Është fakteqësi që vendi ynë ka në krye kësi individësh të paaftë

Nga Ndue Ukaj
Kosova është në duar të disa individëve që kanë një mospërkim të thellë me edukimin demokratik e vlerat e lirisë perëndimore.
Dhe krejt çmenduria që ndodh te ne është rrjedhojë e kësaj mendësie rrënimtare.
Prandaj, me pritë ndjeshmëri prej atyre individëve, që vendin e tyre e kanë izoluar e futë nën sanksione për do psuedo kauza patriotike, është si me pritë me vjelë rrush prej therave.
Një qeveri që e izolon vendin dhe e fut nën sanksione, ajo qeveri nuk mund të ketë kurrfarë ndjeshmëri kundrejt të vërtetës as fjalës së lirë, sepse, për të, e vërteta është një kontinent që nuk vizitohet kurrë.
Është fakteqësi që vendi ynë ka në krye kësi individësh të paaftë që të kuptojnë vlerën e paqes e të demokracisë, prandaj, këta me kaq afsh zemre më shumë flasin për luftë e tensione se sa për vlera të paqes e të solidaritetit njerëzor.
Këta individë tash e katër vjet prodhojnë aq shumë lajme negative sa do t’i shkundnin dhe do t’i trondisnin edhe shoqëritë super të konsoliduar, si ato skandinave.
Po të marrësh e të analizosh regjistrin gjuhësor të këtyre individëve dhe të llavave të tyre mediokre, e sheh se gati për katër vjet këta mjerana nuk kanë pasë afëtësi të bëjnë asnjë vepër dobipërurëse, kurse krejt të palarat e përditshme i mbrojnë përmes metodave banditeske të propagandës ideologjike, tipike për mendësitë komuniste.
Prandaj, skandali rreth RTK-së, nuk është asgjë tjetër, pos rrjedhojë e një mendësie ideologjik rrënimtare që e ka mbërthyer Kosovën.