Nga Edison Ypi
Në vendin ku i vetmi vend gatimi ishte haleja, i vetmi kamjon ishte ZIS-i sovjetik, e vetmja veturë ishte GAZ-i i Degës, e vetmja këpucë që nuk fuste ujë ishte çizmja e ushtarit, e vetmja dashuri ishte imagjinata, e vetmja dashnore ishte Doriana, e vetmja dëshirë ishte arratisja, i vetmi send që prodhohej ishte ai më i urryeri, më i shëmtuari, më i turpshmi, ai që i thuri lavde skllavërimit, bindjes së verbër, servilizmit, spiunllëkut dhe të gjitha veseve të tjera më të ndyra, fëlliqësira propagandistike më e fëlliqt, makabriteti estetik më kriminal që ka parë bota – filmi shqiptar.
Filmi shqiptar ishte një mal me coftina, qen e mace të ngordhura, sy të çpuar, veshë të shkulur, tru të kalbur, lëkura me ekzema, kocka të deformuara, kufoma të dekompozuara, gjarpërinj të ngordhur, nëpërka të helmatisura.
Filmi shqiptar ishte një mutnajë propagandistike të cilën shqiptarët pasi e hëngrën pritën të rrëmbejnë një anije për të ikur për ta vjellë në fund të botës.
Filma të mirë pa aktorë të mëdhenj, ka. Aktorë të mëdhenj pa filma të mirë, nuk ka kurrkund tjetër veçse në filmat shqiptarë. Filmi shqiptar është e vetmja këllirë kinematografike e historisë së botës i bërë nga regjizorë gjoja “gjenialë” dhe aktorë demek “korifej”.
Filmi shqiptar ishte një shiringë nga ato të ndërzimit artificial të lopëve që disa shqiptarë bastardë ua ngulën në kokë shqiptarëve normalë me dhjetra vite derisa ja thithën trurin dhe në vend të trurit i futën mutin.
Filmi shqiptar ishte çmendina ku shqiptarët lëpinë budallallëkun e njëritjetrit si macet dhe qëntë gjakun në oborrin e thertores.
Filmi shqiptar ishte një pirun me tre dhëmbë; një sqepar i përgjakur i quajtur “regjizor i madh”, një brisk rroje i ndryshkur i cilësuar “aktor gjenial”, një trupjerdhur që mbahej për “skenarist i talentuar”. Ky pirun me këta tre dhëmbë, nën mbikqyrjen e rreptë të diktatorit dhe Sigurimit, bashkëpunuan ngushtësisht për t’ua tharë trurin shqiptarëve.
Filmi shqiptar është ajo dukuri katastrofike gjoja edukative që i ndan shqiptarët; Në njerëz që dinë ose nuk dinë ta bëjnë dallimin mes propagandës dhe Artit.
Filmi shqiptar është një helm që po ta pish, edhe pes lek po të kesh në xhep, të lind dëshira t’ja falësh një jevge me shpresën e marrë se jevga do t’i shumfishojë.
Filmi shqiptar është një acid të cilin pasi e pi, çorroditesh aq tepër sa shkon shqyen derën e një depoje armësh ku armatosesh deri në dhëmbë pa e ditur se cilën luftë do bësh e cilët vëllezër do vrasësh.
Filmi shqiptar është një kakofoni tingujsh kombinuar me tekst për të vjellë.
Filmi shqiptar është një arkivol që e paraqesin si djep.
Filmi shqiptar është një nevojtore që e paraqesin si altar.
Filmi shqiptar është instruktori më i mirë për të mësuar si ta kalosh jetën në kafene.
Filmi shqiptar është këshilltari më i mrekullueshëm për të bindur të mos zësh kurrë libër me dorë.
Filmi shqiptar është mjeti më efikas për ta shtuar numurin e budallejve.
Për të qënë të sigurtë në suksesin imagjinar të filmit shqiptar, po thonë edhe broçkullën e broçkullave, se filmin shqiptar e pëlqen populli Kinez.
Dy lloj shqiptarësh janë apologjetët e fantazmës së përgjakur të quajtur film shqiptar.
Të parët janë ata që me Artin, stilin, frymëzimin, talentin, energjinë kreative, nuk i lidh asgjë, dhe s’kanë asnjë haber kush janë e çfarë kanë bërë, për shembull, Pedro Almodovar, Woody Allen, Roman Polanski, Luis Bunuel. Ngaqë s’mund të fajsohet askush për atë që s’ndjen, këta s’mbajnë asnjë përgjegjësi.
Të dytët janë autorët, aktorët, regjizorët, që ndoshta e dinë kush është Orson Welles, Stanley Kubrick, Akira Kurosawa, por nuk duan tu ikin për dhjamë qeni dhjetra vitet krrusur mbi govatën e lëvereve “Shqipëria e Re” brenda së cilës për hesap të diktatorit provuan të lajnë gjakrat e vllavrasjes përmes monstruoziteteve propagandistike kopjuar nga stepat dhe gulagët.
Zoti i ruajt nga skëterra e këtejme dhe e përtejme edhe të parët edhe të dytët.
Filmi shqiptar nuk është asgjë tjetër përpos një vampir propagandistik që mund të shihet pa pasoja psiqike vetëm ulur në rradhën zero, karrikja infinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok