27/02/2026

FILARMONIA E KOSOVËS  KONCERT FESTIV NË VJENË

0
Arta-Jashari

Glauk Konjufca: “Nuk do e harrojmë mbështetjen e Austrisë në ditët më të vështira për popullin e Kosovës

Miku i mirë, në ditë të vështira”- populli.

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Vjenë, 24 shkurt 2026.  Organizuar nga   Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, drejtuar nga Albinot Bimbashi dhe stafi i ambasadës  shënon Ditën e Pavarësisë në Vjenë.
I pranishëm ishte Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës,  Glauk Konjufca.

Mbrëmjen festive e hapi i ngarkuari me punë ambasadori në Austri Z. Albinot Bimbashi i cili përshëndeti dhe i uroi të pranishmit. Ai në fjalën e tij falënderoi qeverinë e qytetarët e Austrisë për mbështetjen e gjithanshme dhënë Kosovës në situatat më të vështira të saj.
Kësaj radhe ishte Filarmonia e Kosovës drejtuar nga dirigjenti Edon Ramadani, e cila entuziazmoi publikun.
Në ambient të mrekullueshëm në qendër të Vjenë u mblodhën të ftuar për festë diplomat, mike e miq nga shtete të veçanta dhe zyrtarë të shumtë nga vendi nikoqir. Ishin të pranishëm mërgimtarë nga të gjitha rrethet e Austrisë.  Vizioni i pavarësisë i  Dr. Ibrahim Rugovës hapi rrugët gjithandej globit, se Kosova e robëruar kërkon lirinë e mohuar shekujve.  Pas sakrificave gjeneratave, liria u kurorëzua me luftën çlirimtare të UÇK-së drejtuar nga  Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe aleatët tanë rreth NATO-së.  17 Shkurti 2008 do mbetet i shkruar me shkronja të arta gjeneratave.

Pjesë nga fjala e Glauk Konjufca:  “Falënderojmë organet shtetërore të Austrisë për mbështetjen e gjithanshme që i dha e i jep Kosovës.  “Është nder për mua që këtu në Vjenë të ju dëshiroj mirëseardhje në festimin e tetëmbëdhjetë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, shtet i lirë dhe i pavarur. Kam kënaqësi të falënderoj autoritet shtetërore austriake dhe qytetarët austriak. Sot dua të përkujtoj, se pikërisht në këtë ndërtesë, në vitin 1992, me nderime të larta shtetërore, së pari herë në botë,  u prit Dr. Ibrahim Rugova, Kryetari i parë i  Kosovës nga Zëvendës Kryeministër dhe Ministri i  Jashtëm i Austrisë,  Alois Mock. Këtu u tha qartë,  se Kosova është çështje kyç e problemit në Ballkan. Ky ishte moment i fillimit të internacionalizimit të Kosovës që nisi pikërisht nga Vjena. Alois Mock ishte Zëvendëskryeministër që mbështeti çështjen e të drejtave të shqiptarëve dhe ne nuk ko harrojmë këtë.  Në vitet e rënda 1998/99, kur Universiteti i Prishtinë u mbyll nga pushtuesi, Austria ishte e para që pranoi studentet e dëbuar dhe njohu diplomat e tyre. Austria i mbështeti fuqishëm në regjistrim dhe studime në universitet e Austrisë.”
Ai përmendi disa nga politikanet/ër austiriak si,  Alois Mock, Franz Vranitzky, Erhard Busek, Andreas Kohl, Heinz Fischer, Wolfgang Schüssel, Wolfgang Petritsch, nga Dinastia e Habsburgve ( shtojmë: Otto Habsburg..), Albert Rohan, Ulrike Lunacek, Lukas Mandl e shumë tjerë.
“Ne nuk do e harrojmë mbështetjen e Austrisë në ditët më të vështira të popullit të Kosovës dhe ndërmarrjen nga  “Nachbar in Not”, kur Austria ndihmoi popullsinë e dëbuar duke i strehuar në Shqipëri dhe në Austri. ( sh. dhjetë mijë refugjatë).  Austria ishte qendër e bisedimeve për statusin e Kosovës që u mbajtën në Vjenë dhe njëra nga vendet që e mbështeti fuqishëm lirinë e Kosovës.” Miku i mirë dihet në nevojë”, ishte i vërtetuar shekujve, e tillë ishte dhe mbetet Austria. “Marrëdhëniet tona me Austrinë janë shumë të mira në planin politik dhe ekonomik, këto do vazhdojnë edhe në të ardhmen. Mbështetjen që Austria i jep Kosovës në integrimin e saj në Bashkimin Evropian dhe institucionet tjera ndërkombëtare janë me rëndësi  dhe ne e falënderojmë sot në këtë ditë feste. Në planin e marrëdhënieve me vendet tjera, ne si popull dhe si shtet qëndrojmë fuqishëm në anën e Ukrainës, luftën e saj kundër agresorit  rus”, – tha mes tjerash Konjufca. Ishte kjo paraqitja e tij e parë si diplomat jashtë Kosovës. Ai u takua me Ministren Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Beate Meinl-Reisinge, të cilën e falënderoj në emër të Qeverisë së Kosovës, për kontributin e vazhdueshëm që i jep Austria Kosovës në hapat e saj  drejtë pavarësisë dhe shtet- ndërtimit.
Ai vlerësoi rëndësinë e mbështetjes së Austrisë për pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhënien e statusit të vendit kandidat, dhe hapjen sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim duke vlerësuar, se Austria mbetet një nga partnerët më të afërt dhe më të qëndrueshëm të Republikës së Kosovës në rrugën e saj evropiane.

Të pranishmit përjetuan kënaqësinë e ekzekutimeve mjeshtërore nga orkestra harkore e Filarmonisë së Kosovës, drejtuar me mjeshtëri nga dirigjenti Edon Ramadani.  Sopranot Arta Jashari dhe Zana Abazi-Ramadani entuziazmuan publikun i cili nuk kurse duartrokitjen. Me mjeshtri u luajtën: Simfonia për harqe Nr.10 në h-mol; Drinor Zymberi, Simfonata. Kënga tradicionale shqiptare; Asaman, pastaj Kristo Kono (Ar. Nga Edon Ramadani;  Arta Jashari, Kroi i fshatit tonë; Valton Beqiri, suita për orkestër harkore. Rashid Krasniqi (Ar. Valton Beqiri), mallëngjimi; Avni Mula (Ar.Valton Beqiri) nga soprano Zana Abazi-Ramadani, Agimet shqiptare. Valton Beqiri, Shpirti i traditës etj.
Ishte kënaqësi takimi i përzemërt me anëtarët e orkestrës. Komunikimi vëllazëror nisi që në hyrje të pallatit,  mes tyre dalluam violinisten Liridina Kukaj me të cilën pak minuta biseduam rreth Vjenës, Filarmonisë e jetës mërgimtare.  Në fytyra e secilit dukej shkëlqimi i lirisë në marshimin e  Kosovës  sigurt drejtë progresit, drejt Bashkimit Evropian, aty ku e ka vendin me trup e shpirt.

Urime stafit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri dhe veçanërisht ndaj Albinot Bimbashit, Ushtrues Detyre i Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Austri, për punën e tyre të mirë organizative.

Rikujtim rasti
Marrëdhëniet shqiptaro-austriake janë të vjetra shekullore.  Austro-Hungaria i dha mbështetje të fuqishme pavarësisë së Shqipërisë dhe mbrojti tokat shqiptare nga gllabërimi i mëtejmë i tyre nga shtet fqinjë.
Në Austri ishte disa herë edhe gjeniu i letrave shqipe,  Fan Stilian Noli. Ai dy vjet para vendosjes së tij përfundimtare në  Amerikë e vlerëson objektivisht politikën e suksesshme të Austro-Hungarisë ndaj shqiptarëve e mbështetur tek shqiptarët patriot:
“ I vetmi shtet që ka mbajtur një politikë të mençur në Shqipëri ka qenë Austria merhume e Habsburgëve. Austria e bazonte politikën e saj mi shqiptarët nacionalistë. Ja arsyeja e parë dhe ja arsyeja e dytë: Austria ngarkonte me punët e Shqipërisë ata njerëz që e dinin shqipen më mirë se çdo arnaut.” (Fan Stilian Noli)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok