24/12/2024

FATKEQËSIA KOMBËTARE

0
Kalosh-Celiku

NGA KALOSH ÇELIKU

Historikisht, Kërçova deri më sot, nuk ka dhënë politikanë, por kaçakë të maleve dhe burra të pushkës. Edhe, të Penës. Përçudi, siç duket Ditën e sotshme: jep edhe politikanë. Nuk do të merrem në këtë shkrim publicistik letrar me kohën e pushtimeve osmane, as me ato serbe. Politikanët e asaj kohe, që bënë luftë për Liri me pushkë, dhe Penë.

Gjatë sistemit komunist jugosllav, politikanë në Kosovë dha Gjakova, dhe në Maqedoni Dibra. Në demokraci me politikë u muarr Podujeva, dhe në Maqedoni Tetova. Edhe, gjatë sistemit komunist luftë bënë mes vete si komunistë. Sot, po u përsëritet historia, si Neokomunistë. Pak veta e dinin, se: politika është edhe art luftarak. Armiqtë, janë miqtë më të mirë në politikë. Ditën shahen, e Natën pajtohen për të hyrë në Qeveri. Dihet, edhe bëjnë pazare: shesin e blejnë mallëra edhe me afate të skaduara përdorimi. Prandaj, bythekrye e bënë politikën edhe Fenë, si në Kosovë, ashtu edhe në Maqedoni. Mos them, edhe në Shqipëri. Shkak, që: në Kosovë u desht të dalë maleve Drenica me Adem Jasharin (1988 – 1999), dhe në Maqedoni Kërçova dhe Kumanova me Ali Ahmetin (2001).

Ditën e sotshme i gjithë populli shqiptar merret me politikë. Lëmsh i kanë bërë profesionet: kemi politikanë, doktorë shkence, artistë, por nuk kemi barinj dhe bujqër të na i ruajnë dhentë maleve dhe lërojnë arat fushave, që t’i mbjellim dhe korrim me drithëra për Dimër. I madh dhe i vogël, turren me të katra pas posteve politike dhe pasurisë personle dhe familjare. Asnjëri, pas arsimit dhe kulturës. Themelet e një shoqërie. Shteti.

Pozitë e Opozitë, edhe pse nuk e fitojnë votën e popullit, shtyhen me bërryla, kush i pari të hyjë në Qeverinë e “vëllazërim – bashkimit”. Edhe, atë: vetëm për një përdorim në dëm të popullit shqiptar. Ose, siç thotë Fishta i Madh: “Ende, nuk po e gjejnë një tiran”. E, sa e di unë, dhe e parashikoj Ditën e Nesërme: me krunde, nuk gatuhet, as piqet kulaq në çerep, as bukë misëri nën saçin me shpuzë.

Bërlloku, është bërllok për në kontenierë. Nuk bëhet ar për ta shitur në “Bit – Pazar”. As, argjend. Epabsueshme?! Bërlloku, sot bëhet ar, dhe argjend?! Propagandohet, dhe shitet me pakicë dhe shumicë te populli shqiptar. Që, ende, nuk e bluan dot truri im në kokë.

Thyeni qafën me këto “zbulime” shkencore politike “patriotike” për Ditën e Nesërme, si politikanë të dalldisur dhe arratisur pas partive politike. Rrugëve pa shteg për Dalje maleve me lisa t’i kullosni dhentë. Mos e mashtroni ende popullin shqiptar edhe në Ditën e Sotshme me parti politike policore për “Liri”! E, dhentë në mrizet e dardhave gorrice të na i mjelin me kusi “vëllezërit” e Njerkës, rrëmbejnë tambëlin, e shqiptarëve t’ua lënë kakërdhiat.

Populli shqiptar, është mbi nivelin e juaj si politikanë dhe të partive politike. Prandaj, mos bëni pazare politike në emër të popullit shqiptar me brekët ende nëpër këmbë. Dhe, Ditën e nesërme të dilni nga Qeveria xedhe pa brekë. Që, me gjithë këto “politikanë”, “patriotë” e thirrni Ditën e Nesërme, dhe përsëri përfundoni me Natën.

Populli shqiptar, e di rrugën e vet në Histori…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok