04/10/2024

ESTETIKA DHE JETA JONË E PËRDITSHME

0

Nga Bashkim SALIASI

Në të gjitha mjediset kudo që ndodhet njeriu, shijon bukuritë e natyrës, jeton ndryshimet e realitetit që ndodhin për rreth tij dhe krijohet tek ai një gjëndje shpirtërore e caktuar.

Kjo ndodh, se veçorit estetike të realitetit, veprojnë në ndërgjegjen tonë dhe ne reflektojmë karshi këtij realiteti në gjendje të gëzuarë ose të hidhëruar sipas rastit që ndodhimi.

Vlerat estetike të jetës njerëzit i vlerësojnë sipsa njohjes, shkallës së intelektit, gjendjes shpirtërore, mjedisit në të cilin janë rritur dhe edukuar, shkolluar dhe janë edukuar si njerëz me bindje të thella për të jetuar realitetin.

Shijet estetike,  nuk janë pasqyrë e thjeshtë dhe pasive e veçorive estetike të realitetit, por janë reflektim subjektiv i këtyre veçorive objektive.

Në edukimin e shijeve estetike të njeriut në radhë të parë jep efektin e vet arti dhe muzika,  sepse këto, janë një nga format e larta të qëndrimit eastetik të njeriut ndaj realitetit në kohën  në të cilën ne jetojmë.

Në ditët tona artistët me krijimtarinë e tyre, në të cilën ata konceptojnë dhe preceptojnë jetën e njerëzve, ju sjellin atyre realitetin me anë të mjeteve të shumta emocionale.

I qëndrojmë mendimit se në ditët që po jetojmë jemi të shkëputur paksa nga realiteti., duke lënë pas dore ndjenjat dhe emocionet e gurrës popullore.

Edukimi estetik me ndjenjën e nacionalizmit nuk duhet parë si qëllim në vetvete por, si një pjesë e rëndësishme e jetës së realitetit që jetojmë dhe të eksperiencës që na kanë lënë trashëgim brezat paraardhës.

Nuk jam dhe nuk kam qen asnjë herë kundra që në vendin tonë të mos dëgjohet muzika dhe të njihet arti botëror. E theksojmë se në as një moment nuk duhet lënë në harresë kultura e popullit tonë ku shprehen ndjenjat e brezit paraardhës.

Po t’i referohemi poemës “Bagti e Bujqësi”, e shkruar nga Naim Frashëri ne ndjejmë kënaqësi edhe e përfytyrojmë natyrën e bukur shqiptare me mjeshtërinë me të cilën e ka përshkruar poeti natyrën në këtë vepër, përjetojmë ndjenjat e dashurisë, mallit e dëshpërimit që e përshkojnë poemën.

Kur e lexojmë dhe e rilexojmë, na duket sikur jetojmë edhe ne bashkë me poetin, me ndjenjën e tij për vendlindjen, gjë e cila ndodh dhe në ditët tona kur djemtë e vajzat kanë marrë rrugët e kurbetit dhe jetojnë në dhe të huaj.

Në rastin tjetër, në qoftë se Naimi do na e përshkruante natyrën shqiptare me fjalë të zakonshme, ne nuk do të ndjenim po atë kënaqësi që ndjejmë prej poemës së Tij.

Letërsia luan rol të madh në edukimin estetik të njerëzve. Në ditët tona na lindin një mori pyetjesh:

-Si duhet të vishet njeriu i sotëm?

–Cili do të jetë stili i mobilimit të shtëpisë?

–Si duhet të zbukurohet shtëpia?

-Cili është tualeti më i përshtatshëm që duhet të bëjmë?

-Cili do të jetë stili i jetës së sotme nga pikpamja estetike?

Edhe njerëzit që merren me stile të modës po hasin vështirësi dhe po t’i ndjekësh me vëmendje u janë kthyer sfilatave të realizuara disa vite më parë.

Shijet e veshjeve shprehen me ndryshimet estetike të kohëve të ndryshme dhe pasqyrojnë kushtet dhe mënyrat e jetesës së njerëzve, epokat që ata jetojnë.

Në kohën që ne po jetojmë, ndryshimi shprehet dhe në veshje dhe në paraqitjen estetike në rrugë, mjedise publike, qoftë dhe në mjedise zyrtare, apo dhe në televizione.

Shpesh herë kur flitet për veshje, përdoren shprehje: “Kjo veshje është sipas modës, ose kjo veshje nuk është e modës”. Çdo kohë ka mënyrën e vetë të të veshurit, ashtu sikundër ndryshon dhe ndryshojnë nga një vend në vendin tjetër.

Shkalla më e lartë e shfaqeve të shijeve të shëndosha estetike dhe kulturës së formuar mirë është krijimi i stilit estetik të jetës.

E bukura përfaqëson të përkryerën në të gjitha fushat e jetës dhe të natyrës. Ajo na ngjallë në shpirt ndjenja të pafundme kënaqësie dhe admirimi.

Njeriu prej natyre është i prirë për të bukurën dhe lufton për ta krijuar atë në jetë, në mjedisin ku jeton, dhe mjedisin shoqëror që ndërton.

Por nga të gjitha krijimet, njeriu është vepra më e bukur që ka krijuar natyra. Tek njeriu çdo gjë duhet të jetë e bukur. Edhe mendimet, edhe shpirti, edhe fytyra, edhe veshja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok