21/12/2024

Eshte viti i 16-te qe kjo date na vjen pa Doktor Rugoven

0
u6_Ibrahim_Rugova

Nga Enver Bytyçi
Pas nje ore hyjme ne daten 21 janar! Eshte viti i 16-te qe kjo date na vjen pa Doktor Rugoven. Me 21 janar te vitit 2006 lideri historik dhe presidenti i Kosoves nderroi jete. Dhjetra e qindramije shqiptare ne ate dite akullnaje ia dhane lamtumiren njeriut qe beri histori me shume se kushdo pas Skenderbeut per kombin shqiptar!
U derdhen lot, me te cilet u shkrine akujt e janarit te acarte. U vendosen mijera e mijera njerez ne radhe per t’i dhene lamtumiren e fundit “shenjtit” te shqiptareve! Pse? Se shqiptaret ne Kosove e ne rajon donin t’i shprehnin mirenjohjen Imbrahim Rugoves per gjithcka kishte bere per bendin e popullin e tij!
Dhe nuk kishte bere pak! Kishte mundur qe me mendjen e tij te urte e te ndritur ta ndryshonte imazhin e shqiptareve dhe te fitonte zemrat e botes se qyteteruar! Kishte mundur i vetem jo vetem politiken mizore te Miloshevicit, por edhe fabrikimet anti-shqiptare te Akademise dhe te Kishes Ortodokse Serbe.
Kishte hyre ne te gjitha kancelarite e Europes dhe ne SHBA dhe beri te mundur njohjen e Kosoves si subjekt nderkombetare!
Ajo date e 21 janarit 2006 ishte jo thjesht shkuarja ne amshim e presidentit historik te Kosoves, Ibrahim Rugova, por edhe dita e mirenjohjes se popullit shqiptar per vepren dhe emrin e tij te pavdekshem!
Une do t’i propozoja presidentes Osmani qe daten 21 janar ta shpalle si Dita e Mirenjohjes per Kosoven!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok