04/10/2024

“Familja është e shenjtë, ta ruajmë si sytë e ballit”

0

Nga Zenel Çeliku

Mbas shumë e shumë përpjekjesh në mbrotje të familjes, sot në Tiranë filloi rrugëtimin “Konventa e Parë për Familjen” me temë ; “Familja Shqiptare Përgjatë Dekadave dhe Modeleve të reja”. Kjo lëvizje mbarë kombëtare shumë e rëndësishme, interesante në mbrojtje të familjes dhe jetës, ndiqet me vëmëndje të madhe nga mbarë shoqëria shqiptare, por jo vetëm. Pjesmarës në këtë Konventë ishin Presidenti I Republikës Z. Ilir Meta, deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, diplomat të huaj të akredituar në Shqipëri, pushtetarë, udhëheqës të gjitha besimeve fehtare, gazetarë dhe organizata civile vendase dhe nga Kosova, SHBA, Italia, Suedia, Brazili, MKV, të cilat e konsiderojnë shumë të rëndësishme këtë inciativë për mbrotjen e familjes dhe të jetës në Shqipërie kudo. E gjithë kjo armatë personalitetesh-civile-shoqërore vëndas dhe te huaj, është pjesë mjaft aktive e kësaj iniciative shumë të rëndësishme për familjen.

Ideatori I kësaj lëvizje shumë fisnike, parimore, njerëzore dhe mjaft interesante në mbrotje të familjes dhe të jetës, është Z. Akil Pano, Pastor Ref. Pedagog, I cili është I përkushtuar maksimalisht për të mbrojtur familjen shqiptare nga devijimit e lancuar nga disa organizata dhe indivitë të larguar nga rruga e Zotit. Z. Akil Pano, Pastor i “Kishës Ungjulli i Krishtit”, I mbështetur edhe nga personazhe të nderuara të lartpërmendur, këtë lëvizje tashmë e kanë pagëzuar me emrin “Kualicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës”. Ideja e kësaj lëvizje mbarë shoqërore, në themel ka mbrotjen e familjes si gjëja më e shenjtë për shqiptarët, ku fëmijët janë gëzimi I familjes. Devijimet dhe tjera teori në dëm të familjes, janë apsolutisht të pa pranueshme nga “Kualicioni Shqiptar”. Në fjalën e hapjes të “Konventës së Parë për Mbrotjen e Familjes dhe të Jetës”, Pastor Akil Pano nder te tjerave tha:

“Kualicioni Shqiptar Familjes dhe të Jetës”, është I vetëdijshëm dhe mirnjohës për historinë dhe vlerat e familjes që na kanë përcjellë të parët tanë, por kombëngulës e të vendosur për t’i ruajtur, kultivuar dhe përçuar brezave që do të vijnë-shenjtërinë, dinjitetin dhe paprekshmërinë e institucionit të familjes për dobi të mbarë shoqërisë tonë. Të mbrojmë familjen, të ç’mojmë familjen, të ruajmë lirinë, të kultivojmë vlerat-këto janë shumë të rëndësishme për ne. Ne besojmë dhuratën e jetës dhe përgjegjësinë për të ruajtur atë që në fillimet e saj. Ne besojmë në shenjtërinë e martesës natyrore mes një burrit dhe një gruajë. Ne besojmë privilegjin e rritjes, edukimit, kujdesit dhe mbrojtjes së fëmijëve. Ne besojmë se interesi më I lartë I fëmijëve është që të rriten në familje të shëndetshme ku modeli prinderor është babai dhe nëna. “Kualicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës”, angazhohet në ndërtimin e një kulture nderimi, miqësie dhe solidariteti në familje dhe në shoqëri. Ne jemi kundër dhunës, të flasim përballë dhunës të çdo forme, të kujdesemi për viktimat e saj, ne të përgatisim mbrojtje dhe rimëkëmbje për tërësinë e qënies njerëzore-tha Pastor Pano.

Tashmë në shoqërinë tonë post komuniste, ndërt të tjerave kemi pranuar edhe fenomenin homoseksual apo lezbuzmin. Nëse dy persona mashkuj homo apo dy femra lezbike (të flasim pak hapur që të kuptohen nga të gjithë) dëshirojnë që të bashkëjetojnë, pra nga I njëjti seks, ata janë të lirë dhe askush nuk I ndërhyn në jetën e tyre. Por I gjithë problem është se ky kontigjent duke krijuar shoqata përkatëse kërkojnë që të birësojnë femijë ku në dokumenta të thuhet prindi-një dhe prindi-dy, pra jo babai dhe nëna, ashtu sikurse e ka shpikur Zoti. Kjo ide e tyre është kthyer në debat mbarë shoqëror sepse kësaj I thonë të deformohet familja në mënyrën më negative.Të gjithë e dijmë se njerëzimi është pjellë e Adamit dhe Evës. Si shumë e shumë personazhe të kësaj shoqërie, edhe un jamë shumë I ndjeshëm nga këto teori shoqatash apo individ që e quajnë si të zakonshme, normale dhe njerëzore që një femijë të birësohet nga bashkëjetesa e dy njerëzve të të njëjtit seks. Të kesh një familje të lumtur është shumë e rëndësishme. Imagjinoni një fëmijë të porsalindur i vogël dhe i bukur, por i paaftë për të ngrënë, për tu kujdesur për vetën. Konkretisht, kur ky femijë do të filloi e të kuptoi, ai do të kërkoi nënën dhe babain dhe kur të shikoi se nena dhe babai janë të dy burra, mendojeni se me Çfar ndjehsie do të rritet ai fëmijë. Ose tjetra, ku femija do të filloi të kuptoi, ai do të kërkoi nënën dhe babain, ndërkohë që ai do të shikoi se babai I tij është një grua. Kjo do të jetë një traum I madh psikologjike e atij fëmije, ndaj I tërë opinion është tej I shqetësuar. Të jesh pjesë e një familjeje është një përgjegjësi e madhe. Eshtë fat i madh që brënda familjes kemi femijë, është bekim nga Zoti, prandaj fëmija është kaq i rëndësishme në jetën tonë, që do të thotë se që në krijimin e kësaj bote, fëmija është lindur dhe rritur nga një nënë dhe nga një baba. Shfaqja e institucionit familjar ku fëmijët janë lulja dhe gezimi i jetës, përkon me historinë e njerëzimit. Familja e përbërë nja një grua dhe një burrë kërkon impenjim,angazhim dhe përgjegjësi të madhe. Megjithëse familja ka pësuar ndryshime strukturore përgjatë historisë, ajo ka mbijetuar deri në ditët e sotme duke patur Brenda saj nje burrenje grua dhe femijet e tyre. Nëse ky institucion i përmbush pritjet e tij, do të dalë një shoqëri miqësore, kulturore, ekonomike dhe plot moral. Janë prindërit ata që formojnë themelin e institucionit familjar. Për këtë arsye, nëse roli prindëror më fëmijët është i rregullt, kjo është shumë e rëndësishme sepse ajo familje do të jetë paqësore dhe e lumtur që nga momenti që u krijuan dhe do t’i shërbejnë shoqërisë me dinjitet. Kujdesi,formimi dhe edukimi I fëmijëvë nga një grua dhe një burrë është e do të jetë përgjegjësi madhore dhe jetike për të mos lejuar devijimin e familjes dhe të njerëzimit.

Zenel Celiku

TIR-FAX News Agency

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok