Sytë tuaj nuk e shohin flamurin e madh shqiptar, mbi ré!

Po nisem prej vetes: mbreti i parë ka qenë deri në vitin 1222 p.e.s., me kokë të kristaltë. Ka qenë yllir, i njëmbëdhjeti me kokë të kristaltë dhe është qyajtur Hylli (Ylli)! Ka folur shqip dhe ka udhëhequr arbanët (arbërinë)!…

Nuk po merrem më tutje me historinë. Gjëne ju ku është gjetur trupi i madh i Gjysmë–Zotit tonë. Gjene ju kush ka qenë për Europën e Bashkuar! Gjene ju ku duhet ta kishin vendin e tyre në EU ylliro-shqiptarët!

– Përse gjëmojnë murmurimat e vetëtimave në gjuhën shqipe. Në të tjera gjuhë paskan vdekur murmurimat! Nuk ka shprehje në këto gjuhë kon-vert-u-ale. Vlera e tyre duhet të matet me një gjuhë, të cilën shkërdhëtarët e botës na e quajnë „indo-gjermane“ apo „indo-europiane“, në vend se ta pranojnë në gjuhën e vjetër shqipe. Jo, gjuha paraprake paska vdekur për ata! Shpikin 5000 e sa gjuhë, por atë gjuhë nuk duan ta njohin dhe e fundosin, siç i kanë fundosur ylliro-shqiptarët, në Dyseldorf, në Bon apo në Këln! Është Pismarku, në kokë të armatës së krijuar, për të sunduar me dhunë! Dyseldorfi, me qenie shqiptare, shqiponjën dykrenore e përmbysë nën heshtat e ushtarëve të Pis-markut (Bizmakrut), me dy koka në një shqiponjë, të gegëve e toskëve, në një trup, iliro-shqiptar, sikur nuk shihet! Rrëmuja po shkon më tutje, nëpër Europë dhe në Botë. Ne, nuk e marrim vesh, se fundosemi nëpër katrahurë. E kjo është katër fish: humnera më e madhe e njerëzimit!…

Tani, po i heqi një nga një rrobat e lagura. Do të fshihem e fshihen. Nuk punon nxemja, por qajin për ftohje do ta pi.

Në qoftë se mbetet ndonjë pasardhës yni, i pashpërlarë nga dhuna e çnjerëzimit, do të hap ai edhe njëherë këto faqe të jetës sonë. Erërat do të fshikullojnë përherë, e unë, nëse mundem, do t’u ndihmoj.

A e dini pse ndahem në dysh: hija ime flet në këtë tregim, ndërsa personi i gjallë flet me dialog. Kjo është gjë e re për një tregim.

Mua, Fat-jon Fare-di-na, më ka plasur barku!

E dimë ne farën dhe fatin tonë!…

[1] Dialektore, gegërishte, e thënë me ironi: skuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok