21/12/2024

EURODEPUTETI LLUKAS MENDL, SHPREHIMISHT PËR NJOHJEN RECIPROKE KOSOVË – SERBI

0
Adil-Fetahu

Nga Adil FETAHU

Deputeti i Parlamentit të Europës, Llukas Mandëll, në një intervistë për gazetën “Danas” të Beogradit, ka folur gjërë e gjatë për gjendjen aktuale në rajon e në botë, për situatën në Serbi dhe veçmas për raportet e saj me Kosovën dhe ndaj luftës në Ukrainë.  Ai ka thënë se liderët serbë kanë bërë gabime që nuk iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të cilave e tërë bota po i përcjell me vëmendje  ngjarjet në Serbi.

Tërë bota e ka ndier se në vendin tuaj ekziston problemi që po zgjatë shumë vjet dhe po tërheq vëmendjen raporti i papranueshëm i Serbisë ndaj Kosovës, i cili po zjgatë kaq vjet.

Deputeti Llukas është autori i amandamentit për njohjen reciproke Kosovë – Serbi, që u miratua në Rezolutën e fundit të Parlamentit të Europës. Duke u përgjegjur për këtë në pyetjen e gazetares (Alaksandra Popoviq), Llukas ka thënë se një pjesë e opinionit në Serbi insiston në qëndrimin që është shumë joracional; disa edhe kërcënohen. Kosova është shtet. Republika e Kosovës është shteti më i ri në Europë, i cili i shërben popullit të vet dhe kërkon rrugën e vet në bashkësinë ndërkombëtare me një qëndrim impresiv, ndërsa shpeshherë është i trajtuar padrejtësisht.

Serbia duhet të qëndrojë në anën e botës së lirë, sepse edhe qytetarët e Serbisë e meritojnë lirinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Bota e lirë shtë sulmuar. Parlamenti i Europës më 1 mars, me shumicën dërmuese, votoi Rezolutën, në të cilën theksohet “brengosje e thellë” për qëndrimin e Serbisë lidhur me agrsionin e Rusisë.

Në krahasim me qëndrimet e tjera të gabuara të disa vendimmarrësve në Serbi, njohja e Republikës së Kosovës është çështja më e vogël për  Serbinë, por është e madhe për shtetin më të ri europian, i cili është treguar shumë më i përkushtuar ndaj vlerave europiane.

Një grup i vogël i shteteve të Europës dhe  tjera të botës, vendimet e tyre për njohjen e Kosovës i  lidhin me  njohjen nga Serbia. Njohja reciproke është çështje me rëndësi për qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë nacionale.  Edhe qytetarët e Serbisë do të kenë të ardhme më të ndritur poqese bënë hapin e detyrueshëm të njohjes reciproke.

Në pyetjen, se sa janë të lidhura mes tyre çështja e sanksioneve kundër Rusisë, me atë të njohjes së Kosovës, deputeti Mendl ka thënë se nuk ekziston lidhje midis këtyre dy çështjeve. Edhe Bashkimi Europian edhe ShBA-të dhe pjesë tjera të botës së lirë, qe sa vjet po kërkojnë njohjen e Kosovës, duke u përfshirë këtu edhe vet presidenti i ShBA-ve.  Problemi i Kosovës në të kaluarën është neglizhuar, për shkak se bëhej fjalë për një shet të vogël.

Në pyetjen: Si e shihni dialogun midis Beogradit e Prishtinës dhe a ka gjasa të arrihet marrëveshje me njohje reciproke, siç kërkohet me Rezolutën e Parlamentit të Europës, eurodeputeti Llukas është përgjigjur:

-Unë këtë e quaj dialog midis Kosovës e Serbisë, sepse nuk po bisedojnë qytetet midis tyre, por shtetet. Do të arrihet njohja e dyanshme. Kur dialogu Kosovë – Serbi të arrijë këtë qëllim, atëherë do të realizohet kuptimi i tij.

Lidhur me vërejtjet e tij për qëndrimin aktual të pushetit serb ndaj Kosovës, Llukas ka thënë se gjithçka është shumë problematike derisa tërë aktivitetin e mbështetni në shtirjen se shteti fqi fare nuk është shtet, madje se i takon tokës suaj. Këtu mund të flasim për shumë tema të ndryshme, duke filluar nga targat e regjistrimit të automjeteve e deri te tregu i punës. Por, dua tëtheksoj edhe anën pozitive: Serbia do të arrinte shumë për vete dhe për tërë Ballkanin Perëndimor poqese udhëheqësia e saj të veprone në mënyrë racionale dhe të orientohet kah e ardhmja.  Serbia është shteti më i madh prej gjashtë shteteve të rajonit, ka ekonominë më të madhe.  Në njëfarë mënyre Serbia do të mund të bëhej si Gjermani për Ballkanin Perëndimor – motor i vërtetë ekonomik, që mund t’i kontribuojë përparimit dhe stabilitetit të të gjihtëve. Prandaj, ia vlenë të fokusohemi për të ardhmën e ndritur, me mundësi të mëdha për gjeneratat e ardhshme në Serbi dhe në tërë Ballkanin Perëndimor, që mund të arrihet kur ta tejkalojmë pështjellimin e tashëm. Ky përshtjellim ngërthen në vete shumë të tepër se çështja e qartë e njohjës me kohë të Republkës së Kosovës. Këtu bëhet fjalë prej  krimit të organizuar e deri te standardet demokratike, dhe  prej varshmërisë nga Kina e Rusia deri te demografia dhe mbamendja kolektive e historisë.

Në pyetjen: a keni vërejtur ndryshime sa I përket përkrahjës së Partive Popullore të Europës ndaj Partisë Popullore të Serbisë (që aktualisht është në pushtet,v.j.), deputeti Llukas ka thënë: – Sipas meje nuk bëhet fjalë për çështje partiake. Në trollin e Europës po zhvillohet luftë. Regjimi i Kremlinit po shkakton probleme dramtike sa i përket furnizimit global me ushqime, gjë që do të ndikojë në Veriun e Afrikës dhe në pjesë tjera të botës, që dotë shkaktojë konflikte të reja për shkak të migracioneve. Shifrat e inflacionit janë tepër të larta dhe akoma ekziston problemi i pandemisë dhe i ndryshimeve klimatike.Tash kërkohet bashkëpunimi i të gjithë vullnetmirëve, pa marrë parasysh përkatësinë politike. Kjo është mënyra sipas së cilës punoj. Gjithkush mundet lehtë t’i sheh të dhënat transparente mbi votimet e kolegëve të mi në Parlamentin e Europës, të grupit tim dhe të grupeve tjera politike. Do ta sheh mbështetjen paraprake edhe për vendimin e përmendur më lart, të 1 marsit, si dhe të Rezolutës që u miratuar këto ditë, e cila përfshinë çështjen e njohjes reciproke (Kosovë – Serbi, v.j.).

Më lejoni të shtoj, se Serbia është vend i bukur, me trashëgimi të shumta kulturore dhe me potencial të madh për të ardhmën. Qytetarët e Serbisë i meritojnë standardet demokratike, si praktikë për të gjithë. Çështjet e hapur kanë të bëjnë vetëm me politikën, e jo me njerëzit dhe vendet e tyre, të cilat unë i shoh qartë si pjesë të Europës. Një politkë e përgjegjëshme do të qetësonte emocionet negative dhe do i kontribuonte transparencës, që gjithëherë mund të sjell te një bashkëpunim i mirë. Këtë pres nga udhëheqja e Serbisë, por edhe nga cilido tjetër zyrtar publik në këto kohë vendimtare,- ka përfunduar inervistën e tij eurodeputeti Llukas.

Shënim: Llukas Mendëll është deputet i Parlamentit të Europës nga Austria. I përket Grupacionit të Partive Popullore të Europës (EPP). Është anëtar i Delegacionit të Parlamentit të Europës për bashkëpunimin me Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok