22/12/2024

European Computer Driving License – ECDL

0

European Computer Driving License – ECDL, që në përkthim të lirë e ka kuptimin “ Patent-shoferi evropian për përdorim të kompjuterit ” është program prijës botëror për certifikimin e njohurive të shfytëzuesit në lëmin e kompjuterëve. Jashtë Evropes, ECDL njihet si International Computer Driving License (ICDL) apo “Patent-shoferi ndërkombëtar për përdorim të kompjuterit“.

ECDL është ndërkombëtarisht i pranuar si “etalon” global për njohuritë e shfrytëzuesve në lëmin e kompjuterëve dhe është certifikim prijës i adoptuar nga qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe korporatat.

Cerifikata ECDL vërteton që personi i certifikuar është kompetent për përdorimin e kompjuterit personal dhe aplikacioneve të zakonshme kompjuterike, si dhe i njeh konceptet esenciale të Teknologjisë së Informacionit.

ECDL është testim i njohurive dhe shkathtësive praktike dhe përmban 7 module, që perfshijnë pjesën teorike dhe praktike të lëmit të komjuterëve. Moduli 1 është test teorik mbi njohuritë e përgjithshme në kompjuter, ndërsa modulet 2-7 janë testime mbi njohuritë praktike. Modulet përbërëse të ECDL janë:

1.Konceptet e Teknologjisë së Informacionit (TI)

2.Përdorimi i kompjuterit dhe menaxhimi i fajllave (Windows XP)

3.Procesimi i tekstit (Word)

4.Tabelat llogaritëse (Excel)

5.Bazat e të dhënave (Access)

6.Prezentimet (PowerPoint)

7.Informacioni dhe komunikimi (Internet Explorer dhe Outlook)

Kur një kandidat regjistrohet për të filluar procesin e certifikimit në ECDL atij/asaj i jepet nje kartelë e vlerësimit (Skills Card) ku do të regjistrohen të arriturat në të shtatë testet. Pas mbarimit me sukses të shtatë moduleve, kandidati merr certifikatën ECDL. Syllabusi i ECDL eshte unik ngase eshte disenjuar ashtu që të jetë plotësisht i pavarur nga prodhuesit softverik. Në këtë mënyre kandidatëve i ofrohet fleksibilitet dhe liri në arritjen e njohurive thelbësore që mund t’i aplikojnë me besueshmëri në çfarëdo ambienti softuerik që do t’iu nevojitej apo kërkohej.

ECDL ka rolin udhëheqës në botë si standard i njohurive dhe shkathtësive në përdorimin e kompjuterit. Ai ë shtë i mbështetur nga opinionet e ekspertëve te shoqërive prijëse informatike botërore dhe nga grupe tjera ekspertësh. Përmbajta e syllabusit për programin e certifikimit ECDL është zhvilluar nga grupe punuese ekspertësh të Fondacionit ECDL (ECDL-F) të përbërë nga profesionistë me spektër të gjerë specializimesh në Teknologjinë e Informacionit, dhe në konsultim me ofrues te materialit për trajnim dhe shfrytëzues. ECDL bazohet në një dokument të vetëm syllabusi për të cilin arrihet pajtimi. Sylabusi liston faktet që duhet të njihen dhe njohuritë që duhet të zotërohen nga kandidatët në mënyrë që të arrijnë certifikimin ECDL.

Për ta ruajtur dhe mirëmbajtur ECDL-in si një standard botëror, ECDL Syllabusi ka evoluar në gjashtë vitet e fundit nga verzioni 1.5 në verizionin 3.0 dhe së fundi në syllabus verzionin 4.0 (i lëshuar më 4 Prill 2003).

Procesi i zhvillimit te verzionit më të fundit 4.0 ka përfshirë kontribute të dokumentuara të mbi 1200 ekspertëve, gjë që siguron që ECDL të vazhdojë të mbetet relevant, në hap me kohën dhe kuptimplotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok