26/04/2024

Familja fisnike arbëror Bokali që la gjurmë brenda oborreve mbretërore

0

Nga Gjon Keka

Historinë e Arbërisë e kanë zbukuruar më së tepërmi familjet fisnike si ajo e Kastriotëve, Dukagjinëve, Spanëve dhe kjo për të cilën po shkruaj pra e Bokalëve si dhe shumë familje fisnike tjera që lanë gjurmë përgjatë epokave e proceseve vendimtare duke qenë kontributor e frytdhënës të atyre epokave historike.

Edhe familja fisnike Bokali me prejardhje nga Arbëria e cila pas pushtimit otoman emigroi në Vendik. Një nga fisnikët e kësaj familje i quajtur Konstantin Bokali mbante kurorën e shën Mikaelit nga Françesku i I-rë mbreti i frankëve.

Nikollë Bokali pas emigrimit në Venedik shërbeu në ushtrinë e atij vendi për një kohë të gjatë, ai u martua me Katarinën të bijën e Arianit Komnenit të cilën u bekuan me dy fëmijë: Manolin dhe Konstantin,  ky i fundit u dha në një moshë të re në shërbim tek Konstantin Komnenin i cili ishte kapiten gjeneral i Selisë së Shenjtë.Më pas u dërgua tek oborri i Françeskut të I-rë i cili udhëhoqi ushtrinë dhe veshi petkun brenda shërbimit të oborrit Mbretëror.Ndërsa Manoli u dërgua në shërbim tek oborri i perandorit Maksimilian dhe aty shërbeu një kohë të gjatë. (H.B., Du Cange, 1680)Duke patur pakë të dhënë për këtë familje që kanë lënë gjurmë dhe kanë kontribuar aty ku kanë vepruar e jetuar duke u bërë kështu emra të famshëm e udhëheqës brenda oborrëve mbretëore për nga talentet dhe afëtësit e vizionin e tyre.

Shembulli i famlijes fisnike Bokali si dhe i shumë familjeve tjera arbërore tregon që arbërorë kudo jashtë atdheut të tyre që shërbyen ishin frytëdhënëse dhe me talentet e urtësinë e tyre drejtuan ushtri, universitete, akademi kolegje, drejtues brenda oborreve mbretërore etj.„Simboli apo stema e familjes fisnike arbërore të Bokalëve janë dy luanë përballë njëri-tjetrit,  duke mbajtur një shpatë së bashku.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok