21/12/2024

Festa pagane te “Guri i Shënjimit” në fshatin Zatriq komuna e Rahavecit

0
Kalendari-i-vjeter-arberor

Kalendari i vjetër arbëror

Nga Qazim Namani, Elona Gjata, Emin Sallahu

Zatriqi si fshat në Kosovën qendrore, zë pozitën më të lartë në malësinë mes Rahavecit dhe Malishevës. Territori i këtij fshati njihet si zonë e disa shpellave, kështjellës dhe gurit me simbole të skalitura që nga periudhat e hershme historike. Ky guri me simbole të kultit gjendet në anën jugore të kodrinës së fshatit Zatriq, në drejtim të fshatit Dranoc. Ky guri përveç simboleve është bërë i njohur edhe për shkak të besëtytnive dhe festave pagane të cilat mbahen  njëherë në vit me datën 08 të muajit gusht.

Festa fillon në mbrëmjen e datës 08 gusht, dhe zgjatë deri në agimin e ditës së 09 gushtit.

Te guri i Shënjimit në mbrëmje tubohen banorët e rrethit të Rahavecit dhe vendeve tjera më të largëta. Festa fillon me këngë e valle popullore, që gjatë gjithë natës shoqërohet duke pire e ngrënë ushqime tradicionale, dhe frytet e vitit që ishin bërë për tu ngrënë si: Rrushi, misër, pite me kunguj, dardha verore dhe ushqime tjera.

Sipas Sheqajdin Dërguti (1945), banor nga Rahaveci, kjo festë quhet Festa e Shënjimit, sepse me këtë dotë kremtohet fillimi i pjekjes së shumë produkteve bujqësore, të cilat atë natëshijohen duke festuar me këngë e valle popullore. Beqë Latif Makshana nga fshati Dranoc pohon se fshati i tij ishte i tëri me dardha verore, të cilat mblidheshin dhe dërgoheshin për tu ngrënë gjatë festës. Nga banorët e fshatit ai mban në mend se kjo festëështë quajtur edhe si Festa e Kungullorit, sepse zakonisht për këtë festëpërgatiteshin pite me kunguj të freskët.

Guri i Shënjimit formohet prej dy shkëmbinjve me një ndarje në mes, që kanë një hapësirë të vogël, nëpër të cilën me mjaftëvështirësi mund të kalojë trupi i njeriut.

Që nga kohët e lashta simbolet e kultit në këtë guri, dhe hapësira e ndarjes shndërrohen në një vend të shenjtë për tu kryer rituale të lashta pagane dhe lutje për jete të begatë dhe shëndetshme. Beqë Makshana pohon se për ta kaluar hapësirën në mes të këtyre dy gurëve kanë ardhur edhe banor nga qytete tjera, të cilët kanë besuar se do ta gjejnë shërimin apo edhe lumturinë e jetës. Për ta kaluar këtë hapësirë në gurë vinin edhe qifte të reja të cilët besonin se do të ju plotësohet dëshira për të lindur fëmijë.

Organizimi i kësaj festëbëhej nga banorët e rrethit, dhe si përgjegjës caktohej një njeri  me ndikim i cili e kishte për detyrë ti përcjell aktivitetet dhe të mbaj rend për tu kryer sa më mirë ahengjet, ritet dhe lutjet pagane.

Për të qene besimi më i fuqishëm disa nga vizitorët udhëtonin të zbathur deri te “Guri i Shënjimit”, si sakrificë për pranimin e lutjeve.

Si pas rrëfimeve të Beqë Makshana, pjesëmarrësit në këtë festë dhurojnë“Nezra” (dhurata), ushqime, veshje por edhe para për skamnorë, të cilat pastaj shpërndaheshin në çdo familje tëvarfër.

Bazuar nga burimet e cekura më lartë dhe në kalendarin e vjetër arbëror, mendojmë se kjo festë, është festë e lasht pagane, e cila festohet në natën e parë të gjysmës së verës. Kalendari i vjetër arbërorë i trashëguar deri më tani të popullata shqiptare e Kosovës, është dëshmi e autoktonisë së kësaj popullate. Ky kalendar tregon periudha të ndryshme dhe shënon data të caktuara përgjatë një viti kalendarik.

Nga tradita popullore kuptojmë se ndarja e stinëve në dy pjesë sipas kalendarit ishte e përhapur edhe te popullata shqiptare e Kosovës.

Sipas kalendarit të vjetër arbëror  mbajtja e kësaj feste me datën 08 gusht, fillon edhe natën e parë të muajit “Djegagur”, në kohën e vapës së madhe dhe fillimit të ngrënies së shumë fryteve dhe produkteve bujqësore, të cilat fillojnë të vilen në këtë periudhë të verës si: Rrushi, Kungulli, misri, dardhat etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok