23/12/2024

FAIK KONICA: “SHQIPËRIA U NGJALL NGA IDEALISTËT, U RUAJT NGA RASTET, U VRA NGA POLITIKANËT…”

0
u6_Faik-Konica

Nga Prend BUZHALA

Lexuesit shqiptar i ka ra të lexojë shpesh thënien e Faik Konicës: “Shqipëria… u ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët…” Proverbiale i ka disa tekste të tilla, si kjo: “Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë!”. Si thënia në titull për Shqipërinë, si kjo e dyta, për njerëzit e letrave, janë fjali të shkëputura nga tekstet më të gjata të tij. Kësisoj thënia e sipërshënuar, shkëputur nga një artikull i tij te “Dielli”: “Në qoftë se Shqipëria – fjalë fatale – vdes, ahere mundet, pa shpifje, të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit të saj: U ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët…”

1.

Pa marrë parasysh pse personaliteti I tij ishte tejet kompleks, shpesh kundërthënës, megjithatë ai shquhet njëra ndër penat më të spikatura të letrave shqipe në përgjithësi. Nga ana tjetër, kur i lexojmë pohime të tij tejet goditëse, të mprehta, sulmuese, ballafaquese, me tonin e rreptë polemik për karakterin e shqiptarëve, të duket sikur ai vërtet ka një armiqësi që madhe me Shqipërinë e shqiptarët. Por kur lexojmë ndonjë fragment tjetër, në prag të vdekjes, kur i drejtohej Nolit, nëpërmes një teksti testament:

“‟Nuk do të më tretë dheu, nëse ti imzot Noli dhe ti Lamja im i vogël dhe gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë.‟

Rikthimi ndodhi vonë. Eshtrat vijnë vonë në atdhe, – ishte ajo motoja e tillë, me kaq gjëmë vajtuese për të vdekurit e të varrosurit jashtë atdheut, siç iu ka ndodhur pothuajse gjatë gjithë pushtimit otoman, atij serb apo gjatë sundimit komunist, shumë e shumë personaliteteve e figurave të shquara.

Polemosi e satirikoni konician përbën një kapitull më vete. Dhe, në kuadër të këtij polemosi, ai shkroi edhe thënien tjetër proverbiale që përsëritet edhe sot, sa herë i kujtojmë kohët e kaluara, kur idealistët shkrinë gjithçka nga qenia e tyre për ta bërë Shqipërinë apo Kosovën; dhe sa herë që hedhim sytë nga drejtuesit e politikës, zhgënjehemi thellë! Mu si zhgënjimi goditës e fundbotshëm i Faikut, që e përplas atë epitafin e rëndë për “vdekjen” e Shqipërisë nga politikanët.

Nëse dje dhe sot gjithnjë e gjithnjë i rikthehemi Rilindjes Kombëtare, për t’i ringjallur vlerat e saj, me fytyrë të re, me përmbajtje të re historike; atëherë, përballë fenomeneve negative socio-historike kulturore, identitare e nacionale, nuk ka se si të mos na kaplojnë skepticizmi e dyshimi zhgënjyes: a thua, a mos qenkemi në kërkim të një Anti-Rilindjeje?! Dihet se Flamuri Kombëtar është Flamur i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut e jo i Hamza Kastriotit, të cilin e mburrin kastriotofobët e shqioatrofobët shqipfolës.

Tashmë mediat dhe politika i kanë vënë vetes një synim, në emër të pluralizmit politik:

2.

Që të  shpallet gjithçka relative, e çshenjtëruar: s’ka më “luftë të shenjtë çlirimtare”, por gjyqe; s’ka më Skënderbe, por heronj otomanë; s’ka më komandant legjendar, si Adem Jashari, por ai nga biçim gazetarë e protale quhet “vrasës i fëmijëve, grave dhe pleqve të familjes së tij”. Kështu kanë ndodhur edhe sulmet më tël paprincipta kundër orientimit properëndimor të lëvizjes politike e kryengritjes paqësore të viteve ’90, këtu, në Kosovë. Përbaltosje pa fund kundër secilës vlerë sublime. Ndërsa politikanët flirtojnë me qarqe të tilla shqipoatrofobe, janë edhe mediat e tilla, sigurisht, për ta paguar mirë punën e tillë “profesionale” që nxjerr klikime a përfitime nga sulmet e përbaltosjet e tilla!

Ashtu si paguhej kërbaçi profesional i xhandarëve serbë.

Shqip shkruajnë, por mendësia është tipike kriminale-gjenocidale serbe në versionin shqipfolës!

Kështu ndodh me mendjet e çoroditura, kur gjaku i prishur tashmë ua ka errësuar krejt vetëdijen!

Nuk është e habitshme, prandaj, kur qeveritarët tanë, marrin në gjirin e vet gazetarë të tillë, opinionistë të tillë mendjeprishur, ta shndërrojnë edhe një qeveri, dhe një parlament, në tipin ruso-putin të demokracisë.

Mediat terrorizojnë publikun dhe mediat tiranizojnë shpirtin e lirë të Kosovës dhe të Shqipërisë. Mediat me çdo kusht duan të jetojnë nga biznesi i zi, nga biznesi i përgjakur, të nxjerrin profit edhe nga dhuna shtetërore: ku dhuna amnistohet dhe i burgosuri a i lidhuri në pranga shpallet njësoj i përgjegjshëm. “Askush mbi ligjin”, krrokatin qarqe histerike antinjerëzore, në daç ndërkombëtare e në daç shqiptare, në iso me korin serb Paçka se ky ligj nuk vlen as për ndërkombëtarë të prishur e as për korin serb, as për njerëz të përgjegjshëm të institucioneve…që bëjnë çka të duan me demokracinë.

3.

S’kishte se të ishte indiferent Faik Konica përballë fenomeneve të tilla të regresit historik, antikulturor e antishqiptar të kohëve që i jetoi., si këto: fragmente:

“Ata që do donin t’i ngopnin shqiptarët me retorikë, në vend të urojnë zhvillimin intelektual të tyre, japin provën më të qartë të armiqësisë së tyre ndaj shqiptarëve. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).” Kështu i vlerëson demagogët që në secilën kohë i sjellin dëme e mashtrime popullit, mu ashtu si kishte shkruar ai më 1898.

Ose:

“Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).”  Kështu ai mendon, njësoj si ens ot, për turmat pa tru,

Termi “turma” nganjëherë mund t’i referohet “rendit të ulët të njerëzve në përgjithësi”, siç thotë Vincent Price). Turma dhe masa e njerëzve dallohen. Po ashtu, dallohen turma dhe mosbindja civile.

rogramin a “projektin” për t’u grumbulluar një turmë e bëjnë njerëzit e politikës që njohin psikologjinë e turmave…. ose që krijojnë as kushtesh e situatash, ku nuk respektohet ligji dhe ato grumbullohen lehtë

Mendimtarët fokusohen në aspektet negative të turmave, por të gjitha nuk kanë natyrë negative. Masat e organizuara kanë ndërgjegjen e tyre që sfidojnë padrejtësitë apo dhunën… Ka turma të dhunshme si në ndeshje sportive, apo dhe turma që shkaktojnë trazira të pakontrolluara.

Të mos bëhet shteti!

Ose:

“Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk. (Faik Konica, te Albania10, 28 shkurt 1898).”

Ende mbizotëron ajo vetëdija e së kaluarës, se shteti nuk është i yni, prandaj në shtetin sundues (pushtues), ti duhet ta korruptosh zyrtarin, të servilosesh ndaj të mëdhenjve, madje, mundësisht, ta dëmtosh artë shtet fshehtas e haptas sa më shumë, në emër edhe të “atdhetarizmit”… Dhe, nëse e shtimë në dorë shtetin (në liri), ai assesi të mos funksionojë sipas ligjeve! Sepse kështu turma është mësuar të sillet në të kaluarën: të mos e respektojë asnjë shtet! Humb kuptimi midis shtetit ligjor dhe atij anarkik, midis shtetit pushtues dhe atij të pavarësisë e lirisë. Kështu qëndron gjendja në Kosovë, ndërkohë që në Shqipëri, pas shembjes së diktaturës shtetërore, u krijua mendësia e çoroditur se në demokraci ti pasurohesh brenda natës pa djersë e pa punë; se në demokraci je i lirë të bësh ç’të duash…

Ose:

“Shqiptari duket si i bërë për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm; një fatalitet i dhimbshëm rri pezull mbi këtë popull të mjerë. (Faik Konica, Albania 15-30 janar 1899 C)”.

Një turmë lehtë infektohet nga intrigat mediatike apo politike; shpifjen e pranon si të saktë dhe kërkon përgjegjësi ndaj të pafajshmit a kryengritësit, njeriut rebelues; e krijon linçimin publik të njeriut të pafajshëm, të përkushtuar e të ndershëm; dhe harron se përgjegjës është njeriu që ka ligjin në dorë dhe mekanizmat shtetërorë të mashtrimit. Edhe sot: ata që vrapojnë në këto kohë epidemie, që me çdo kusht të dalin NË PLAN TË PARË, duke u ndjekur nga kamerat televizive, nga mikrofonat, nga blicet e aparateve: ata e bëjnë këtë që të kenë shkëlqim të jashtëm e aspak vlerat e brendshme. Gjestet tipike për një snob, që i bën profili i tillë i FIGURËS PUBLIKE, përpara ekraneve, apo përpara një rrejti social (me komentet për ta shpallur një qëndrim si antiamerikan)- tregojnë për UNDERWORLD-in tonë, për nëntokën e moralit tonë politik.

4.

E pra, politika dhe mediat e kanë një lloj vëllamërie e kumbarie njëra me tjetrën. Popullariteti e fama e rreme fitohen lehtë, kur vihen në veprim makineria e tillë me mendjelehtësi e mediave dhe i publikut të pasherr, kundruall spitullaqëve të tillë politikë. e mediatikë. Ndryshe, pa këtë modë e pa karakteret e tilla, as mediat nuk mund të jetojnë!!!

A thua, i pranon krejt këto publiku ynë?

Ndoshta njerëzit naivë i besojnë, por pas një kohe ata do ta vërejnë se jeta është krejt diçka tjetër: jeta është jo e lehtë, është përpjekje e mundimshme, është qëndresë e rezistencë kundruall ekzistencës së vështirë. Do ta vërejnë se, pas këtij shkëlqimi flas politik, dëshirat e tij e mundësitë e tij nuk përputhen! Dhe përpara ndeshen në Murin e Madh politik e social të pamundësive, tek i cili përplasen tragjikisht! Dhe, po kjo dramë jete, edhe po qe se trajtohet nga mediat, ajo paraqitet si sensacion, me një LAJM TË BUJSHËM , jo pse ka dhimbje a për t’i parë shkaqet, por për t’u gëzuar (si sadizëm mediatik) që e siguruan një “lajm të tillë”! Lajmi tragjik është vetëm një mëlmesë për mediat e tilla.

E sa e sa të tjera, si këto dy-tri thënie nga Faik Konica:

Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi e krime janë bërë në emër të së gjorës Shqipëri! (Albania 4, 1907).”

“ Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar. (Albania 4, 1907).”

“ Kur tinzarinë e përdor si diplomaci, poshtërsinë si shkathtësi, harbutërinë si forcë, domosdo të duket vetja i papërballueshëm. Por betohem për kamxhikun e Skënderbeut se në rastin më të parë do të bëj të ndërrosh mendim! (Albania 5, 1905).”

Duke i parë turmat shqiptare, shpesh të mashtruara e naive, herën tjetër të ekzaltuar nga romantizmi i vonuar; ai ndikoi fuqishëm në krijimin e letërsisë moderne e të kulturës së re shqiptare, me revistën e tij “Albania”. U përpoq, sidomos, për evropianizimin e modernizimin e kësaj kulturë dhe shoqërie. Ka ndikuar me forcë që çështja shqiptare të ndërkombëtarizohet në qarqet evropiane perëndimore. Madje, kërkesa fundore e tij është braktisja e ndikimeve orientale dhe e bizantinizmit: “Zgjidhja ideale do të ishte për shqiptarët të zhduknin njëherë e mirë ndikimet orientale, duke shkëputur çdo lidhje, fetare, morale apo letrare qoftë me bizantinët, qoftë me turqit. Mirëpo, gjë e bukur të ndodhte kjo në çast. Zgjidhja do ishte e realizueshme po qe se stërgjyshërit tanë do ta kishin përgatitur me kohë për ne; atëherë neve do të na duhet ta përgatisim këtë zgjidhje për nipat tanë të ardhshëm (Albania 2, 1907).”

Është s kthimi kah Evropa.

Ndërkaq, thënia e vënë në krye të këtij shkrimi, është thënie e kryegoditjes kundër politikanëve mashtrues, tinëzarë e të papërgjegjshëm, për ndërgjegjësim përpara një kohe të re që po lindte, siç ishte pavarësia e Shqipërisë. Aktuale edhe sot: shpërbërjet. Horace Mann, pedadog amerikan, thotë: “Të mos bësh asgjë për të tjerët është zhbërja e vetvetes.”

Është zhbërja e atdheut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok