Festat e fundëvitit, shkëlqim i rremë
Nga Vladimir Shyti
Qyteti Durrësi porta e Europës është veshur me vellon shumëngjyrshe festive, që askush s’e pret, madje, qytetarët e marrin si harxhime të kota nga bashkia, pra diçka pavlerë.Për njeriun e thjeshtë, që është mësuar me elementin fat, që mund të jenë jashtë çdo kuptimi nga jeta që ata po bëjnë në këtë vend, ku vetëm premtimet, janë dhurata të vitit të ri.
Nganjëherë-dhe rasti është i dukshëm, që për një kapris të çuditshëm, ai shtrihet në demisionin të një njeriu pushtetarë mediokër.Dhe, është rasti më i habitshëm në këtë histori prej shumë vitesh-fill i fatit, në një çast vendimtarë bie në duart e një tekniku ku trumpetonë fitore, por që bashkëpunon me të rrëzuarit nga pushteti në mënyrat më të ndryshme si Tomi dhe Xheri.Njerëz të tillë e ndjejnë veten tepër të llahtarisur se sa të lumtur përpara një shakullreje të tillë përgjegjësie, që e bën pjestarë të veprimit heroik përpara botës, duke mos lënë që t’i shpëtojë nga duart fati, ku edhe mund të përfitojë madhështinë e tij dhe është në gjëndje të bëj për vete favoret, që mendon se i takojnë.
Njerzit e thjeshtë lëvizin gjithsekush në hallin e vet, mbi krye gjallëron e mbytur festa.Kjo i bën më keq: ajo nuk arrinë as të lëvizë diçka në lidhje me festën e fundëvitit.
As ata vetë nuk e ndjejnë se si mund të gëzojnë në një trazim të tillë shpirtëror.I sheh si maska të ngrira me helmeta hekuri që u shtrëngojnë ballin e rrudhur nga mendimet.Ashtu të turullosur e ndjejnë veten si njerëz të vdekur, kaq të pajetë në këtë mejdis të zbukuruar që u afron bashkia e qytetit.Në trotuare lëvizin si të kurdisur qenër e qytetarë.Në mes të ditës krisma fishekzjarresh, që ngjasojnë me krisma armësh, që nuk mungojnë në qytetin bregdetarë.Më tutje lypsit, që kanë zënë pikat kyçe të qytetit dhe, të urojnë ditën e re me duar të zgjatur drejt kalimtarëve.Nga një lagje periferike një mjetë ambulance me sirena të çmendura i drejtohet spitalit.Nga bregu detit era kishte shtyrë re të rënda në këtë fillim dimëri; gati gati të zihej fryma se të ngjante sikur qielli ishte ulur i gjithi mbi qytet.Mbas krismave të bubullimave e gjarpërinjëve të zjarrtë të vetëtimave, befas, ra një pikë dhe pas saj një shi i rrëmbyer, solli një përmbytje të vërtetë.E kam të vështirë të përkufizojë ndjenjën e qytetarëve të mi.Ishte një ndjenjë impulsive, po para së gjithave një tmerrë, që ky vend bregdetarë, ku lëviznin me qindra turistë të ardhur nga gjithë shtetet e Europës të kalonin strukur nëpër qoshet e rrugëve, duke u mbrojtur nga diçka e ༀ uji mbizotroi gjithçka përreth.Qyteti bëhet i shurdhët, veç makinave shumë milionshe, ku nga pas xhamave të errët zgërdhiheshin ata, që në pak vite u bënë kapitalistë njësh me botën e kapitalit.
Dhe tani përfytyroni ndjenjën time shpirtërore, ku njeri nga komshijtë më pyet nëse kisha ujë në rrubinetat e instaluar të apartamentit tim.Vetëm ngrita supet dhe, pa folur u ndodhëm pranë njeri tjetrit në një copë të ngushtë toke të thatë; pas shpinave uji vërshonte në derën e shqyer të një kiosku, ndërsa rrëbeshi kishte pushuar.
Njerëz indiferent, dialekte të ndryshme, gjuhë të huaja përplaseshin krejt pa cermoni në vorbullën e qytetit që pret festat e fundvitit dhe, mbi krye zbukurimet e bëra përqeshnin vendasit dhe të huajt.Vetëm një i moshuar kishte ruajtur njëfarë humori e shkëlqimit të rremë.Ai thërriste me zë të lartë, duke u fshirë me setrën e qullur, se në gjithçka përfshihej në një program; më pas u shtir se po qeshte, duke ngritur grushtin në drejtim të qiellit.
