23/11/2024

Femra shqiptare, të cilat, kanë afirmuar kombin tonë brenda dhe jashtë atdheut

0

Rast: 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Grave

Nga Reshat Nexhipi

Dy fjalë për datën

Kjo festë, u vendos, më 1910-tën, në Kopenhagen, gjatë një  mbledhjes së   100 grave socialiste, nga 17 vende të Evropës dhe SHBA-ve, me  pjesëmarrjen e tri parlamentareve  të para femra, nga Finlanda, nën drejtimin e Klara Cetkinit.

Sqarim

Ky artikull, është pjesë e një fejtonit im voluminoz, me titull ,,Gruaja iliro-shqiptare  nëpër shekuj,  i publikuar në Revistën pprestigjioze ,,Bota sot,, Frankfurt, mars-prill-maj,1997,  kuptohet, me disa shtesa  të vogla, pas  këtij viti. Në atë fejton, i cili, siç shihet, zgjati disa muaj, elaborohet biografia e çdo femre, në detaje, kurse, për hir të kontinuitetit historik, ishin të përfshira edhe figurat mitologjike  të  racës tonë  siç është Afërdita (afron dita-agim), vajzë e ktyezotit-Zevsit (zë, zëri,  Zoti), ose  Kleopatra, mbretëreshë e Egjiptit, me origjinë ilire, Olimbia,  nëna e Lekës së  Madh, e dalë nga dera e mbretit tonë të shquar-Pirros, etj. Nuk mbeta pa përmendur  dy mbretëreshat Elizabeta të  Anglisë,  me gjak shqiptari  ose  Ajshe Arnautin të Arabisë, poete me famë botrore, etj. Kësaj rradhe, përqendrohem vetëm në disa nga ato të fejtonit, kuptohet edhe në ca të tjera të mëvonshme.

Evidentimi i shënimeve, sipas rendit alfabetik

Adelina Marku, një nga opinionistet   më intelegjente dhe më patriotike në Maqedoni dhe më gjerë.

Adile dhe Abibe Zogu. Princesa, motrat e Ahmet Zogut, të cilat, pas okupimit të Shqipërisë nga Italia, 1939, bashkë me mbretin, erdhën në Shkup, ku uvendosën një natë te hoteli ,,Bristol,, afër   stacionit  hekurudhor.

Adile dhe Abibe Zogu.  Pastaj shkuan në Gostivar, ku kishin dorëzuar 30.000 frënga shqiptare-rroga mujore për të aratisurit nga ushtria dhe ishin vendosur në një logor të këtij qyteti, ku kishte më tepër se 5.000 shpirt.

Dr. Alma Lama  ,,Një nga 50 gratë Lidere të ardhshme  të botës,, theksohet në  një  tekst të këti portali.

Anna Oksa. Emri original i kësaj femre, është Ilirjana Hoxha, e cila, për t’i shpëtuar regjimit komunist të Enver Hoxhës, me të notuar, ka kaluar në Itali, ku, me zërin e saj të mrekullueshëm, të filluar që në moshën  15 vjeçare, u bë   e famshme, e njohur si  ”Mbretëreshë  e muzikës italiane,,.

Arduba, Gratë e Ardubës. Në këtë vend ndodhi një betejë e përgjaksme në të cilën  ilirët pësuan disfatë.  Me burrat, bashkërisht,  kanë luftuar dhe  gratë e tyre,

Arduba…të cilat,  për të mos rënë në  duart e armikut, me fëmijët e vet, një pjesë e tyre   u hodhë në zjarr, kurse disa  në lumin e egër që  kishin pranë, thuhet  në Historinë  e popullit shqiptar, 8 , Tiranë, 2000, f. 19.

Bajroni  për  femrën  shqiptare: ,,Ato janë nga më të bukurat që kam parë në jetë. Mënyra eecjes të  tyre, është teatrale…Ato, vetëm një njeriut  ia falin trupin dhe zemrën,,.

Besa Kastrati. Ngriti Flamurin kuq e zi kundër pushtuesëve serbë në Kosovë dhe si e tillë mbeti simbole e  trimërisë  në historinë e popullit shqiptar të Kosovës dhe më   gjerë.

Brikena Muharremi, poete, avokate nga Kosova, në vitin 2006 e zgjedhur sekretare e shoqatës  Anglo-shqiptare, e krijuar më 1912, me iniciativën e Edit Durhamit.

Briseida Mema, gazetare e shquar e agjensisë Franceze  të Lajmeve, fituese e titullit ,,Kalorës,, caktuar dhe dorëzuar  nga presidenti  Zhak Shirak,  për merita të veçanta në fushën e gazetarisë, thuhet në një tekst të internetit.

Donika  Kastrioti. Bashkëshorte  e Skënderbeut dhe krahu i djathtë e tij. Ishte  vajza e dytë nga 10  motra sa ishin gjithsejt. Motër kishte edhe Angjelina Komnenën, e cila u shpall për shenjtore nga ana e kishës. Pra, dy shqiptare me gjith  Gonxhe Bojaxhiun.

Dhorka Kovaçi, e vetëdishme  për rrezikun, nuk hezitoi të shpëtojë disa familje hebreje nga ndjekjet naziste.
Elena Gjika. Kjo shqiptare e Rumanisë,  më  e emancipuar në Evropë, e njohur edhe si “Zhan d’Arka Shqiptare, qysh në moshën 15 vjeçare  ka përkthyer  në gjermanisht  “Iljadën” e Homerit.

Elena Gjikën, Gariballdi i Italisë,  e quante “Motra heroine”, “Ylli i ndritshëm në qiellin e  Rumanisë”, etj.  Ajo ishte  anëtare e disa akademive të univrsiteteve prestigjoze të botës.

Elena Lukrecia Peshkopia, e shekullit.17, doktore e parë e filozofisë në botë, njofton  Edi Shukriu.

Elena Qirici, korçare. Shqiptarja e parë e kinemasë në Holivud. Në v. 1965 martohet me Gerard Ford, djalin e presidentit të mëvonshëm të Amerikës. Se sa një martesë e tillë, forconte miqësinë amerikano-shqiptare dhe afirmonte kombin tone,  nuk ka nevojë për sqarim.

Elvira Dones. Dursake, e dënuarme burg nga ana e diktaturës, në vitet 1988-2004 jetoi në Zvicër, ku punoi  gazetare në televizion, autore e disa dokumentareve etj. Pas v.2004, shkoi në Sh.B.A,  ku vazhdoi me afirmimin e çështjes kombëtare, etj.

Fanoli,  për femrat  shqiptare: Edhe gratë e Shqipërisë, tëra me foshnjat në sisë, sicila ishte mbretëreshë, e bukur si pëllumbe shë. Si burrat edhe gratë, ishin trime, me shpatë.

Fanoli…Vajzave mes-hollë, u kuq faqja si mollë, dorën si argjendi, se hiqte, nga avëlmendi. Çdo gjë, që duhej në jetë, i bënte, të tëra vetë. Ajo, filli vetë, shkonte, njeri se shikonte, ose, t ’a trazonte. Në flori ngarkuar të shkonje, asgjë, nuk  pësonje,,.

Fatmire Feka. Në “Faktin” e 13. 02. 2007, qëndron mbititulli “Kosovarja e nominuar për çmimin Nobel të Paqes”, titulli ,,Fatmire Feka, humanistja e re e botës” kurse në javoren Arena, 19, 2010, qendron  shkrimi  me mbititull ,,Shqiptarja që po mahnit botën,, dhe se u zgjodh si një nga ,,1000 Gratë e Paqes  në mbarë globin, etj.

Fekrie Selimi. Gazetari i njohur, Safet Hyseni, në “Faktin”e 1 prillit, 2006, prezenton shkrimin me mbititull “Fekrie Selimi, shkencëtare me famë ndërkombëtare”, duke theksuar se kjo femër titullin m-r i biologjisë fiton në moshën 21 vjeçare,

Fekrie Selimi…kurse titullin doktor i biologjisë e fiton në moshën 25 vjeçare. Përndryshe, bursën për doktoraturë ia kish ndarë Universiteti  i Parisit.

Femra të pushkës, ose trimëresha, sipas alfabetit: Arieta  Shabani nga Kumanova, Ibe Palikuqa, dibrane, Nora e Hotit, Nora e Kelmendit, Sulltana Qafa, Shote Galica, Tringë Smilja e GrudësXhevë Lladrovci, etj.

Femrat shqiptare, pjesëmarrëse në UÇK: Rajmonda Maleçka, nga Tirana, e cila kishte prerë flokët për t’u dukur si djalë dhe kishte marrë pjesë në UÇK-thuhet në një tekst të internetit në të cilin përmendet edhe

Femrat…Teuta Kamberi-Llalla, profesoreshë e gjuhës shqipe në  gjimnazin e Tetovës, si dhe  Shefqete Gosalci, nga Prishtina.

Ferizai, 1912. Sipas  gazetës “Reichsport” gratë e këtij qyteti, bashkë me burrat, kishin treguar  trimëri të madhe kundër  ushtrisë serbe, dhe  se lufta kishte zgjatur 24 orë pa ndërprerë.

Ferizai, 1912…Njëra nga ato, mbasi ia kishin vrarë burrin, ia kishte rrëmbyer pushkën një oficerit serb dhe kishte vrarë 5 ushtarë të tij. Në Ferizaj, atëhere u vranë 1.200 shqiptarë.

Flora Brovina. U dënua me 12 vjet burg, por qendroi vetëm disa muaj. Në histori ka hyrë si „Peng më i shtrenjtë i Sërbisë nga Kosova“.

Flora Muharremi, nga Gostivari, si pjesëamarrëse në demonstratat  e v. 1968, qe dënuar me 3 vjet burg të rëndë (Arena, nr. 36- Qerim Lita).

Florentinë Boci. Baki Ymeri,nga Bukureshti, ngre lart patriotizmen e kësaj shqiptare nga Rumunia.

Fransoa Pukëveli. Konsull i Francës pranë Ali Pashë Tepelenës,  gratë toske, për nga bukuria, i krahasonte me  perëndeshat të lashtësisë (Aristidh Kola: Arvanitët..f. 245).

Dibra, 1937. Një grup  femrash të këtij qyteti, i kishin dërguar protest bashkëshortes së Aleksandar Karagjorgjeviçit-Maries, duke kërkuar prej saj të merrte masa të nevojshme në lishje me  emancipimin e gruas shqiptare etj.

Ganimete Tërbeshi, nga Gjakova,e varur në litar bashkë me 9 të tjerë, më 30 gusht,1944.  Kënga për të thotë: T’dy anmiku na  ka vra. Nuk i vranë me top, po na i varën në konop”.

Gëzime Starova. ,,Rrallë ka femër me biografi të pastër në profesionin e saj, si kjo bashkëshorte e akademikut të shquar,, thuhet në një tekst të internetit, ku shtohet, citoj:

Gëzime Starova…,,Biografia e saj, do të ishte briliante, sikur kjo zonjë,  kaqë e çmuar, mos bënte gafin e fundit, i cili, me të drejtë, u quajt  nepotizëm i paparë gjer më sot,, mbaron citati. (fjala popullote thotë ,,Po shkove pas brumbulliu, dihet se ku përfundon,,).

Gonxhe Bojaxhiu, edhepse s’ka bërë ndonjë gjë të veçantë për kombin e vet, me veprimet e saj humanitare, të pa krahasueshme, si ,,Nënë e tërë botës,,  emrin e kombit tonë, pa dyshim, e ka ngritur  në piedestalin më të lartë të historisë botrore.

Gjustina Shkupi. Pjesëmarrëse në Luftën e Spanjës, 1936-1939, kundër fashizmit, si infermiere.

Igbale Prishtina, bashkëshortja e Hasan Prishtinës. Në një rast,  derisa    i shoqi, duke parë  se  nuk do të mbetet i gjallë, filloi të shkruajë testamentin, me të cilin tërë pasurinë që kishte në Shkup dhe në vende të tjera, ia linte shkollës shqipe, e shoqja,

Igbale Prishtina…me  revole dhe bombë në duar, u  doli përpara atyre që deshin të arestojnë të shoqin, duke  iu kërcënuar: “Largohuni, se këtu do lini kokën tuaj, se kjo shtëpi, nuk ka njerëz që dorëzohen dhe i largoi,,-thuhet në një tekst të internetit.

Janica Martinaj,  e njohur si Zhan d, Ark shqiptare, e cila tregoi trimëri të madhe  në betejën e Vraninës,   1911. Ajo, në realitet, zuri vendin e babait të saj të vrarë dhe udhëhoqi Martinajt në fitoren kundër turqëve, thuhet në literaturën historike  dhe shtohet se

Janica Martinaj, përmes asaj beteje, e udhëhequr prej saj, afirmoi tepër emrin e kombit tonë, kështu që, veç tjerash,  gjë që dëshmohet përveç të tjerave edhe përmes gazetës prestigjioze Nju Jork Tajms, e cila  shkruan për trimërinë e saj si dhe për veçoritë e kombit tonë.

Kajro, Mirvete Sula, konsulate e Mbretërisë  Shqiptare në Egjipt, e cila ndihmoi tepër emigrantët politikë të vendit të saj, kryesisht ballistët, duke i paisur me viza etj.

Kanunit i Lek Dukagjinit. Vajzat që nuk martoheshin, ishin të deturuara të visheshin si burra dhe të luftonin me ta kundër ar mikut.

Kaqusha Jashari. Ka qënë kryetare e kryesisë së Lidhjes Komuniste të Kosovës, kurse më vonë,  kryetare  e Partisë Socijaldemokrate të Kosovës.

Kosova, femra të  tjera të njohura, sipas rendit kronologjik: Alifete Jahjaga,  ish kryetare e Kosovës  së pavarur,  Edita Tahiri, Flora Çitaku, Justina Pula, Nekibe Kelmendi-ministresha të shquara,Vjosa Osmani, kryetare e Kosovës etj.

Kosova. Emrin e Kosovës, kuptohet dhe të shqiptarëve nëpërgjithësi, e kanë afirmuar edhe Sihana Badivuku, vioniliste  dhe  Nexhmie Pagarushën e njohur si  ,,Legjendë dhe Bilbili i Kosovës,,.

Kosova. Mos flasim për shqiptaret e kësaj ane që kanë bërë zë Jashtë vendit, siç është fjala vjen Remzie Sherifi, për të cilën, në një shkrim të v. 2017, qendron titulli  ,,Një shqiptare në mesin e 10 femrave në Skoci,,. Disa, kanë hyrë edhe në litën e Holovudit

Kroaci, 4 vajza  shqiptare në frontin kroat. Fjala është për luftën e fundit me Serbinë, kundër së cilës, në anën  e Kroacisë luftuan edhe 4 shqiptare, dy nga të cilat ishin nga Maqedonia, një nga Kosova dhe tjetra ng Presheva.

Kroaci, 4  vajza… Njëra nga të Maqedonisë quhej Remzije, me origjinë  nga   fshati   Sellarcë e Tetovës. (Arena, nr. 7, 2010-nga Arben Zeqiri)

Kujtime Kica, gazetarja më e aftë dhe  më patriotike ee  Radio Shkupit, disa dekadave më parë.

Laura Mersini. Në “Faktin” e 14 tetorit,  2006, theksohet se është e vetmja shqiptare kozmologe me titull dr. dhe  me një profesion të tillë dhe se që nga janari i 2004-ës, është pedagoge në Universitetin e North CarolinaSHBA.

Lejla Rasih Dino. Diplomate e sprovuar  nga Çamëria, e cila, në emër të grave shqiptare u ishte drejtuar autoriteteve botërore për çështjen e trojeve shqiptare të mbetura jashtë kufive të vitit 1913.

Lejla Rasih Dino , ishte femra  e parë që komunikoi me Kryetarin e Koferencës së Paqes në Paris, pastaj me Vilsonin, lidhur me çështjen tonë kombëtare. Në   Gjenevë të Zvicrës  krijoi ,,Komunitetin e Gruas Shqiptare,, në v.1919, etj.

Lenisa Vangjel. Në një shkrim me titull ”Studentja shqipëtare Lenisa Vangjel nderohet me “Top Honor” në Nju Jork, veç tjerash thuhet se

Lenisa Vangjel, në Universitetin Amerikan të Sofjes, Bullgari, ishte renditur në listën e studentëve të shkëlqyer”Deans List”, ndërsa gjatë konkurimit për në Universitetin në fjalë zuri vëndin e parë, duke fituar bursë studimi nga USAID.

Lirie Berisha, bashkëshortja e Sali Berishës. Gjatë vitit 2009, në Vashington, ishte shpallur  për ,,Grua e Vitit,, që është çmim ndërkombëtar

Lirie Gegën, për shkak të patriotizmit të saj dhe kundërshtare e diktaturës, regjimi komunist, edhepse ishte shtatzane, e dogji  me benzin për së gjalli-thuhet në një tekst të internetit.

  1. Huacunthe Hecquard, shkencëtari njohur, i cili, ka theksuar se në asnjë vend të botës, femrat, nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme, se shqiptaret dhe se, disa nëna shqiptare, kanë përzënë prej shtëpisë bijt e vet,
  2. Huacunthe Hecquard…pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës me armikun dhe se vetë ato i kishin kthyer në fushën e betejës. (Mitat Frashëri, “Fati i Shqipërisë”, f.106)

Mali i Vashës.  Ky vend të Shqipërisë veri-perëndimore, ka fituar këtë emër për shkak se prej aty vajzat e reja shqiptare, për të mos rënë në duart e armikut, zireshin dorë për dore dhe hidheshin në greminë.

Mamica Kastrioti, motra  e Skenderbeut, e cila ka lojtur rol të rëndësishëm në ngjarjet e kohës, si bashkëpunëtore e afërt e tij.

Marie Qiriazi, e Manastirit. Maria kur u martua kishte 14, kurse i shoqi 19 vjet. Kishin 10 fëmijë: 6 djem dhe 4 vajza. Maria fëmijëve të saj nuk u lejonte të flisnin në shtëpijë gjuhë tjetër përveç shqipes.

Marie Qiriazi…Pritte dhe përcillte vetëm patriotë shqiptarë-thuhet në fejtonin e autorit të këtij libri, kushtuar Qiriazëve.

Marie Shllaku. Një vjershë për të: Për bashkimin e trojeve etnike, ka  vepruar,  Shkodrën e saj ka nderuar, me At Gjergj Fishtën, ishte miqësuar,

Marie Shllaku…më vonë me krerët e Ballit Kombëtar, ka bashkëpunuar, komunizmin për ta penguar.  Edhe në Kosovë, ka vepruar, OZNA jugosllave kudo e kërkonte, çmim të madh ofronte, për atë që do ta zbulonte.

Marie Shllaku. Në fund, gjatë një beteje, plagë ka fituar, në spitalin e Mitrovicës, ishte dërguar,  forcat të mëdha të OZN-ës, e kishin kuptuar, me vrasje e kishin dënuar. Para xhelatëve, filloi të këndojë ”Prej lufte veç ai largohet, që është lindur tradhëtor, kush është burrë nuk frigohet, po vdes, po vdesi një dëshmor,,.

Marigona. Nga Hoçishti i Korçës, më 1904 u vendos në Vlorë ku me duart e saj qëndisi flamurin që u ngrit ditën e Shpalljes së Pavarësisë, më 1912 dhe në shtëpinë e saj u shumëfishuan flamurët e tjerë, që zbukuruan dritaret e shtëpive dhe qytetin.

Marigona Isufi. Kandidate për në Parlamentin zvicerian nga Berni. (Zhurnal, 25 tetor, 2011).

Mentor Çoku,,Valbona Çoku, e bija e tij. Eugen Shehu,  duke shkruar për Mentor Çokun, thekson se “Vajza e tij, Valbona, ajo që vuajti rininë e saj nëpër kampet famkeqe të punës në Shqipëri, e përbuzur prej diktaturës komuniste, tregon me mall se si ditën e fundit të jetës së vet, Mentori kishte qënë tejet i lumtur.

Mentor Çoku, Valbona Çoku… Nëpërmjet  valëve satelitore, ai pat ndjekur në studion e vet një protestë të fuqishme që ne shqiptarët në Zvicër patëm organizuar për lirinë e Kosovës. Kjoprotestë, fjalët e zjarrta dhe hymni shqiptar i kënduar në Bern, e patën  entuziazmuar Mentorin i cili i kish thënë të bijës, Valbonës, fjalët e mbrame: “Kosova jonë do të lirohet shpejtë, e ndoshta pas kësaj i vjen rradha Maqedonisë shqiptare.

Miro Tërbaçi. Pas vrasjes së tre anëtarëve të familjes së saj nga ana e sunduesëve osmanë, ajo,  hipur në kalë dhe e armatosur, shkoi në sarajet e mytesarifit, në Vlorë, gjoja se  do t’i  dorëzonte ndonjë letër dhe e vrau me katër plumba-thuhet në literaturën historike.

Mirushe Hoxha, femra e vetme shqiptare, kandidate për kryetar shteti në Maqedoni.

Mysine Kokallari. Nga ana Gjirokastrës, themeluese e Partisë Socialdemokrate, 1942, femra e parë që arriti   t’i  bëjë opozitë regjimit komunist. Ishte dënuar me 20 vjet burg.

Mysine Kokallari… Një nga gratë më të kulturuara dhe më të ditura të Shqipërisë. Ka marrë pjesë në Ballin kombëtar. Më 1993, Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, i dha pas vdekjes  medaljen ,,Martir i Demokracisë,,.

Nermin Kumanova, kandidate e Belgjikës  për antare në Parlmentin evropian-thuhet në një tekst të internertit të parado vitesh.

Nora e Kelmendit, heroinë, e njohur edhe si Nora e Bukur, ose figurë legjendare. Ka treguar trimëri të madhe kundër një pashai turk të cilin edhe e vrau duke e bërë veten fli për nderin dhe për çlirimin e vendit. Ajo mbante flokë të shkurta dhe vishej si djalë.

Parashqeva Qiriazi. Ishte antare e familjes Qiriazi nga Manastiri. Njihte 8 gjuhë. Ishte e vetmja femër në Konferencën e Paqes në Pariz më 1919  dhe si e tillë afirmoi emrin e kombit tonë anë e mbanë botës.

Podgorica e Malit të Zi, 1911, gratë. Gjatë kryngritjes të këti viti, gratë shqiptare, të grumbulluara në këtë qytet, treguar guxim të madh kundër pushtetit osman.

Podgorica…Ato kërkonin prej  mikeshës së shqiptarëve M.E. Durham që t’i furnizonte me armë e të viheshin përkrah burrave për shpëtimin e atdheut”-thuhet në “Faktin” e 14 gushtit, 2006, nga autor dr. Ramiz Abdyli.

Sado Koshena, luftëtare e shquar prandaj në histori njihet si Heroinë e Popullit. Me  dy djemt e saj,  luftoi në anën e Ismail Qemalit,   kundër grekëve, pastaj kundër italianëve etj.-thuhet në një tekst të internetit.

Sanie Sadiku, e vetmja femër shqiptare në Maqedoni, e caktuar për kryetare e komunes (Fjala është për Komunen e Osllomeit, të Kërçovës).

Sevastia. Poliglote dhe patriote. Përveç greqishtes dhe anglishtes, kuptohet edhe shqipes, ajo njihte edhe 6 gjuhë  të tjera: turqishten, rumanishten, bullgarishten, etj., kurse në studimet shkencore shërbehej edhe me literaturë në gjuhën latine dhe greqishten e vjetër. Kontribut të pa llogaritshëm dha në shkollën e vajyave në Korçë.

Specano. Gratë e këtij  vendi, arbëreshe,  në një rast, e pritën Garibaldin dhe nisën para tij vallen kombëtare shqiptare, pastaj kënduan himnin shqiptar popullor, në të cilin ngriheshin në qiell veprat e Garibaldit, me origjinë shqiptare, çliruesi i Italisë.

Specano… Edhe shqiptarët e fshatrave të tjera kishin qëndrim të njejtë, gjë që shihet edhe nga fakti që, pothuajse, në çdo familje qëndronin fotografitë e Skenderbeut dhe Garibaldit, njëra pranë tjetrës.

Sulltana Qafa.  ,,Në momentin kur vasha (16) gjashtëmbëdhjetë vjeçare,  iu afrua komitëve, ata ishin duke ua lidhur duart me brualitet dy bashkëfshatarëve të saj, për t’i dërguar në kasaphanen e afërme…,i nxorri gërshërët nga mënga e këmishës dhe,

Sulltana Qafa…iu vërsul si vetima më së pari komandirit, nipit të Mihail Brodit, të cilit me dy-tri të goditura e plagosi për vdekje.,,-shkruan  dr. Veli Veliu dhe shton se kjo vajzë është shkakëtarja për shpëtimin e  mjaft bashkëvendasve të saj,të fshatit Qafë të Gostivarit, gjatë masakrit të v.1913,të çetnikëve serbë.

Shote Qerime Galica. Luftëtare e shquar për çlirimin e Kosovës nga  pushtuesit serb, heroinë e popullit, etj. 12 vjet me rradhë luftoi heroikisht kundër pushtuesve të vendeve në fjalë, bashkë me të shoqin,  Azemin, bile edhe pas vdekjes të tij. Vdiq në Fushë Krujë, më 1927

Teuta Arifi, femra e parë shqiptare, zv. kryeministre në Maqedoni.

Teuta Ilire. Ishte bashkëshorte e Agronit. Heroizmii saj tronditi tepër Perandorinë romake, prandaj ajo duhej të angazhonte forca të mëdha për ta detyruar të lëshojë fronë, në dobi të djalit të Agronit, që e kishte me grua tjetër.

Tringë Smilja. Luftëtare e dalluar për lirinë dhe tërësinë territoriale të atëdheut, e njohur me emrin Tringa e Grudës, Lindur në një familje me tradita patriotike, bijë e Ismail Martinit, pjesëmarrës aktiv në mbrojtjen e Hotit e Grudës.

Tringë Smilja…u shqua në mënyrë të veçantë gjatë Kryengritjes antiosmane të vitit 1911, ku mori pjesë edhe në luftime në armë në dorë, në Deçiq etj, krahas grave të tjera.

Tringë Smilja…E madhe qe ndihma e saj në transportimin dhe mjekimin e të plagosurve, në furnizimin e vijës së parë të luftimit mer armë, municione dhe ushqime, si zbuluese etj.

Yllka Neziri,  anëtare  e qendrës së djathtë norvegjeze të kryeministrit Erna Solberg, 2015-tën. Sërish ka fituar mandatine tytë  si asambliste në qytetin Sandefjord.

Valbona Çoku, vajza e dr. Mentor Çokut nga Ohri, e cila, sipas Eugen Shehut, ka vuajtur tepër në kampet famkeqe të punës në Shqipëri.

Zejnepe Qoku, bashkëshortja e Dervish Himës dhe mbesë e Iliaz Pashë Dibrës, kryetarit të parë të Lidhjes të Prizrenit.

Zejnepe Qoku…Njihet si propagandiste e flaktë e përhapjes së shkrimit shqip në popullsinë e Dibrës, duke shpërndarë veprat  e Naim Frashërit etj. Përndryshe, ishte një ndër inciatoret për hapjen e shkollës shqipenë Ohër  etj.

Në vend të përfundimit

Kombin ynë, e afirmojnë edhe mjaft femra të tjera nga fusha  të ndryshme, siç janë (sipas rendit alfabetik):  Eda Zari, producente dhe kompozitore e famshme,  e njohur si “Ambasadore e kulturës së Shqipërisë”, Ermira Dingu, kampione e Evropës për qitjen me pushkë, Elisa Çaushi,  e shquar në botën e modës në Britani, Eliza Dushku, aktore  e  shquar e  HolivuditElsa Lila, këngëtare e shquar  me nënshtetësi italiane, Emina Çunmulaj, supermodele, e shpallur si ,,Ylli i ri i revistës së famshme të fotomodeleve “Elite” dhe “Vogue” në SHBA, Ermira Dingu,  për qitjen me pushkë, më 1980, e shpallur kampione e Evropës, Ermire Zyrakja, pianiste e shquar në Gjenevë, Ermonela Jaho. soprano ,,Violetë e vërtetë në Marsejë” fituese e çmimit special të kritikës në konkursin “Giacamo Puçini”, në Millano, kurse  në Irlandë fitoi bursën “John Small” dhe çmimin ”Këngëtarja më e mirë e Festivalit operestik të Uexsfordit, etj”. Eva Pepaj,  modeliste  e  përmendur në Sh.B.A, Fatmire Bajrami (Bajramaj) fituese e medaljës së bronzit për sport   në Lojrat Olimpike në Kinë,2008-ën, Dua Lipa, këngëtare me famë botrore,  Eliza Dushku, aktore amerikane me origjinë shqiptaro-daneze, Fitnete Rexha  ,,Artiste e Merituar,  Geta Beqa, bodibuilder, e para  në ,,Bikini Vellness,,,  në Barcelonë të Spanjës, Halide Piskin, artiste e njohur në skenën kombëtare të Stambollit, Inva Mula, soprane me famë, Laureta Meci, aktore e shquar në  SHBA, Lika Janko,  piktore e famshme në Bullgari, Lindita Kodra, kampione evrope, në qitje me pushkë,  Lirija Begeja, regjisore  e njohur franko-shqiptare, Majlinda Kelmendi, xhudistja më e mirë në botë, Margarita Bashari, violiniste e përhershme në orkestrën kombëtare greke, Maria Kraja, nga Zara e Dallmacisë,  operiste me famë botërore, Marigona Dragusha, supermodele kosovare dhe femra e tretë më e bukur e planetit, gusht 2009. (gazeta 24 orë, 7 prill, 2010),

Melkomeni Çobani, më 1947 zuri vendet e para në Ballkaniadën e Bukureshtit, në hedhjen e diskut, Mimoza Ibrahimi, volejboliste me  famë botrore, Miorela Manjani, kampione bote në hedhjen e shtizës, ,,Sportistja më e mirë e shekullit,, Mirela Tafaj, soprano që ka bërë emër në Kanadë, Miriam Cani, këngëtare e grupit “Preluders”,në Gjermani, Nineta Verbica, fituese e ,,Medaljës së bronzës,, më 2007 nga Akademia e Arteve  Evropiane dhe ,,Medalje e artë,, po nga e njëjta Akademi në konkursin Ndërkombëtar në Gebloux, Miorela Manjani, kampione bote në hedhjen e shtizës, ,,Sportistja më e mirë e shekullit,, Paqize Asllani, me origjinë nga Prespa,  për  shkak të rezultateve të  si studente në Çikago, ishte dërguar në  Universitetin e Artit “Dante Aligeri” të Italisë, Pavlina Llaçi,  Baketbolistja më e mirë e shekullit,, Pina Thani, ,,Sportistja më e mirë e shekullit,, më 1999, Rita Ora, këngëtare me famë botërore, Stefi Gjine, teniste e shquar në Kanada, Suzana Neziri, nga Tetova-,,bukuroshja në Holivud,,-thuhet në  gazetën Lajm, 27.  2. 2008, Tania Doko,  këngëtare e njohur në Australi, Tefta Tashko Koço,soprano  e famshme në Francë, Yllka Istrefi, nga Veleshta e Strugës, të cilën Mr. Sabaudin Zhuta, e quan ,,një yll me dimensione botërore,, Valentina Murto,  nga Tirana,,Sportistja më e mirë e shekullit,,në basketboll, etj.

Ps.

Evidentova vetëm ato që kam mundur të gjej në shtypin e përditshëm, portale ,libra etj.,që dua të them se ka edhe plot  femra të tjera, ndoshta më kontribuese  për  avancimin e çështjes tonë kombëtare, prej të cilave, kërkoj ndjesë për këtë si dhe për lëshime të tjera eventuale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok