22/12/2024

Fjalë të urta nga shkrimtari Albert Zholi (II)

0
Albert-Zholi

-Nuk lejohet përdorimi i fjalëve të urta pa cituar emrin e autorit-

– Mes artistëve, fjala merr vlerë reale, dija përforcohet, dialogu sjell risi, vizioni për jetën formatohet me ngjyra optimiste.

-Në dashurinë e sinqertë nuk ka fitimtarë dhe humbës, ose të dy do jenë fitimtarë të një lidhjeje të begatë, ose të dy do të vuajnë zhgënjimin e madh.

– Egzistenca  e  një  kombi  varet  nga  4  element themelor:  Gjuha, territori, flamuri  dhe  himni. Kur  mungon  një  element  egzistenca  është e  cunguar , kur  mungojnë dy  egzistenca  ëzhtë e plagosur, kur  mungojnë tre  egzistenca  është  e  dyshimtë  kur  mungojnë 4  një  komb  nuk egziston.

– Dashuria  e  vërtetë  pranon  vetëm  gënjeshtra  të  bardha,  por  jo  çdo  gënjeshtër  e  bardhë vërteton egzistencën e  dashurisë  së  vërtetë.

-Prezantimi në takime ndërkombëtare ka dy element: Ligjërata e bukur dhe bindëse dhe veshja protokollare që  duhet t`i përshtatet vendit, karakterit të ceremonisë, stinës. Pa një ligjërim të bukur pjesëmamrja është e dështuar, pa veshjen e duhur pjesëmarrja është e gjymtuar.

– Dashuri apo të Dua, mbetet fjala më e bukur e zemrës, virtytit më i lartë shpirtëror, ndjenja më e spikatur, më sinjifikative, më sublime, më e pastër

– Kush ka provuar dashurinë e vërtetë,  ka marrë krahë dhe ka fluturuar në vende të pamenduara duke përcjellë gëzim, hare, optimizëm

– Dashuria e sinqertë të shtyn drejt madhështisë, sakrificës, guximit, marrëzisë pasi flitet me gjuhën e zemrës jo të arsyes.

-Populli Dashurisë i ka thurur lavdet më  të madhërishme duke e ngritur në tempujt e shpirtit dhe në zërin e zemrës.

-Himnet e dashurisë sot përbëjnë perlat e muzikës popullore në të gjitha trevat anembanë vendit tonë. –

-Folklori shqiptar, është një nga më tradicionalët në botë për sa i përket larmisë së këngëve të dashurisë, emancipimit të ndjenjës dhe të qenit autokton dhe të veçantë.

– Dashuria mbetet  një shkëndijë fjale, për të ndezur vullkanin e madh njerëzor për ndjenjën më fisnike të të gjithë kohërave. ..

– Dashuria e fshehtë mbetet e përjetshme dhe gjithmonë e bukur, sepse ka misterin brenda

– Largësia në dashuri të afron më afër, sepse ka fuqinë magnetike të enigmës në mes.

-Dashuritë e nxituara dhe në distanca të  afërta vdesin shpejt, sepse s’kanë ankthin dhe etjen e pritjes!

— Femra merr afshin e jetës, kur për të thuret poezi. S’ka më të lumtura se ato femra për të cilat janë thurur vargje, pasi ato pa dashje janë përjetësuar.

–Edhe femra më e bukur dhe më e fortë, dorëzohet para vargjeve poetike që rrezatojnë ndjenjë, dashuri dhe respekt.

-Dashuria e vërtetë nuk është ëndërr, por dy pika vese rënë nga petalet e një trëndafili rozë mbi barin e sfungjertë, të blertë ku aty prehemi qetësisht, si një vegim vezullues.

– Dashuria e sinqertë thyen dritën e jetës, në mijëra pasqyra kristali, për të parë fluturimin magjepsës të zogjve shtegtarë

– Dashuria mbetet ditar kujtimesh, ku secili lë të shkruar krijimin e fundit të  “Lumturisë”, pasi në dashuri rruga e ikjes ka lot malli prej tradhëtisë

-Dashuria ka  aromën e dy trupave që secili e ruan si një medaljon të përjetshëm pasi të çon në qiellin e shtatë dhe më bashkon me yjet

– Në dashuri paguhet çdo fjalë,  pa harruar dhe çmimin e shpirtit edhe netët pa gjumë, lotët që janë kthyer në  gërma ditari

– Dashuria është ndjenja e pastër, është poezia e imagjinatës në kufijtë e marrëzisë që paguhet me çmimin e shpirtit edhe netët pa gjumë, lotët ndriçues…

-Dashuria është si një gjethe,  si një yll në gjoks, që të mbyll sytë dhe ti humbet në një puthje, në një përqafim përrallor.

-Dashuria është si Perëndimet e sosura të mbushura plot zjarr,  si trëndafili me aromën e ëmbël pranverore e ndritshme ngaherë

– Më  mire  100  kundërshtar serioz përball  se  një  tradhërar lajkatar  në  krah

– Mosmirënjohësi mendon  se  ka  lindur  vetëm  për  ti  bërë  nder ,   pasi  kurrë  nuk  e  kupton  vlerën  e  vërtetë  të  nderit  dhe virtytin e lartë që ka Brenda nderi –

-Mosmirënjohësi  edhe  kur  i  bën  nderin e 100-të,  e  mendon  si  nderin  e  pare,  pasi  se  kupton  saktificën e  personalitetit  të  atij  që  i  bën  nder, sepse s’ka  vetë  personalitet

– Trim i mirë  nuk  është  ai  që  i del  plumbit para  në  çdo  betejë,  por  ai  që  fiton çdo  betejë

– Dita  e  dëshmorëve  është  dita  më  e  bekuar  e  një  kombi pa heroizmin e të  cilëve historia e kombit  do të ishte  memece dhe e shurdhët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok